Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt
POLITIKE

Aktivisti: Sulmet e kryeministrit? Po përdor metodat e Sigurimit, fyen mbi të gjitha qytetarët

P
Piranjat 1 July 2026, 10:44 · 2 min lexim
Aktivisti: Sulmet e kryeministrit? Po përdor metodat e Sigurimit, fyen mbi

Aktivisti Andi Tepela, nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), ku dorëzuan librin “Albanian Files” si një provë për të hetuar kryeministrin Edi Rama, deklaroi se rezistenca e tyre do të vijojë deri në dorëheqjen e tij.

Aktivisti deklaroi se çdo ditë edhe më shumë po provojnë se qeveria e Edi Ramës është e lidhur me bandat.

“Ne çdo ditë provojmë akte të forta politike që deligjitimojnë qeverinë e Ramës. Po tregojmë se qeveria është e kapur nga oligarkia, nga bandat dhe është në shkelje të ligjeve e kushtetutës. Nuk ka afat kjo, rezistencë që do të zgjasë në kohë deri në dorëheqjen e panegociueshme të Ramës. Do të vazhdojë kjo dorëheqje paqësore qytetarë deri në dorëheqjen e Ramës.”, tha ai.

I pyetur për sulmet e kryeministrit ndaj tij, aktivisti theksoi se ai po përdor metodat e Sigurimit të Shtetit duke anatemuar qytetarët. Ai theksoi se së pari me këtë sjellje, kryeministri tregon se po fyen qytetarët që protestojnë.

“Unë jam si shumë mijëra qytetarë që dalin në shesh. Janë metoda të sigurimit të shtetit, që anatemojnë njerëz të caktuar për të legjitimuar protestat. Unë jam shumi i qetë, çdo metodë e tij për të denigruar individë të caktuar mobilizon më shumë qytetarë. Ai së pari fyen qytetarët që marrin pjesë.”, shtoi ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.