Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
POLITIKE

“Alarmi i UNESCO-s, aktakuzë ndaj politikës së betonizimit të qeverisë”, Ina Zhupa: Liqeni i Ohrit rrezikon të futet në listën e pasurive në rrezik!

P
Piranjat 1 August 2026, 10:39 · 3 min lexim
“Alarmi i UNESCO-s, aktakuzë ndaj politikës së betonizimit

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka publikuar diskutimin e Stephan Doempke drejtuesi i World Heritage Watch, gjatë sesionit të 48-të të UNESCO-s, duke deklaruar se organizata ndërkombëtare “rrëzoi propagandën e qeverisë” për gjendjen e Liqenit të Ohrit.

Zhupa theksoi se kërkesa për përfshirjen e liqenit në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik konfirmon denoncimet e vazhdueshme për dëmtimin e vlerave të tij universale nga betonizimi dhe projektet e zhvillimit. Ajo akuzoi qeverinë se po e trajton trashëgiminë kulturore dhe natyrore si interes ndërtimi e biznesi, duke përmendur Ligjin 21/2024, projektin Drilon–Tushemisht, ndërtimin pesëkatësh në Tushemisht dhe projektin e marinës në Pogradec si shembuj të politikave që, sipas saj, rrezikojnë një pasuri që i përket gjithë njerëzimit.

Statusi i Ina Zhupës:
UNESCO rrëzon propagandën e qeverisë duke kërkuar futjen e liqenit të Ohrit në listën e pasurive në rrezik. Në sesionin e 48-të të UNESCO-s, drejtuesi i World Heritage Watch, Stephan Doempke, tha atë që qeveria shqiptare është përpjekur ta fshehë prej vitesh për liqenin: “Vlera e tij e jashtëzakonshme universale është në rrezik dhe ndikimet e grumbulluara vazhdojnë ta shtyjnë këtë sit unik të Trashëgimisë Botërore drejt dëmtimeve të pakthyeshme”. Kjo është akuza më e rëndë ndërkombëtare ndaj politikës së betonizimit që Edi Rama ka shtrirë mbi trashëgiminë kulturore dhe natyrore të Shqipërisë.

Qeveria nuk e sheh trashëgiminë si identitet kombëtar. E sheh si parcelë ndërtimi, si biznes dhe si mundësi për klientët e saj. Kjo është filozofia që solli Ligjin 21/2024, që po shkatërron zonat e mbrojtura, dhe e njëjta filozofi po zbatohet edhe në Liqenin e Ohrit. Projekti Drilon–Tushemisht, i zhvilluar nga AADF, nuk është model i mbrojtjes së trashëgimisë, por model i komercializimit të saj. Në vend të konservimit kemi beton, në vend të autenticitetit kemi projekte spektakli, në vend të ekspertizës së trashëgimisë kemi një qasje që e trajton këtë pasuri si mall tregtar.

Nuk është rastësi që në UNESCO u përmendën pikërisht Drilon–Tushemishti, ndërtimin pesëkatësh në Tushemisht dhe projektin e marinës me ndërtime deri në 27 kate në Pogradec si kërcënime serioze për vlerat universale të Liqenit të Ohrit. Kam denoncuar prej kohësh se kjo qeveri nuk ka as vizion dhe as respekt për trashëgiminë. Nuk mund të flasësh për zhvillim, ndërsa shkatërron pasuritë që i përkasin gjithë njerëzimit. Nuk mund të mburresh me turizmin ndërsa betonizon pasuritë e veçanta që bëjne që turistët të zgjedhin të vijnë në Shqipëri.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.