Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë
POLITIKE

Ajola Xoxa e pushoi sapo kërkoi rritje rroge, Adela Kondakçiu në GJKKO: Zbatoja vetëm urdhrat

P
Piranjat13 July 2026, 11:26 · 1 min lexim
Ajola Xoxa e pushoi sapo kërkoi rritje rroge, Adela Kondakçiu

Bashkëpunëtorja e drejtësisë Adela Kondakçiu në dosjen Veliaj-Xoxa ka paraqitur mbrojtjen e saj në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Përmes avokatit, ajo ka deklaruar se nuk ka synuar përfitim personal dhe se përfshirja e saj në veprimtarinë e kundërligjshme ka ardhur si pasojë e ndikimit dhe udhëzimeve të Ajola Xoxës.

Mbrojtja ka theksuar se Kondakçiu nuk ka përfituar nga këto veprime, por ka bashkëpunuar me organet e drejtësisë dhe ka ndihmuar në sqarimin e rrethanave të çështjes, pavarësisht kostove personale të përballuara.

Në përfundim të seancës, avokatët kërkuan kohë shtesë për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare.

GJKKO e pranoi kërkesën dhe e shtyu seancën për në 23 korrik, ndonëse prokuroria kishte shprehur kundërshtimin e saj.

Ndërkohë, Ajola Xoxa dhe disa të pandehur të tjerë po gjykohen në një proces të veçuar, pasi për ta është pranuar gjykimi i shkurtuar.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.