“Akt kriminal!”, Berisha: Rama ka mobilizuar patronazhistët dhe administratën për të sulmuar protestën paqësore në rrjetet sociale

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverinë Rama lidhur me, sipas tij, fushatën kundër protestës paqësore.
Berisha tha se Rama ka mobilizuar patronazhistët dhe administratën për të sulmuar protestën.
“Qëndrimi i qindra mijëra patronazhistëve ndaj protestuesve paqësorë është një nga aktet më të rënda kriminale në historinë e këtij vendi. Është dëshmia më flagrante e karakterit diktatorial të këtij regjimi. Është dëshmia më e qartë e një diktature autoritare të bazuar në drogë, narkoshtet dhe vjedhjen e shqiptarëve.
Rama, përveç angazhimit total të Policisë së Shtetit, që është më kriminale se çdo bandë tjetër, dhe të SHISH-it, i cili bashkërendon të gjitha praktikat me Beogradin, ka mobilizuar mijëra rrogëtarë e punonjës të administratës shtetërore për të krijuar llogari false në rrjetet sociale, me qëllim demonizimin e protestës dhe protestuesve, uljen e shikueshmërisë së tyre dhe ndikimin në algoritmet që, sipas tij, dikur kontrolloheshin nga Irani”, u shpreh Berisha.
Lexo edhe
POLITIKE
Skandali me ekspozitat ndërkombëtare të Ramës/ PD: Të bëhet transparencë për financimin, të verifikohen...

Ina Zhupa: Taulant Balla gënjen, Berisha e planifikoi aeroportin e Vlorës në zonën e Levanit, jo në Nartë. Rama e çoi në zonë të mbrojtur...

“Patronazhistët digjital ndajnë edhe videot e perëndimit të diellit në det, të postuara nga Balluku”/ BIRN: Lufta për algoritmin! Qindra ...

“Protesta më e madhe anti-qeveritare ndër vite”/ L’Espresso: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës! Si tentoi kryeministri të ulë fuqinë ...

Këlliçi: Koha i dha të drejtë Berishës për dosjen ‘Aruba’. Deklarata e eurodeputetit çek për Ramën u censurua nga mediat

Rama nga Thethi sulmon sërish protestuesit: Lloj-lloj sharlatanësh e ekstremistë

Bushkolaj: SPAK ka prerë në besë shqiptarët, dosjet po lihen pa përgjegjësi

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, mbyll misionin në Shqipëri: Ky vend do të mbetet në zemrën time për gjithë jetën





