Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shtyrja e Panairit të Librit në Tiranë! Zbulohen datat e reja, ja kur do të mbahet “Më sulmoi ariu!”/ 61-vjeçari në Bulqizë dyshohet se është vrarë, shoqërohet në polici gruaja dhe djali... Macron uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula: Franca mbështet dialogun me Serbinë Studentët në protestë për të 23-ën ditë radhazi, marshojnë drejt Ekonomikut: Rama jepe dorëheqjen Zbulohen rezultatet e para të toksikologjisë për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, në gjak u gjetën…... “Kosova e angazhuar për integrimin evropian”, Marta Kos: Serbia ka bërë hapa mbrapa! Qeveria e re ka mundës... Kos “i vë gishtin plagëve” të Shqipërisë: Drejtësia dhe sundimi i ligjit, sfidat kryesore në rrugën drejt B... Tragjedi në Itali, e zuri poshtë porta metalike, humb jetën në vendin e punës 61-vjeçari shqiptar (EMRI) Rezerva ushqimore dhe uji për të paktën 72 orë! Kanadaja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për emergje... Kremlini zbulon temat e bisedimeve me Kievin në Abu Dhabi, Peskov: Garancitë e sigurisë për Rusinë dhe Ukra... EMRAT/ Dhunuan punonjësin dhe grabitën xhiron e karburantit në Klos, arrestohen dy të rinjtë Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten nga sot
POLITIKE

Aktivisti i njohur: Zvërneci mund të trondisë skenën politike amerikane

P
Piranjat17 August 2026, 11:33 · 2 min lexim
Aktivisti i njohur: Zvërneci mund të trondisë skenën

Në një deklaratë për Albania Newscast, aktivisti Gary Kokalari tha se nëse Dhoma e Përfaqësuesve kalon në duart e demokratëve në SHBA, do të nisin hetime dhe do kërkohet dëshmia e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Zvërnecin.

"Ne e shohim se çfarë po bën presidenti i Shteteve të Bashkuara. Mendoj se ka një korrupsion të madh që po ndodh në Shtetet e Bashkuara tani.

Mendoj se ajo që po bën ai është thjesht qesharake. Dhe, meqë ra fjala, është edhe diçka tjetër që njerëzit duhet ta mendojnë. Ka zgjedhje që po vijnë në nëntor.

Rrethanat tani, siç duken, dhe kjo mund të ndryshojë tregojnë se republikanët ndoshta do të ruajnë kontrollin e Senatit, por duket se mund të humbasin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve.

Dhe Dhoma e Përfaqësuesve ka pushtet thirrjeje nën betim (subpoena). Ajo ka një komision hetimor.

Dhe po ju bëj një bast tani: nëse ata fitojnë, do të fillojnë të thërrasin njerëz. Mund të thërrasin madje Jared-in dhe Ivanka-n dhe t'i pyesin për projektin në Shqipëri.

Do t'i thërrasin dhe do t'i pyesin për marrëveshjet e kriptomonedhave. Do t'i thërrasin këta njerëz dhe, përmes procesit hetimor, do t'u bëjnë atë që është analoge me një kolonoskopi.

Këtë do të bëjnë, sepse e urrejnë Donald Trump-in dhe do të përpiqen të zbulojnë pse ai ka shfrytëzuar postin e tij për t'i shërbyer familjes së tij.

Kjo mund t'i prishë punët kësaj situate, dhe mendoj se është diçka me të cilën njerëzit këtu duhet të bëjnë kujdes dhe t'i kushtojnë vëmendje. Kjo nëse ata fitojnë, dhe përsëri, kjo mbetet për t'u parë", tha ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.