
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka akuzuar qeverinë se po dorëzon pasuri publike në duart e privatëve përmes projektit të Porto Romanos. Në një intervistë për “Çim Peka Live”, ai deklaroi se kompania “Lidl” ka marrë një koncesion për një terminal doganor me ekskluzivitet 35-vjeçar me të drejtë rinovimi për 35 të tjerë edhe pse porti i ri ende nuk është ndërtuar.
Sipas Ahmetajt, përfaqësues të kompanisë kanë nisur punimet në terren dhe qeveria ka kryer shpronësime nën argumentin e “interesit publik”, ndërsa në realitet projekti i vë në dispozicion një aset strategjik të shtetit një subjekti privat për dekada.
“Problemi tjetër. Janë bërë shpronësime për interes të privatit të shitura si interes publik. Sot është dhënë një koncesion, akoma s’është firmosur kontrata, por përfaqësuesit e Lidl janë duke punuar atje, një koncesion për terminal doganor, magazinë doganore, ekskluzivitet 35 vite me rinovim automatik, pra privatizim asetesh shtetërore në mënyrë indirekte, me ekskluzivitet që 5 km rreth nuk do ketë asnjë tjetër, dhe janë shpronësuar privatë në raport me konceptin e interesit publik dhe atyre privatëve që janë, janë shpronësuar që Lidl të bëjë këtë që po bën, që është që është me Kod Doganor nuk mund t’i jepet tani, se nuk ka port. Nuk ka port dhe nuk jepet si investitor strategjik magazina doganore. O i marrë! O plaçkitës! Nuk jepet magazina doganore si investim strategjik.
Çfarë do? Porti është afera jote? Po e kap njëherë e mirë portin ti, që deri kur të vdesësh ti ta kesh portin tënd? 35 vjet plus 35 vjet. Që ta trashëgosh ti në mënyrë të padrejtë pasurinë e shqiptarëve. Të gjithë atyre që janë shpronësuar për, në favor të Lidlit, ka shumë thashetheme, kush është mbrapa. Po le t’i investigojnë gazetarët. Po edhe SPAK-u mor le ta investigojë. Nuk jam Ansa dhe as 007-a. Unë ja ku e ke dosjen, do ta jap me vete. Të gjitha dosjet do t’i jap me vete. Dhe është skandal. Pra projekti Lidl, magazinë doganore, duke përdorur në mënyrë kriminale ligjin e investimeve strategjike, është një mënyrë po kriminale për të privatizuar dhe dhënë ku të do qejfi ty, dhe ku të do qejfi ty, pronën shtetërore.
I kërkoj çdo lloj institucioni që ka fuqi, nëse ka ngelur ndonjë, ta ndalojë. Ta ndalojë. Ta ndalojë. Se i është bërë dëm qytetarëve që janë shpronësuar, dhe po i bëhet dëm vendit, magazinë doganore pa u bërë porti që tani. Kush është mbrapa? Është interesante, do habiteni,” tha Ahmetaj.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
8 January23:06
'O plaçkitës, porti është afera jote!’ Ahmetaj akuza Ramës, zbulon kompaninë që do marrë me koncesion terminalin doganor për 35 vite
Ish-numri 2 i qeverisë Rama, Arben Ahmetaj denoncon një tjetër aferë skandaloze lidhur me projektin e Porto Romanos. Dhënia e një...
POLITIKE
8 January22:55
Arben Ahmetaj plas bombën: Shqipëria rrezikon të mbetet pa port! Çfarë po ndodh me Alabar
Në një intervistë ekskulizve për ‘Çim Peka Live’ ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj zbulon skandalin që po nd...
POLITIKE
8 January22:46
Aeroporti i Vlorës/ Ahmetaj: Janë ndarë edhe dyqanet, ka pagesa të padeklaruara
Gjatë intervistës në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Arben Ahmetaj hedh akuza të drejtpërdrejta mbi procesin e dh...
POLITIKE
8 January22:43
"Engjëll Agaçi koordinator i korrupsionit"/ Ahmetaj: Ende s’keni parë skemën ‘5ER’ të plaçkitjes së Shqipërisë
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj u shpreh se, shqiptarët ende nuk kanë parë skemën ‘5 ER’ që ka zhvatur shqiptarët....
POLITIKE
8 January22:34
Ahmetaj: Rasti i McGonigalit skandal, është mbështetur një oligark rus
Duke komentuar për skandalin tjetër, atë të McGonigal. Sipas Ahmetajt, në këtë aferë është mbështetur nj&...
POLITIKE
8 January22:32
Ahmetaj: Ekoparkun e ka bërë Edi Rama
Ish-zëvendësi i Edi Ramës, Arben Ahmetaj gjatë intervistës së tij në ‘Çim Peka LIVE’ ka deklaruar se, drej...
POLITIKE
8 January22:26
Rama shtrembëroi mesazhin e Trump dhe Rubio për kartelet e drogës
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj gjatë intervistës ekskluzive në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka akuzuar Edi Ramën s...
POLITIKE
8 January22:07
Ahmetaj: Qëkur u krijua SPAK korrupsioni u rrit, shkoi në 14 miliard dollarë
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj gjatë intervistës në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka akuzuar Edi Ramën dhe minist...
POLITIKE
8 January21:51
‘Balluku, AKSHI / Ahmetaj zbulon: Këto janë 4 depozitat e parave të Edi Ramës, prandaj i mbron
Në intervistën e tij që pritet të trondisë pushtetin e Edi Ramës, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj duke folur për ‘&...
POLITIKE
8 January20:54
"Kërkoi falje vlonjatëve"- Tedi Blushi debat me kryebashkiaken Mersini: I latë la ujë dhe i përzutë me polici
Tedi Blushi i kërkoi kryebashkiakes së Vlorës, Bruna Mersini, që t’i kërkojë falje qytetarëve vlonjatë sepse, si...