Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit
POLITIKE

‘Albanian Files’/ Berisha: Ato projekte janë të gjitha të porositura dhe miratuara nga Rama

P
Piranjat 7 July 2026, 13:06 · 2 min lexim
‘Albanian Files’/ Berisha: Ato projekte janë të gjitha

Duke ju përgjigjur interesit të medias për librin ‘The Albanian Files’, kreu demokrat Berisha tha se, “ato projekte janë të gjitha të porositura me udhëzimin, orientimin dhe janë të miratuara nga Edi Rama”.

Mariglen Kume, MCN TV. Pyetja e parë ka lidhje me temën që ju trajtuat në pjesën e parë të konferencës, pikërisht me librin ‘Albanian Files’. Cili është elementi që sipas jush, ose sipas Partisë Demokratike, e ngarkon me përgjegjësi penale kryeministrin Edi Rama tek ai libër, për të cilin ka thënë se nuk është ai autori, por ka bërë vetëm parathënien e tij? Çfarë di Partia Demokratike më shumë rreth kësaj?

Sali Berisha: Së pari dua t'ju them, them haptas, unë vetëm dy javë më parë kam marrë vesh ekzistencën e këtij libri.

Nuk kisha dëgjuar kurrë për të.

Dhe vetë autori pranon se e ka zhvilluar në mënyrë sekrete, prandaj e ka quajtur dosja, duke e krahasuar me dosjet e sigurimit të shtetit. E kupton tani?

Prandaj e them unë që kjo ngjarje nuk është e regjistruar në ‘Makondon’ e Garcia Markesit. Ne po e studiojmë këtë se kjo është, thashë, dosja më kriminale.

Ato projekte janë të gjitha të porositura me udhëzimin, orientimin e Edi Ramës. Ato leje janë, ato projekte janë të miratuara nga Edi Rama.

Se nuk ka studio në botë që të vijë dhe të englediset duke bërë një hotel mbi kanionin e Gipesë pse i shkrepi në mendje atij. Kujt do t'ia thotë Edi Rama këto?

Ndaj dhe ai nuk shpëton nga kjo.

Kjo është Shqipëria çiflig i Edi Ramës, i dorëzuar totalisht mafies së drogës dhe organizatave kriminale për ndërtim, për zhvillim, për larje parash, për larje parash, kjo është e gjitha.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.