Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
POLITIKE

Ahmetaj për Ballukun: Plaçkitësja është një kalë i ngordhur i florinjtë me barkun me diamante

P
Piranjat21 September 2026, 21:44 · 6 min lexim
Ahmetaj për Ballukun: Plaçkitësja është një

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë deklarata të forta lidhur me çështjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, duke hedhur akuza ndaj saj, SPAK-ut dhe mazhorancës.

I ftuar përmes një lidhjeje telefonike në emisionin “Çim Peka LIVE” në SYRI TV, Ahmetaj e cilësoi si “qesharake” situatën e krijuar rreth kërkesës për heqjen e imunitetit të Ballukut, ndërsa deklaroi se kjo kërkesë duhet të ishte dërguar që në tetor të vitit të kaluar.

Ai e cilësoi Ballukun si “plaçkitëse” dhe si “kalë i ngordhur i florinjtë dhe me barkun me diamant”.

Duke iu referuar një prej akuzave ndaj Ballukut, për shkelje të barazisë në tendera, ish-zv/kryeministri theksoi se nuk ka tendera që ajo nuk i ka prekur, dhe sipas Ahmetajt, janë bërë edhe me “urdhër dhe me mbështetje të kreut të organizatës”, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.

“Nuk ka tendera që nuk e ka prekur ajo. A janë mirë këta? Çfarë e ka detyruar SPAK-un një vit e gjysmë të bëjë këtë që ka bërë me këtë çështje? Materia e asaj çështjeje, do ta lexoni, ka çudira. Ndërsa thellimi në materie dhe sidomos në argumentimin e akuzave është qesharak në raport me atë që ka ndodhur me të vërtetë në institucionet që ka drejtuar ajo, tenderat që ka bërë ajo, strukturat që ka ngritur ajo, me urdhër dhe me mbështetje të kreut të organizatës”, tha ai.

Sipas Ahmetajt, vonesa për kërkesën e heqjes së imunitetit të Ballukut nuk lidhet me aspektin juridik, por politik. Ai tha se “SPAK nuk ka guxim të provokojë kreun e organizatës që të votojë aty, bashkë me të gjithë grupin parlamentar, heqjen e imunitetit të plaçkitëses”.

Ndër të tjera, ai ngriti pretendimet se kërkesa do të dërgohet në Kuvend në një moment që do t’i shërbejë kryeministrit Edi Rama për të fituar kohë dhe për ta përdorur politikisht si në BE dhe në Shqipëri, ndaj protestuesve.

“Këta do ta sjellin kur kreu i organizatës t’u thotë: ‘Tani më duhet ajo votë, sepse dua ta shes në komision te Marta Kos, dua të blej kohë, dua t’i kthehet protestës, që ‘ja, më kërkuat këtë, e bëra”, përfundoi Ahmetaj.

Ahmetaj: Unë jam i bindur se të katërt të ftuarit e dinë shumë mirë çfarë ndodh. Kjo është një çështje që është kthyer në qesharake. Shqiptarët presin të jetë lajm çuarja e kërkesës së imunitetit. Është qesharake, nuk ka më vlerë çuarja e imunitetit në Kuvend. Plaçkitësja është kalë i ngordhur i florinjtë dhe me barkun me diamant. Nuk ka vlerë çuarja e imunitetit. Po do të kishte vlerë që, për atë që shqiptarët prisnin, që ajo të merrte rrugën e merituar.

Sepse e akuzojnë për shkelje të barazisë në tendera, nuk ka tendera që nuk e ka prekur ajo. A janë mirë këta? Çfarë e ka detyruar SPAK-un një vit e gjysmë të bëjë këtë që ka bërë me këtë çështje? Materia e asaj çështjeje, do ta lexoni, ka çudira. Ndërsa thellimi në materie dhe sidomos në argumentimin e akuzave është qesharak në raport me atë që ka ndodhur me të vërtetë në institucionet që ka drejtuar ajo, tenderat që ka bërë ajo, strukturat që ka ngritur ajo, me urdhër dhe me mbështetje të kreut të organizatës.

Ku e gjeti fuqinë ajo? Ku? Ku? Ku e gjeti që të bënte Air Albanian si dreq, rrugët si dreq, energjinë si dreq. Ku e gjeti? Kush ia dha këtë të drejtë? Apo te SMS-ja që i dërgonte kreu i organizatës dhe i thoshte: “Jepja tenderin këtij, se pastaj justifikohet, ka punonjës”. Pse vetëm një ka punonjës?

Është qesharake, i dëgjoj që thonë: “kaluar 8-9 ditë, nuk ka ardhur kërkesa”. Ore, më falni, jeni mirë ju apo jo? Lajm do të ishte të mos e sillnin, se për ta sjellë praktikisht përpara shqiptarëve, ajo nuk ka imunitet. Është qesharake, mos u merrni më me imunitetin e saj.

E dini pse nuk e sjellin imunitetin tani? Nuk është se nuk është për t’u sjellë, se imuniteti duhet të kishte ardhur që në tetor të vitit të kaluar. Por këta nuk kanë guxim të provokojnë kreun e organizatës që të votojë aty, bashkë me të gjithë grupin parlamentar, heqjen e imunitetit të plaçkitëses.

Këta do ta sjellin kur kreu i organizatës t’u thotë: “tani më duhet ajo votë, sepse dua ta shes në komision te Marta Kos, dua të blej kohë, dua t’i kthehet protestës, që ja, më kërkuat këtë, e bëra’”. Pra, nuk është më çështje juridike, as materie e dosjes. Është qesharake. Segmente të SPAK-ut, gjykatës janë të kontrolluara.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.