POLITIKE

Vasili: Alabar pranoi dështimin, SPAK po mbron Ramën për aferën e Portit të Durrësit

Nga Petrit Vasili Përditësimi i fundit 2 Gusht 2026, 11:38

Vasili: Alabar pranoi dështimin, SPAK po mbron Ramën për

Alabar e pranon, por SPAK mbron në mënyrë kriminale Ramën për aferën e tmerrshme të Portit të Durrësit!

SPAK është sot në pozicionin e tij më të keq dhe më të inkriminuar, duke mos vepruar dhe duke mbrojtur korrupsionin monstruoz të Ramës.

Alabar pranon vetë dështimin, një dështim i paralajmëruar shumë qartë dhe me fakte nga opozita.

Kullat po zhyten në Durrës dhe kjo është provuar, e bashkë me to po zhytet edhe kjo aferë tronditëse.

Sot s'ka më asnjë rrugëdalje për SPAK-un: ose do të hetojë, ose, ndryshe, ai vetëshpallet armik i ligjit dhe i interesit më të lartë publik.

Ja dosja që po i bëjmë gati SPAK-ut për hetimin e Ramës për Portin e Durrësit.

Edi Rama kishte deklaruar publikisht, më 12 dhjetor 2022, se për ndërtimin e Portit të Durrësit do të shpenzoheshin 390 milionë euro dhe qeveria do të paguante vetëm 46%, pra rreth 170 milionë euro, të cilat do t'i përballonte Autoriteti Portual i Durrësit, pa asnjë ngarkesë për Buxhetin e Shtetit.

Ja çfarë thoshte Rama më 12 dhjetor 2022:

“Zëvendësimi i portit është 390 milionë euro, ku 46% e vlerës së investimit do ta kontribuojë qeveria e Shqipërisë dhe 54% presim të jetë kontribut i kompanisë që do të fitojë garën ndërkombëtare.”

Ndërsa sot qeveria ka planifikuar 430 milionë euro nga buxheti, i gjithi financim i shtetit.

Ja çfarë tha në vitin 2024 Rama:

“Kemi kalendarizuar procesin për hapjen e garës për Porto Romano, për të cilin do të bëjmë një ndryshim të natyrës së financimit, pasi ka urgjencë strategjike, duke qenë se kemi përfshirë edhe NATO-n në këtë proces.

Do të kalojmë me financim të brendshëm, që të mos varemi nga kohët e tejzgjatura që burojnë nga financimi i huaj.”

Po ashtu, në prononcimin për ATSH, zyra e NATO-s në Bruksel tregon ftohtë e qartë se s'ka asnjë financim:

“Në lidhje me Porto Romanon, ne mirëpresim ofertat e aleatëve për të pritur objektet e NATO-s. Ekspertët tanë shqyrtojnë të gjitha ofertat e tilla dhe më pas japin këshilla bazuar në kërkesat ushtarake të Aleancës.”

Ndërsa ministrja Balluku kishte deklaruar më 12 dhjetor 2022:

“Sa i përket financimit të këtij projekti, 46 për qind do ta marrë përsipër qeveria, ndërsa 54 për qind do të jetë financim nga kompania ndërtuese.

Kjo kredi do të rimbursohet nga Autoriteti Portual i Durrësit, pa cenuar buxhetin e shtetit.”

Kjo ishte thjesht një gënjeshtër mafioze gjigante!

Nga zero lekë financim nga buxheti, mashtruesi Rama kaloi në plot 430 milionë euro financim.

Nga financim nga Autoriteti Portual i Durrësit, në 430 milionë euro totalisht nga buxheti.

Nga kryerja me 46% PPP, mashtruesi Rama kaloi në financim direkt total nga buxheti.

Nga parashikimi i një kontributi financiar prej 170 milionë eurosh, edhe ky nga Autoriteti Portual, kaloi në 430 milionë euro nga buxheti i qytetarëve.

Nga 390 milionë euro, mashtruesi Rama e rriti në 430 milionë euro financimin.

Porti i Durrësit dhe afera prej 2 miliardë eurosh është në duart e kompanive guackë të regjistruara në parajsa fiskale, duke konfirmuar gjithçka që u dyshua që në fillim të saj. Një investim prej 2 miliardë eurosh, shumë i errët dhe i komprometuar rëndë në çdo pikëpamje.

Një investim strategjik i një rëndësie të jashtëzakonshme, në duart më të këqija të mundshme, që krijon hapësira pa fund për pastrim parash nga qeveria dhe një korrupsion gjigant e të pakontrolluar në favor të saj.

Sipas dokumentacionit që shoqëroi kontratën që kaloi në Parlament, rezulton se pronarë të kompanisë që do të marrë pronën publike, portin kryesor të vendit, “Eagle Real Estate Development” sh.p.k., në 60%, është një rrjet prej pesë kompanish, të cilat, nëse shohim të dhënat e depozituara në QKB, figurojnë të regjistruara në: 190 Elgin Avenue, George Town, Grand Cayman KY1-9001, Cayman Islands. (Shih ekstraktin e datës 18.05.2021 të Noterit Publik (P.L.) në Cayman Islands, përkthyer më 25.05.2021.)

Bashkimi Evropian i ka klasifikuar Ishujt Cayman si "parajsë fiskale", duke i vendosur në listën gri.

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, deklaronte më parë se: “Ndalimi i përdorimit të parajsave fiskale do t'u lejojë vendeve të konkurrojnë bazuar mbi parimet ekonomike.”

Marrëveshja për Portin e Durrësit shkel hapur Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe, saktësisht, nenin 71, pikat 1, 2 dhe 3, si dhe nenin 74.

Prandaj BE deklaroi pak muaj më parë:

“BE-ja është në dijeni të marrëveshjes së përfunduar në nëntor të vitit të kaluar midis Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila përfshin një rizhvillim të madh të Portit të Durrësit. BE-ja u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të japin sqarime për të vlerësuar përputhjen e marrëveshjes me Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit midis BE-së dhe Shqipërisë.”

Mashtruesi Edi Rama thotë me zë dhe figurë:

“Nuk do të nxjerrë asnjë kokërr leku nga buxheti i shtetit, zero”, për Portin e Durrësit.

Po 220 milionë euro taksa të falura, a nuk janë pjesë e buxhetit të shtetit?

Po 820 mijë metra katrorë, që kushtojnë qindra milionë euro, a nuk janë pjesë e buxhetit të shtetit?

Po fondi për shpronësimet, a nuk do të merret nga buxheti i shtetit?

Po 1 miliard e kusur euro për të ndërtuar portin e ri të mallrave, a nuk do të merren nga buxheti i shtetit?

Këtyre mashtrimeve u shtohen edhe 12 mijë vendet e punës në Portin e Durrësit, po aq sa gënjente dikur për Aeroportin e Kukësit. Se ky gënjen njëlloj paturpësisht; vetëm 12 mijë vende pune thotë gjithmonë.

Kurse 2 miliardë euro që do të vinin menjëherë, ky ishte mashtrim edhe më ordiner.

Vetëm 3.4% do të japin këta gjoja investitorë miliarderë, thënë më thjesht, pra vetëm 65 milionë euro, aq para sa disponojnë me dhjetëra biznesmenë të zakonshëm në Shqipëri.

Ndërsa eurot e tjera janë rrumpallë: shit apartamente e vër një radhë tulla, njëlloj si në fillimet e pluralizmit, kur kush kapte ndonjë terren i shiste apartamentet që në gropë dhe pastaj, avash-avash, merrte lekë e ngrinte ndonjë kat.

Ja pyetjet që i kam drejtuar në atë kohë qeverisë, si deputet, në kërkesën time zyrtare:

A është dhënë statusi i investitorit strategjik?

Nëse po, cilës kompani i është dhënë ky status?

Jeni shprehur publikisht se investitori do të jetë “Emaar Group”, ndërkohë që në memorandumin e firmosur nuk përmendet gjëkundi “Emaar Group”?

Analiza financiare, si detyrim ligjor për marrjen e statusit të investitorit strategjik, nga cila kompani është paraqitur?

A parashikohet që, ashtu sikurse në rastin e inceneratorëve, prona publike të mund të lihet kolateral në bankat shqiptare apo të huaja, në funksion të marrjes së kredive nga kompanitë e përfshira në memorandum?

Cilat janë masat garantuese që Porti i Durrësit të mos sekuestrohet nga bankat vendase apo të huaja për shkak të problemeve eventuale të kompanive huamarrëse?

Investimi detyron spostimin e Portit Tregtar aktual. Cilat janë masat e marra që Dogana të funksionojë normalisht dhe kjo të mos ndikojë negativisht në realizimin e të ardhurave që lidhen me biznesin, si edhe për Buxhetin e Shtetit?

Cila është kostoja e portit të ri tregtar dhe sa është kohëzgjatja e realizimit të ndërtimit të këtij porti?

Në këtë periudhë të ndërmjetme, pra të fillimit të ndërtimit të portit turistik nga njëra anë dhe portit tregtar nga ana tjetër, ku do të jetë vendndodhja e funksionimit të Doganës Portuale Durrës?

Ndërtimi i portit të ri tregtar do të realizohet me fonde të buxhetit apo do të kërkohet një tjetër borxh?

Cili është qëndrimi zyrtar i institucioneve të Bashkimit Evropian për këtë projekt?

Kërkojmë nga ju të na vihet në dispozicion i gjithë komunikimi zyrtar me Bashkimin Evropian për këtë projekt.

Në dosjen që ia kemi bërë gati SPAK-ut, të gjitha këto grupçështje, me fakte të tmerrshme, tregojnë qartë strukturën e hetimit të aferës së frikshme të Portit të Durrësit.

Roli i Edi Ramës është vendimtar në këtë aferë dhe hetimi e ndalimi i tij kanë të bëjnë me interesin kombëtar dhe ndaljen e kësaj afere shkatërrimtare për vendin.

SPAK nuk mund të vonojë më asnjë sekondë, aq më shumë që afera u pranua vetë publikisht nga Alabar.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan