POLITIKE

Akuza e Berishës: Rama është njësh me Ballukun, kanë ndarë paratë e korrupsionit

Piranjat Përditësimi i fundit 13 December 2025, 13:46

Akuza e Berishës: Rama është njësh me Ballukun, kanë

Kryedemokrati Sali Berisha hodhi akuza të forta kundër Belinda Ballukut dhe Edi Ramë se kanë ndarë paratë me njëri tjetrin duke bërë korrupion në dëm të qytetarëve sshqiptarë.

“Për herë të parë në 32 vite, kreu i qeverisë kalon në sulm të hapur kundër ndëshkimit të korrupsionit. Në rastin në të cilin ai vetë ka ndarë paratë.

Akti i tillë është ndër më të pashembullt, nuk them se është më i pashembullti në botë, se bota ka autokratë dhe Edi Rama nuk është i vetmi, por në një vend që aspiron, se i lirë nuk është Shqipëria, por që aspiron integrimin europian, kjo nuk ka ndodhur dhe nuk mund të ndodhë kurrë”, deklaroi Berisha.

Fjala e plotë:

“Për herë të parë në 32 vite, kreu i qeverisë kalon në sulm të hapur kundër ndëshkimit të korrupsionit. Tani Rama është njësh me Belinda Ballukun

Zhvillimet e 10 ditëve të fundit janë zhvillime të paprecedentë në shumë e shumë vite.

Por plotësisht të pritshme.

Për herë të parë në 32 vite, kreu i qeverisë kalon në sulm të hapur kundër ndëshkimit të korrupsionit.

Në rastin në të cilin ai vetë ka ndarë paratë.

Akti i tillë është ndër më të pashembullt, nuk them se është më i pashembullti në botë, se bota ka autokratë dhe Edi Rama nuk është i vetmi, por në një vend që aspiron, se i lirë nuk është Shqipëria, por që aspiron integrimin europian, kjo nuk ka ndodhur dhe nuk mund të ndodhë kurrë.

Në qoftë se lexoni arsyetimin e shumicës dje, është identik, fjalë për fjalë, mishëron në një deklaratat e kryeavokatit Edi Rama, sepse ata vendosin pezullimin e pezullimit.

Sepse ata marrin përsipër anulimin e procesit ligjor të animimit në shkallët e tjera të procesit gjyqësor.

Sepse ata morën të mirëqenë pretendimin e Edi Ramës se qeveria paralizohet nga pezullimi i Lubisë.

Nuk ka absurditet më absolut se sa ky.

Qeveria nuk pezullohet as me një zëvendëskryeministër, as me tre, as me pesë ministra.

Këshilli i Ministrave vendos me shumicë.

Dhe këto pretendime të Edi Ramës janë pretendimet e një njeriu që është kapur duke vjedhur dhe do të mbrojë paratë e tij.

Pra, shuhet çdo shpresë se nëpërmjet pushtetit gjyqësor mund të luftohet realisht korrupsioni.

Se cila është situata sot me situatën në vitin 2011, unë iu rikujtoj ju dhe çdo shqiptari, në vitin 2011, një zëvendëskryeministër, i cili po të largonte ministrat nga qeveria, e rrëzonte qeverinë, jo që nuk mendoi në asnjë rast pasi u akuzua me një video të manipuluar 28 herë se ai kishte marrë ryshfet 760 mijë euro, çka ishte absolutisht gënjeshtër, sepse shkresa thoshte se sipërmarrësi, për shkak të moszbatimit të vendimit të Gjykatës së Apelit, unë kam humbur 760 mijë euro.

Dhe Edi Rama dhe Filip Çakulli i paraqitën këto si 760 mijë euro të marra nga Ilir Meta.

Por Ilir Meta, për standardet e asaj qeveria, pa kërkuar fare prokuroria heqjen e mandatit, ka ardhur dhe ka paraqitur dorëheqjen.

Unë nuk shkoj në prokurori si zëvendëskryeministër, ai që do më hetojë mua, do më ketë mua qytetar si gjithë të tjerët.

Të njëjtin akt ka bërë Fatmir Mediu. Ka dhënë dorëheqje si ministër, ka dorëzuar imunitetin.

Në të gjithë periudhën 32-vjeçare, njeriu i vetëm që ka bllokuar hetimet për drogë dhe korrupsion, është Edi Rama.

Kërkoi antimafia italiane për Saimir Tahirin heqjen e imunitetin dhe arrestimin, nuk lejoi asnjërën.

Tani është një me Belinda Ballukun.

Është një me Belinda Balluku dhe triumfoi në çdo gjë që diktoi gjatë këtyre tre javëve.

Gjë më absurde nuk mund të kishte.

Të pretendohet se pezullimi i Ballukut shkel Kushtetutën apo paralizon qeverinë, problemi është se pezullimi i Ballukut çelte portën e ferrit për Edi Ramën, se ai ka vjedhur më shumë se Balluku në atë aferë.

Se ai, në të gjitha dosjet, është shumë më rëndë se Balluku.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?