POLITIKE

Ahmetaj: Rama, qeliza alfa kancerogjene në trupin e Shqipërisë dhe të PS

Piranjat Përditësimi i fundit 7 September 2026, 21:28
Ahmetaj: Rama, qeliza alfa kancerogjene në trupin e Shqipërisë

Në intervistën ekskluzive për ‘Çim Peka Live’ sot në mbrëmje Syri Tv, ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj thotë se PS është mbërthyer nga tentakulat kanceroze të kreut të organizatës, që ai quan Edi Ramën.

Duke bërë ‘mea culpa’ që punoi për të sjellë Ramën në pushtet, Ahmetaj thotë se sot ia ka dalë të jetë qeliza alfa kancerogjene në trupin e Shqipërisë dhe të Partisë Socialiste.

“Kreu i organizatës ngjan me një kioskë të vitit ’91, që nuk ka çfarë të shesë më. I ka shitur të gjitha. Ja ka dalë!”

Pjesë nga Intervista:

Arben Ahmetaj: Për qytetarët, sot unë do të isha 38 muaj në paraburgim. Pra, imagjinoni, të nderuar qytetarë, unë isha deputet. Pra u shkarkova në mënyrë simbolike nga kreu i organizatës, qesharake, perverse, inovacion arkaik, janë kundërshti si fjalë.

Po sigurisht simbolin e kaloi, dhe sot pas 38 muajsh unë do të numëroja dhe familja ime do të numëronte ditët e burgut. Pse? Se donte kreu i organizatës.

ÇIM PEKA: Vetëm se... më fal, të mbaroj këtë kërkesë. M’u drejto mua, jo qytetarëve, sepse qytetarëve i je drejtuar kur kërkoje vota për Edi Ramën. Duke m’u drejtuar mua, qytetarët e ndjekin se kush ka plan dhe kush i beson.

ARBEN AHMETAJ: Unë i kërkoja votat për Partinë Socialiste, për atë Parti Socialiste që akoma unë besoja nuk ishte mbërthyer nga tentakulat kanceroze të kreut të organizatës. Por do të flasim për Partinë Socialiste, më pas po flas për situatën time.

Sot, në gjykatë, ka dy çështje, çështja e “Bukës” dhe pseudo-inceneratorët. Pse i them pseudo-inceneratorët? Do të ta tregoj dhe juve dhe qytetarëve, me fakte.

Brutaliteti ndaj çështjes sime dhe familjes sime ka kaluar në nivel gjenocidi. Gjenocidi! Unë sot e kam familjen të shpërbërë. I kam fëmijët të traumatizuar. I kam pronat e sekuestruara. Vetë, psikologjikisht dhe shpirtërisht, jam në burg prej 38 muajsh.

Nuk janë sekret vuajtjet e familjes sime. Nuk i fsheh dot unë më vuajtjet e familjes sime, siç kam tentuar të bëj. Do të jenë, janë dhe do të jenë në sytë e të gjithë qytetarëve. Dhe është vepër e kreut të organizatës, e plaçkitëses, e Erion Velisë, e një ish-ministri që do të rezervohet sot t’ia them emrin...

ÇIM PEKA: Po pse do të rezervohesh? Për kur e ke?

ARBEN AHMETAJ: Kam të drejtat e mia të vendos, prandaj po jua them. Sepse unë shpresoj që, përpara se të vijë dita që unë të jem në Shqipëri dhe të përballem me një drejtësi të çliruar, dhe i lutem Zotit të më lërë gjallë që të përballem edhe me intrigantët, do të kemi takime të tjera bashkë, sepse e keqja e Shqipërisë sot do betejë për t’u çrrënjosur. As ti, as unë nuk mjaftojmë dot.

ÇIM PEKA: Do të kemi takime të tjera... Zoti Ahmetaj, ju mendoni se deri tek intervista e radhës, që zakonisht ne i kemi pasur një herë në 6 muaj, nuk ka rënë Edi Rama?

ARBEN AHMETAJ: Do të kemi shumë ngjarje, zoti Peka, po ma lër...

ÇIM PEKA: Pra, ti i sheh të nevojshme një intervistë tjetër, pra të bjerë Rama, apo ti mendon se nuk mjafton rënia e tij dhe ne do të vazhdojmë?

ARBEN AHMETAJ: Ti je gazetar me eksperiencë dhe besoj e kupton që intervistat e mia nuk janë për të rënë kreu i organizatës. Kreu i organizatës ka rënë. Kreu i organizatës është si kioskat e vitit ’91, që nuk ka çfarë të shesë më.

ÇIM PEKA: Ka rënë, por ju ka zënë të gjithëve poshtë.

ARBEN AHMETAJ: Të lutem, të lutem. Siç është intervistë është dhe rrëfim dhe ma lër... Patjetër.

Pra, sot kreu i organizatës ngjan me një kioskë të vitit ’91, që nuk ka çfarë të shesë më. I ka shitur të gjitha. Ja ka dalë! Ja ka dalë! Po do të vijmë te ai moment. Ja ka dalë.

Kemi dhe ne gabimet tona. Po jo faje, as krime. Unë po, unë kam përgjegjësi të lartë morale, se e kam theksuar 100 herë, kam punuar pa asnjë hile që ai... ai të fitonte. Dhe Partia Socialiste të fitonte, së bashku me të.

Sepse, do ta them dhe më pas, do ta përsëris sot, ky njeri e filloi rrugëtimin në krye të qeverisë si shpresa e shqiptarëve për të mbyllur tranzicionin. Dhe sot, ja ka dalë të jetë qeliza alfa kancerogjene në trupin e Shqipërisë dhe të Partisë Socialiste.

Unë nuk e di, është e trishtë, nëse Partia Socialiste do të shpëtojë nga metastazat e tij. Nuk e di!

Çim Peka: Kurrë mos shpëtoftë!

Arben Ahmetaj: Uroj të shpëtojë, nuk e di. Shqipëria, zoti Peka, Shqipëria do të shpëtojë! Edhe një herë, mos ma ndërprit, Shqipëria do të shpëtojë! Shqipëria ka antikorpe fantastike për të mbytur qelizën kancerogjene alfa, që është kreu i organizatës. ...

ÇIM PEKA: Është Partia Socialiste...

ARBEN AHMETAJ: Jo, është kreu i organizatës. Ja kam thënë qytetarëve, po ta them dhe ty sot.

ÇIM PEKA: Më thoni një emër kolegu, një emër kolegu që është solidarizuar me ju dhe që ka integritet.

ARBEN AHMETAJ: Të lutem, në qoftë se, të lutem në qoftë se ti do të bësh...

ÇIM PEKA: Zoti Ahmetaj, se kjo është pjesa që ne replikojmë gjithmonë. Aty kanë ngelur një grumbull banditësh të cilët nuk kanë asnjë element...

ARBEN AHMETAJ: Zoti Peka, mos e bëj... Me modesti të them, mos e bëj këtë gjë debat. Po ai ta bëjmë intervistë, sepse unë, unë jam gati të bëj debat dhe me ty, edhe e kam edhe për kënaqësi dhe për nder, që të bëj debat me ty.

ÇIM PEKA: Jo, Intervista debat është. Konferenca e shtypit pastaj është monolog.

ARBEN AHMETAJ: Jo, nuk po bëj monolog. Besoj se më kupton.

ÇIM PEKA: Për Partinë Socialiste gjithmonë ne replikojmë bashkë.

ARBEN AHMETAJ: Kemi qëndrime të ndryshme, të ndryshme, unë po të them...

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?