Aferat me PPP dhe pronat publike të rilindjes, Kalaja: Edi Rama është kreu i organizatës kriminale

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv ka qene juristja Adriana Kalaja e cila gjatë bisedës ka komentuar aferat korruptive me tendera dhe me PPP të qeverisë së Rilindjes.
Sipas avokates së njohur, Edi Rama është kreu i kësaj organizate kriminale që abuzon me fondet publike dhe pronat e shqiptarëve.
“Jemi përpara një organizate kriminale, tashmë të provuar, ku mënyra se si veprohet është që të gjithë interesat që duke përfituar para dhe prona publike të shkojnë drejt familjes kryeministrore që është edhe kreu i organizatës”, tha Kalaja gjatë bisedës me moderatorin e emisionit Flavio Qarri.
Flavio Qarri: Prokuroria i konsideron disa afera korruptive e disa jo vendimet e qeverisë. Ka ndonjë që nuk është për burg ne te gjithë këtë fushatë PPP e privatizimesh nga ana e qeverisë.
Adriana Kalaja: Absolutisht jo. Përveç kësaj unë mendoj që ka qenë një skenë e mirëfilltë që mbas vitit 2013. Edhe aty në sektorët, ku në fakt ka patur tregues mjaft domethënës. Kanë shkuar drejt këtyre manovrave që përfundimi të jetë në duart e një personi që detyrimisht të ketë interesat me kryeministrin Rama. Kjo ka qenë në mënyrë vijuese edhe një nga denoncimet. Një nga kriteret e denoncimeve që ne kemi bërë. Jo për qëllimin kryesor, për të burgosur njerëz apo për të dënuar njerëz. Por me atë se çfarë po ndodh, ashtu siç e thatë ju, nuk flitet me për shtet, se për pushtete të pavarura ka kohë që nuk flitet më.
Jemi përpara një organizate kriminale, tashmë të provuar, ku mënyra se si veprohet është që të gjithë interesat që duke përfituar para dhe prona publike të shkojnë drejte familjes kryeministrore që është edhe kreu i organizatës. Në çdo institucionin,mënyra se si operohet me tenderimin, mënyra se si operohet me prokurimin. Nuk ka asnjë lidhje me ligjin. Nuk ka asnjë lidhje me barazinë në tendera, por çdo gjë për nga mënyrë se si hapet tenderi. Mënyra se si bëhet. Ose blerja e drejtpërdrejtë pa tender siç e kam deklaruar unë edhe tek emisioni juaj që në 2014 e pandehura, Belinda Balluku me tender të drejtpërdrejtë blinte një tapet për zyrën e saj 80 mijë euro pa TVSH.
Dhe atëherë por edhe sot, qytetarët shqiptarë jo që si kanë parë kurrë bashke 80 mijë euro, por e kanë të vështirë që me 80 mijë euro të blejnë një apartament. Kështu që unë gjykoj që jo vetëm është skemë e qartë korruptive kriminale për ta çuar shtetin në këtë gjendje që jemi. Por nga ana tjetër jam shumë e keqardhur që në të gjitha këto skema kam para apatinë e SPAK jo vetëm për të venë drejtësi por mbi të gjithë për të kthyer mbrapasht paratë publike që na takojnë të gjithëve ne.
Lexo edhe
POLITIKE
Sot protesta e 114-të kundër qeverisë, qytetarët ‘zbresin’ sërish në shesh: Rama jep dorëheqjen

“Ministri e vdekjes”/ Marshimi në rrugët e Tiranës, protestuesit ndalen te “Shëndetësia”

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 113, qytetarët përsërisin kërkesën e panegociueshme: Rama jep dorëheqjen!

“Bashkohuni studentë, kombi na thërret”/ Vijon marshimi në rrugët e Tiranës: Rama jep dorëheqjen!

Mbi 100 ditë protesta, Rama: Jam më i mirë kur më sfidojnë





