POLITIKE

Afera skandaloze me kompaninë KAYO/ Arben Ahmetaj: Devijohet pasuria kombëtare! Privatët marrin kontrata ushtarake pa tender

Piranjat Përditësimi i fundit 9 January 2026, 00:07

Afera skandaloze me kompaninë KAYO/ Arben Ahmetaj: Devijohet pasuria

Një tjetër aferë skandaloze e denoncuar nga Ish zv/kryeministri i qeverisë Rama, Arben Ahmetaj sot në intervistën për ‘Çim Peka Live’ në Syri TV është kompania shtetërore KAYO e krijuar si projekt për modernizimin e industrisë së mbrojtjes në fakt nuk është asgjë tjetër por një mjet për të devijuar pasuritë kombëtare.

Ahmetaj analizon të gjitha procedurat për krijimin e kësaj kompanie. Thotë se me këtë shteti humbet të drejtën e vetos. KLSH nuk mund ta auditojë më asnjë kompani bijë të tillë. Pasuria publike kthehet në kapital privat pa asnjë procedurë privatizimi. Dhe kompanitë private nën umbrellën e KAYOS marrin kontrata ushtarake pa tender.

Pjese nga intervista:

Kjo është gallata tjetër, kjo është, kjo është shpikje, kjo është, ky është projekti Kayo. E dini besoj që ë, Kayo është kjo kompania e industrisë së mbrojtjes. Ky nuk është projekt industrial, të dashur qytetarë. Është Roni Yeffet? Do vijmë te Roni Yeffet. Ky është projekt financiar.
Se Kayo s’do prodhojë ndonjë gjë.

Por dua t’ju tregoj gjenezën e KAYO-s, që të kuptoni se çfarë ndodh me vendin tonë dhe me kreun e organizatës. Okej.

Në korrik të 24-ës u bë ligji numër 88. Dhe u krijua KAYO si kompani shtetërore me 100%. Okej? Me objekt prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake. Në letër ky ishte projekt për modernizimin e industrisë së mbrojtjes.

Dakord? Në praktikë, ky ligj u bë baza formale për krijimin e një mekanizmi që i jep qeverisë mundësi të përdorë pasuritë shtetërore si kapital tregtar privat, jashtë çdo mbikëqyrje parlamentare.

Atëherë, menjëherë pas ligjit 88, u bë një seri me VKM. I kam këtu VKM-të, do t’i jap dosjen. 230, 231. Dhe thotë, zgjerimi i fushës së veprimtarisë së Kayos përtej ligjit themelues, me vendim qeverie që s'lejohet. Duke e kthyer atë nga prodhues ushtarak në operator tregtar me partnerë privatë. Lejuan përdorimin e truallit, ndërtesave, depozitave dhe infrastrukturës ushtarake publike si kontribute në kompanitë e përbashkëta me privatin. Dhe anashkalimi, anashkaluan ligjin e prokurimit publik.

Duke i dhënë Kayos të drejtë të zgjedhë partnerë me negociatë, me negocim të drejtpërdrejtë. Ku keni parë këtë ju? Po kështu çdo shtet mund të përdredhi pasuritë kombëtare me një kompani që e krijon dhe ajo kompania... Jo.

Kompania publike ka përgjegjësi në bazë të ligjeve publike, të auditimit, të privatizimit, të menaxhimit. Nuk është kompani private. Kompanisë private i teket ortakut kryesor apo drejtorit, bën atë. Jo, atëherë kompania publike nuk e bën dot. Nuk e bën dot. Dhe hoqën çdo detyrim dhe transparencë, konkurrencë dhe raportimi financiar publik.
Pra, që nga ky moment u kthye në një mjet devijimi të pasurive kombëtare.
Dakord? Dhe më pas çfarë ndodh? Kjo VKM thotë e ndryshon. Pra, është 322-shi.

Do t'ju lodhi një çikë qytetarët, po duhet të kapin, dua të kapin thelbin se çfarë kërrmësire është duke ndodhur.

Çim Peka: Jo më duhet, më duhet.

Arben Ahmetaj: Çfarë kërrmësire është duke ndodhur. Dhe nga 100% shkon 45%. Dhe pastaj nga 45% në 20%.

Shteti humbet të drejtën e vetos. KLSH nuk mund ta auditojë më asnjë kompani bijë të tillë. Pasuria publike kthehet në kapital privat pa asnjë procedurë privatizimi. Dhe kompanitë private nën umbrellën e KAYOS marrin kontrata ushtarake pa tender.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?