POLITIKE

Ahmetaj: Segmente brenda SPAK-ut e kanë ditur që përshpejtimi i çuarjes sime në burg do të çonte në eliminimin tim fizik

Piranjat Përditësimi i fundit 7 September 2026, 21:33
Ahmetaj: Segmente brenda SPAK-ut e kanë ditur që përshpejtimi i

Në intervistë për Çim Peka Live' Arben Ahmetaj thotë se segmente brenda SPAK-ut e kanë ditur, e kanë ditur që përshpejtimi i çuarjes sime në burg do të çonte në eliminimin tim fizik dhe se kanë vënë grupe kriminale të më kërcënojnë.

Pjese nga intervista

ÇIM PEKA: Dhe dakord. Thatë një shprehje... thatë një shprehje interesante. “Kreu i organizatës ka rënë”. Ju dhe unë e njohim shumë mirë Ramën. Kur ai njeri është në ditë të vështirë, ai nuk ka fytyrë dhe fillon lëpihet. Meqenëse ai ka rënë gjatë kësaj kohe, ka tentuar të komunikojë me ju, të ketë një lloj... të ketë një lloj tentative për marrëveshje që ju të mos flisni?

ARBEN AHMETAJ: Unë nuk bëj pjesë në organizatën e tij kriminale.

ÇIM PEKA: Po gjithsesi...

ARBEN AHMETAJ: E dyta, unë nuk pranoj... Edhe një herë, jo, edhe një herë, unë nuk bëj pjesë, nuk kam bërë pjesë. Ja kam treguar shqiptarëve që nga kanabizimi, edhe deri te projektet kriminale të TVSH-së, e të tjera e të tjera e të tjera e të tjera, që unë nuk bëj pjesë.

Historia e këtyre tre viteve, modeste, e shpejtë, ka treguar që jo vetëm që s’kam bërë pjesë, por jam bërë koka e turkut nga ai dhe nga Altin Dumani.

Madje, zoti Peka, segmente brenda SPAK-ut e kanë ditur, e kanë ditur që përshpejtimi i çuarjes sime në burg do të çonte në eliminimin tim fizik. Do të bëhej një histori, siç e bën zakonisht kreu i organizatës, kur ecte aktrimi, se tash s’i ecën më aktrimi.

Do të thoshte, do të dilte, do të fliste me keqardhje për... atë që do të më ndodhte mua brenda burgut, e parapërgatitur. Dhe parapërgatitur.

Dhe përjashta, kanë tentuar të rrëmbejnë fëmijën tim të vogël. Ka denoncime! Ka dhe një emër... ka dhe një emër të pronarit, të firmës së sigurisë, të Parkut të Liqenit. Nuk dua ta përmend. Kam diskutime, kam SMS, të ruajtura. S’kam punë me atë, ai ka bërë detyrën e vet.

I kam thënë: “Më jep kamerat, të shoh kush e ka bërë. Se fëmijën tim, ti s’e prek dot”. Po larg qoftë Zotit, të guxosh ta prekësh, historia nuk mbaron aty.

Unë vërtet jam njeri i ligjit. Tek familja ime... te fëmijët e mi... Unë s’jam marrë me fëmijët e askujt. E di ti çfarë kam unë aty për fëmijët e... Çfarë të duash ti! Nuk merrem unë me fëmijët e askujt! As me gratë e askujt, siç janë marrë me fëmijët e mi.

ÇIM PEKA: Çfarë keni ju? Për fëmijët? Për fëmijët e kujt?

ARBEN AHMETAJ: Nuk me... Të lutem, zoti Peka. Të lutem... Po se më pyete, pra do të pyes.

ÇIM PEKA: Po të lutem. Jo, jo, të lutem. Nuk dua të merrem, po them, me fëmijët as të prokurorit, as gjyqtarit, as ministrit, as me gratë e tyre, siç janë marrë me familjen time.

E di ti që i kanë shkuar te Livia dhe te Keisi, dhe në hetim kanë futur dhe emrin e Kelis. Fëmijës tim, 5 vjeç e gjysmë. Kanë kontrolluar qindarkën, se mos kishte marrë ndonjë qindarkë Livia dhe Keisi.

Po unë kam këtu pagesat e shkollave të të gjithë dynjasë, të ish-ministrave dhe të ministrave, apo gjyqtarë e prokurorë. Pse do merrem me fëmijët unë? Do t’i çoj në shtëpi?

ÇIM PEKA: Nuk t’i kërkon, m’i jep mua.

ARBEN AHMETAJ: Jo mo, nuk t’i jap.

ÇIM PEKA: Po do i gjej.

ARBEN AHMETAJ: Po shërbim ndaj publikut është. Po bëj shërbim ndaj publikut duke u marrë me fenomenin. Nuk shkoj unë te fëmija. Nuk e bëj siç kanë bërë te fëmija im. Gjenocid!

Unë as... vokal, nuk bëj me asnjë familje. Unë do të merrem me të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, me të gjithë ata që kanë marrë, që janë marrë me intriga ndaj meje. Do të merrem, patjetër. Në të gjitha mënyrat ligjore. Do të merrem në të gjitha mënyrat ligjore.

Më kanë kërcënuar. Kanë vënë grupe kriminale të më kërcënojnë. Pastaj, telefonatat e SMS-ve të mi të fundit janë nga zona shumë të nxehta, të lidhura me trafikun e kokainës në Shqipëri. Nuk janë të rastësishme.

Këta nuk kanë llogaritur një gjë, zoti Peka. Që unë nuk e numëroj më veten në familjen time, zero. Unë numëroj fëmijët e mi, familjen time të gjithë, po veten time nuk e numëroj. Nuk e numëroj.

Dhe po të them, po kthehem prapë, dy çështje, se s’dua t’i lodh shqiptarët me gjithë këtë histori. Dy çështje: një, pseudo-inceneratorët dhe dy, Buka.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?