Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
OBSH: Deri në 45% e rasteve të demencës mund të parandalohen, ja zakonet që mbrojnë trurin Shpërndanin drogë pranë shkollave në Fier, 4 në pranga dhe një në kërkim Gjendet një person pa shenja jete në zonën e Shkozetit në rrugën kryesore “Sofra e gurit” për dialog, si çdo ditë Rama e vendos sërish para Kryeministrisë Çfarë fshihet pas breshërisë së kërcënimeve në aeroportet evropiane? Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’ Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, vijon bojkoti në Universitete KLSH: Borxhi doganor u rrit me 26% në 2025, arriti në 61.8 miliardë lekë - Ekofin Humbjet e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportimet për dorëheqje të Hegseth dhe Marco R... Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme “Surprizat” e motit për ditën e sotme, 7 nëntor 2026 KE: Rritja e turizmit nuk po reflektohet në të ardhura, shumë apartamente me qira jashtë regjistrave
POLITIKE

Akuza të reja për Ballukun/ Tabaku: Imuniteti s’mund të bëhet mburojë për korrupsionin, Kuvendi t’i hapë rrugë SPAK-ut

P
Piranjat31 July 2026, 17:35 · 2 min lexim
Akuza të reja për Ballukun/ Tabaku: Imuniteti s’mund të

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me paraqitjen e Belinda Ballukut në SPAK, ditën e sotme ku ju komunikuan akuza të reja, në lidhje me lotet e Unazës së Madhe të Tiranës.

Në një postim në rrjete sociale, Tabaku shkruan se nuk kuptohet se çfarë pritet akoma për rikthimin në Kuvend të kërkesës për heqjen e imunitetit të Ballukut, tashmë që SPAK ka theksuar se e njëjta vepër penale është përsëritur 8 herë.

Sipas saj, rasti nuk përbën një episod të izoluar, por pasqyron një model qeverisjeje, ku ndërhyrjet në tenderët e Unazës së Madhe, sipas akuzave, nuk kanë qenë sporadike, por të programuara dhe për këtë SPAK nuk duhet të vonojë më tepër por të dërgojë kërkesën në Kuvend për autorizimin e arrestimit të ish-numrit dy të qeverisë Rama.

“Nuk kuptohet se çfarë pritet ende për të rikthyer në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit të ish-zëvendëskryeministres, kur bëhet fjalë për një vepër penale që, sipas SPAK, është përsëritur në tetë raste. Kjo nuk është një çështje e izoluar, por një model qeverisjeje. Ndërhyrjet në tenderët e Unazës së Madhe nuk ishin sporadike, por të programuara, duke i kthyer prokurimet publike në një mekanizëm qokash korruptive. Imuniteti parlamentar nuk mund të bëhet mburojë për korrupsionin. Përkundrazi, Kuvendi duhet t’i hapë rrugë drejtësisë që të veprojë pa pengesa. Një drejtësi e pavarur është një nga testet themelore të Shqipërisë në procesin e integrimit europian. Dhe drejtësia provohet pikërisht kur vepron mbi pushtetin, jo kur ndëshkon vetëm ata që nuk e kanë atë,- shprehet Tabaku.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.