Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë... “Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Në Hënë po më internojnë, nuk heq dorë nga…... Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Bujqësia në krizë/ Fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë, prodhimet mbeten pa treg Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë “Rama të ndalë intimidimin e mediave”/ Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipë... Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori ‘Më bërtiste pa arsye, kot’, vajza dogji babain me benzinë dhe u nis për punë. Policia e ndalon në derën e ...
POLITIKE

Agron Shehaj: Balla merret me pronat e mia, por vetë jeton në një nga kullat më të shtrenjta të Tiranës

P
Piranjat28 July 2026, 16:21 · 2 min lexim
Agron Shehaj: Balla merret me pronat e mia, por vetë jeton në një

Kreu i partisë “Mundësia” në një intervistë në News24 u shpreh se Edi Rama do të mbahet mend si kryeministri që i ka dhënë Shqipërisë 3 qeveri të korruptuara.

Gjithashtu gjatë intervistës, u ndal edhe tek akuzat e kreut të Grupit Parlamentar të PS, duke thënë se nuk duhet të merret me pronat e tij ndërsa vetë jeton në kullat më të shtrenjta të Tiranës.

“Taulant Balla  merret me pronat e mia. Nuk e di ai që Rama ka një vilë prej  metër katrorë, katër godina dhe ka deklaruar se vlejnë 400 mijë euro. Nuk i di taulant Balla. Nuk e di çfarë punë i hap Edi Ramës.

Nuk e dinë të gjithë që Taulant Balla ka deklaruar një apartament me vlerë qesharake ndërsa jeton te Ambasador 3, në një nga kullat më të shtrenjta të Tiranës. E dinë të gjithë. Por ne duhet të merremi për të ardhmen.

Balla dhe Edi Rama i përkasin të kaluarës. Këta shkojnë të gjithë përditë përballë SPAK dhe janë të terrorizuar nga SPAK dhe mua më vërsulin Ulsi Manjën. Taulant Balla mbahet mend si një njeri që është aq i korruptuar, aq i përfolur sa njerëzit përdorin emrin e Taulant Ballës për të kërkuar para.

Para disa vitesh është dënuar dikush sepse i dërgoi një sms një biznesmeni dhe i tha jam Taulant Balla me duhen 100 mijë euro. Është hetuar e dënuar…”, tha ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.