Ministria e Mbrojtjes i jep tenderin 15 milionë euro kompanisë së përfshirë në skandalin evropian të korrupsionit
Ndërsa Shqipëria përballet çdo verë me zjarre masive dhe mungesë të kapaciteteve për t’i përballuar ato, ...
Ndërsa Shqipëria përballet çdo verë me zjarre masive dhe mungesë të kapaciteteve për t’i përballuar ato, ...
Protesta e 66-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama është shoqëruar edhe këtë herë me mesazhe simbo...
Për të dytën ditë radhazi, banorët e Këlcyrës, së bashku me punonjës të administratës bashkiake, dolë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një denoncim nga qytetari dixhital, i cili informon se sot me urdh&e...
Qytetarët kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, në protestën kundër qeverisë së Edi Ramës...
Për të ndërtuar një stallë lopësh në fshatin Pezë e Madhe të Tiranës duhet firma e Kryeministrit. Edhe pë...
Ka përfunduar afati i aplikimeve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa në garë janë regjistruar pesë...
Austria ka regjistruar temperaturën më të lartë në historinë e saj, pasi termometri arriti në 40.8°C të dielë...
Lista Serbe të martën dorëzoi ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Sup...
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të shkëputet nga rutina e përditshme e politikës dhe ka nisur pushimet në bregdetin e Dhërmiut...

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka akuzuar qeverinë për mënyrën se si është zhvilluar projekti i Portit të Durrësit, duke kërkuar hetim të plotë nga SPAK dhe publikimin e kontratës me investitorin Mohamed Alabbar. Në një deklaratë për mediat, Kedhi tha se pranimi i vetë investitorit se projekti është ndërtuar “me nxitim” ngre pikëpyetje serioze mbi përgjegjësitë dhe pasojat për shtetin shqiptar.
Sipas Kedhit, projekti i Portit të Durrësit u miratua pa tender, pa garë dhe pa dëgjesë publike, ndërsa një aset strategjik kombëtar u vu në funksion të një projekti privat. Ai ngriti shqetësimin se Shqipëria ka mbetur pa portin e saj kryesor tregtar, ndërsa Porto Romano ende nuk është funksional, duke e cilësuar situatën një rrezik ekonomik dhe për sigurinë kombëtare.
Nënkryetari i PD-së deklaroi se qeveria premtoi miliarda euro investime, mijëra vende pune dhe një projekt që “edhe Monako do ta kishte zili”, por sipas tij realiteti është krejt ndryshe. Ai pretendoi se godinat e para po shfaqin probleme strukturore dhe se modeli financiar i projektit mbështetet në pagesat e qytetarëve që kanë blerë apartamente ende në ndërtim.
Kedhi kërkoi që të bëhet publik i gjithë dokumentacioni i marrëveshjes me grupin Alabbar, përfshirë klauzolat e arbitrazhit, afatet dhe detyrimet e shtetit shqiptar. Ai i bëri thirrje SPAK-ut të nisë menjëherë hetimet për atë që e cilësoi “aferën më të madhe të këtyre viteve”, duke theksuar se përgjegjësit duhet të japin llogari.
Në vijim, Kedhi paraqiti edhe vizionin e Partisë Demokratike për zhvillimin e porteve shqiptare, duke propozuar modelin e “Interportit”, me porte moderne të lidhura me hekurudhë, rrugë dhe korridoret europiane të transportit. Sipas tij, ky model do të nxisë prodhimin, eksportet, investimet në industri dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Në përfundim, ai deklaroi se për Partinë Demokratike Porti i Durrësit nuk është truall për ndërtime, por një aset strategjik që i përket qytetarëve shqiptarë dhe duhet të vihet në shërbim të ekonomisë kombëtare.
‘Gabova në Shqipëri. Ndërtova shumë shpejt.’ Këto fjalë nuk i tha opozita. I tha vetë Mohamed Alabbar, investitori të cilit Edi Rama i dorëzoi Portin e Durrësit.
Kur vetë investitori pranon se projekti u bë me nxitim, dikush duhet t’u përgjigjet shqiptarëve: kush e mori vendimin, kush mban përgjegjësinë dhe kush do ta paguajë faturën? Kush përgjigjet për vendin që mbeti pa portin e vet kryesor? Kush paguan nëse nesër arbitrazhi na kushton qindra miliona euro nga taksat tona? Dhe kush u përgjigjet familjeve që dhanë kursimet për apartamente në letër?
Në vitin 2021, Porti i Durrësit, pika kryesore e tregtisë së jashtme të Shqipërisë dhe një aset strategjik për një vend anëtar të NATO-s, priste investime për modernizimin e tij. Në vend të modernizimit, Edi Rama vendosi që porti t’i hapte rrugë një projekti privat prej miliarda euro.
Pa tender. Pa garë. Pa dëgjesë publike.
Një nga asetet më strategjike të Shqipërisë u trajtua si pronë private e kryeministrit. Sot, disa vite më vonë, vetë investitori pranon se ka gabuar.
U propagandua me të madhe se dhe Monako do na kishte zili, dhjetëra mijëra vende pune do hapeshin e miliarda euro investime do vinin. Ndërkohë, situata sot është dramatike. Godinat e para janë duke u fundosur, sipas vetë institucioneve shqiptare, ndërsa modeli financiar i projektit tregon se një pjesë e rëndësishme e ndërtimit mbështetet te paratë e blerësve që kanë paguar apartamente në ajër.
I gjithë risku, dhe i gjithë dëmi është lënë në supet e qytetarëve shqiptarë.
Dhe mbi të gjitha, Shqipëria është në një situatë absurde: porti ekzistues i paralizuar, ndërsa alternativa që do duhet ta zëvendësonte nuk ekziston. Porto Romano është një tjetër aferë e rëndë që prek paratë e shqiptarëve, por dhe sigurinë e tyre kombëtare.
Kjo nuk është vetëm çështje mashtrimi financiar. Është një emergjencë ekonomike, strategjike dhe kombëtare.
Partia Demokratike ka kërkuar vazhdimisht transparencë, hetim dhe publikimin e plotë të kontratës me grupin Alabbar, përfshirë klauzolat e arbitrazhit, afatet dhe të gjithë detyrimet e shtetit shqiptar.
Ne i bëjmë thirrje edhe një herë SPAK që të nisë hetimet menjëherë për aferën më të madhe të ndodhur në këto vite, dhe t’u përgjigjet thirrjeve të qytetarëve shqiptarë për të vepruar kundër korrupsionit dhe shitjes së interesave kombëtare.
Nuk mund të ketë heshtje, kur një aset strategjik kombëtar jepet pa garë, kur vendi mbetet pa port dhe kur qytetarët do përballen me faturën e kripur të vendimeve antikombëtare të qeverisë. Kjo çështje duhet të hetohet deri në fund dhe përgjegjësit duhet të japin llogari.
Sot përballë çdo shqiptari janë dy vizione shumë të qarta për vendin tonë. Nga njëra anë betoni, klientelizmi, vjedhjet, shpopullimi, dhe trajtimi i Shqipërisë si pronë private. Dhe nga ana tjetër vizioni ynë, bindja jonë për Shqipërinë Prodhuese, të punës, inovacionit, meritokracisë. Ne kemi një alternativë diametralisht të kundërt me të Ramës për Durrësin, Vlorën dhe të gjithë ekonominë shqiptare.
Për ne, porti nuk është truall për kulla. Porti është porta hyrëse e një korridori ekonomik. Është porta e Ballkanit drejt Europës.
Vizioni ynë është Interporti: porte moderne të lidhura drejtpërdrejt me hekurudhë dhe rrugë me Tiranën, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Korridorin VIII; me terminale kontejnerësh, zona industriale dhe logjistike, dogana të digjitalizuara dhe lidhje të drejtpërdrejta me tregjet europiane.
Kjo sjell vende pune në Durrës, Vlorë, Fier, Elbasan dhe më tej. Punë në logjistikë, transport, teknologji, përpunim dhe industri. Kjo bën që fermeri shqiptar të çojë prodhimin më shpejt dhe më lirë në Europë. Kjo bën që sipërmarrësi shqiptar mos të mbytet nga kostot e transportit dhe burokracisë.
Prodhimi shqiptar nuk do të ngecë në magazina, por do dalë në tregjet europiane. Kjo është Shqipëria Prodhuese.
Aty ku kalojnë mallrat, hapen fabrikat. Aty ku hapen fabrika, krijohen vende pune. Dhe aty ku ka punë, konkurrencë, dhe perspektivë, njerëzit qëndrojnë. Ky është ndryshimi mes dy modeleve.
Ata shohin beton. Ne shohim punë, prodhim, eksport dhe sovranitet ekonomik.
Ata shohin klientë. Ne shohim qytetarë, familje, fermerë dhe sipërmarrës.
Ata e panë Portin e Durrësit si truall për kulla. Për ne porti është ekonomia e një kombi.
Porti i Durrësit nuk i përket asnjë kryeministri dhe asnjë investitori. U përket shqiptarëve. Dhe ne të gjithë së bashku do ua kthejmë atyre.
Kryetari socialist i Bashkisë Divjakë, Josif Gorrea, ka dalë haptazi kundër draftit të PS për shkrirjen e 15 bashkive në ve...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë se pas 13 vitesh në pushtet e ka çuar industrinë fason drejt nj...
Sot mbahet protesta e 66-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ata do ...
Për 65 ditë me radhë mbahen protesta masive në vend kundër kryeministrit Edi Rama. Shqiptarët njëzëri kërkojnë...
Aktori shqiptar, Mehdi Malkaj, ka bërë një thirrje të fortë nga protesta para Kryeministrisë, ku kërkohet prej 65 ditësh...
Qindra qytetarë dolën në protestë këtë të hënë në Cërrik për të kundërshtuar propozimin p&...
Banorët e Dimalit kanë dalë sërish në protestë kundër reformës territoriale, e cila parashikon heqjen e kësaj bashk...
Aktivisti Andi Tepelena, gjatë fjalës së tij në protestën e 65-të kundër kryeministrit Edi Rama, u bëri thirrje qytetar&...
Një nga pjesëmarrëset në protestën e 65-të kundër kryeministrit Edi Rama ka kërkuar anulimin e projektit të diskutu...
Prej 65 ditësh qytetarë protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama. Shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës, ndërsa shp...