Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

“Akt autoritar”, Bardhi: Procedimet ndaj protestuesve, përpjekje për të frikësuar qytetarët

P
Piranjat19 June 2026, 18:07 · 2 min lexim
“Akt autoritar”, Bardhi: Procedimet ndaj protestuesve,

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj procedimeve të vazhdueshme të protestuesve nga Policia e Shtetit, duke i cilësuar ato si një keqpërdorim politik të organeve ligjzbatuese dhe një përpjekje për të frikësuar qytetarët.

Përmes një deklarate publike, Bardhi u shpreh se veprimet e Policisë synojnë të cenojnë të drejtën kushtetuese të qytetarëve për të protestuar paqësisht.

Sipas tij, protesta qytetare që po zhvillohet prej 19 ditësh ka qenë paqësore dhe në përputhje të plotë me ligjin, ndërsa theksoi se edhe në rastet kur protestuesit janë provokuar nga policia, reagimet e tyre nuk kanë kaluar kufijtë ligjorë.

Bardhi i cilësoi këto metoda si praktika që përdoren në vende autoritare dhe kërkoi ndërhyrjen e menjëhershme të Prokurorisë së Tiranës.

Reagimi i plotë

Procedimi i vazhdueshëm i protestuesve nga Policia e Shtetit, është një keqpërdorim i paprecedentë politik i organeve ligjzbatuese. Ky akt ka si qëllim frikësimin e qytetarëve dhe cenimin e të drejtës së tyre kushtetuese për të protestuar paqësisht.

Është e njohur botërisht që protesta qytetare prej 19 ditësh është zhvilluar në mënyrë paqësore dhe në përputhje të plotë me ligjin. Edhe kur janë provokuar nga Policia, në asnjë rast reagimi qytetar nuk ka tejkaluar ligjin.

Metoda të tilla frikësimi ndaj qytetarëve janë të denja për vendet autoritare.

I bëj thirrje Prokurorisë së Tiranën të ndërhyj menjëherë për të ndaluar keto veprime arbitrare dhe politike të Policisë së Shtetit. Heshtja e implikon organin e prokurorisë në skemën e paligjshme të policisë për të intimiduar qytetarët.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.