Aktivisti: Deklarata jonë ka trembur kryeministrin! U mor personalisht me disa prej nesh!

Aktivisti Edison Lika në nisje të protestës së 24 lexoi edhe një herë deklaratën me pikat dhe kërkesat e protestës.
Ai u shpreh se deklarata që u lexua dje ng Dritan Goxhaj, frikësoi kryeministrin Rama që u mor personalisht me të dhe me të tjerë, prandaj do bëhet e udhës që ajo të lexohet në çdo protestë.
Edison Lika: Meqë kjo deklaratë frikësoi kryeministrin, që u mor personalisht me secilin prej nesh
Do e bëjmë të udhës ta lexojmë çdo ditë dhe t’ja bëjmë të ditur pse jemi për 24 ditësh në shesh. Kjo deklaratë sqaron gjithë bashkombasit tanë. Kjo protestë mbarëpopullore kërkon sa më poshtë:
Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.
Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.
Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.
Paralelisht, ne nuk heqim dorë nga kërkesat fillestare: anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.
Një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës.
Lexo edhe
POLITIKE
24 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës! Ish-zv ambasadori i OSBE në Tiranë pjesë e protestës

Financial Times fundos Ramën, Zhulali: I trembur, dukej si njeri i cili ishte në pritje të aktakuzës

Kumbari ka foto, jep dhe intervistë

Protesta vë në lëvizje PS/ Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të qarqeve

Rama ofendoi protestuesit/ Reagon Bardhi: F*ck you nuk është lapsus, por mënyra se si ai e ushtron pushtetin





