POLITIKE

Ahmetaj: Si po plaçkitet grabitet Delvina! Kush është Ermal Raketa dhe pse e mori këtë pseudonim

Piranjat Përditësimi i fundit 7 September 2026, 21:56
Ahmetaj: Si po plaçkitet grabitet Delvina! Kush është Ermal

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, gjatë intervistës në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka publikuar një audiopërgjim ku është përfshirë izraelito-shqiptari, Ron Yefet dhe dy qytetarëve, ukrainisht folës dhe rusisht folës.

Sipas Ahmetajt, këta të tre po tentojnë të grabisin gazin e Delvinës.

Ahmetaj ka zbuluar dhe kush është Ermal Raketa.

Pjesë nga intervista :

Pra, publiku i ka ndjekur dhe nëpërmjet ekranit të titruar në shqip. Tani sqaro pak çfarë është?

ARBEN AHMETAJ: Është interesante. Është midis Ron Yefetit dhe dy qytetarëve, ukrainishtfolës dhe rusishtfolës. Njëri prej tyre e ka emrin Igor, por këta nuk janë fokusi im.

Bëhet fjalë për grabitjen e Delvinës me të njëjtin koncept, konceptin KAYO. Shqiptarët duhet ta dinë që kreu i organizatës së bashku me plaçkitësen kanë më shumë se 9-10 muaj që tentojnë të grabisin Delvinën për t'ia dhënë Ron Yefetit.

Koncepti KAYO është: shteti krijon një kompani, siç ka krijuar KAYOn. Dhe pastaj këtu fillojnë gjithë vemjet, joint venture, me 80% vemjet dhe 20% shteti i shkretë. Devijojnë paratë e buxhetit të shtetit dhe shërbimet pa tender në mënyrë kriminale tek kompanitë bija të KAYOs. Dhe vemjet nuk hedhin asnjë cent.

Do ta shikojmë tek Timak Defense. Këto janë krijesa të Edi Ramës. I lutem deputetëve të partisë time që votuan ligjin e KAYO-s, të mos e ulin kokën, se po ju vjen ligji tjetër në shëndetësi. Është i njëjti koncept KAYO me izraelitin tjetër Sani, që e paska deklaruar dhe në grup, ka thënë ‘ministrja iku se nuk firmosi’. Le ta mohojë sa ta dojë, se nga brenda grupit më ka ardhur, por ka thënë se, ne do bëjmë një gjë fantastike pa tender me izraelitin në Shëndetësi. Prandaj ka ikur ministria.

ÇIM PEKA: Është tjetër izraelit ky?

ARBEN AHMETAJ: Është tjetër izraelit ky. Është influenca e Ron Yefetit. Këtu bëhet fjalë që të grabitet Delvina, madje aty i thotë: ‘Nuk keni nevojë për para, ndërtoni pak pjesën teknike se s'ka hedhur asnjë cent’.

Dhe sigurisht që Ermal Raketa, që atë ditë ka qenë zëvendëssekretar i përgjithshëm, që u bë kryetar i bordit të KAYOs, u bë ministër i Mbrojtjes. E mbani mend që zoti Peka, në intervistën e fundit, kam thënë që është ndërruar komandanti i forcave tokësore me qëllim.

Tani do shohim transfertat, paratë e shqiptarëve si u shkojnë miqve, klientëve dhe kreut të organizatës. Unë brenda grupit parlamentar të Partisë Socialiste shoh që nuk ndjehet njeri për plaçkitësen, votojnë këtë ligj kriminal për të vënë duart në kokë.

ÇIM PEKA: Po pse i quajtur Ermal Raketa?

ARBEN AHMETAJ: Ermal Raketa është pseudonimi që Forcat e Armatosura i referohen ministrit të tyre. Nga brenda më ka ardhur. Kur kreu i organizatës i ka thënë: ‘Ermal, ti po më zhgënjen’, Ermali çohet në këmbë dhe i thotë: ‘Unë për ty bëj dhe raketë!’. E firmos. Dhe Forcat e Armatosura tash kanë filluar i thonë Ermal Raketa.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?