Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt
POLITIKE

“Albanian Files”, libër i Ramës dhe njerëzve të mi!”, Këlliçi nga Kuvendi: Të ngrihet komision hetimor për projektet e arkitektëve të huaj në Shqipëri

P
Piranjat30 June 2026, 11:01 · 3 min lexim
“Albanian Files”, libër i Ramës dhe njerëzve të

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka kërkuar nga foltorja e Kuvendit ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të verifikuar mënyrën se si, sipas tij, arkitektë të huaj kanë përfituar projektet më të mëdha publike në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, Këlliçi akuzoi mazhorancën se po refuzon të diskutojë çështje që, sipas tij, po ngjallin shqetësim edhe në arenën ndërkombëtare. “Ky Parlament nuk duhet të sillet sikur jashtë këtyre mureve nuk po ndodh asgjë. Ju refuzuat debatin. Atyre iu dëgjua fjala në Parlamentin Europian, ndërsa ju refuzoni të diskutoni për ta. Parlamenti Europian ka kërkuar shprehimisht shfuqizimin e ligjit të miratuar, ndërkohë që ju heshtni dhe nuk jepni asnjë shpjegim për atë që i hapi rrugën, sipas opozitës, tjetërsimit të pronave të shqiptarëve,” deklaroi ai.

Deputeti demokrat iu referua edhe librit “Albanian Files”, duke pretenduar se ai dokumenton mënyrën se si janë zhvilluar projektet urbanistike në vend gjatë 13 viteve të fundit. “Ky parlament nuk duhet të sillet sikur nuk po ndodh asgjë jashtë këtyre mureve. Ju refuzuat debatin. Atyre iu dëgjua fjala në PE, ndërsa ju e refuzoni që të diskutoni për ta. PE kërkoi shprehimisht shfuqizimin e ligjit të miratuar. Ndërkohë që ju heshtni, nuk jepni asnjë shpjegim që i hapi rrugën vjedhjes së pronës së shqiptarëve. Albanian files tregon se si në 13 vite arkitektë ndërkombëtar të bënin projekte, pa marrë parasysh se nga vinin këto para. Ky nuk është libër i opozitës, një pamflet politik, por libri i Edi Ramës dhe njerëzve të tij, njerëzve që kanë qenë në zemër të projekteve të mëdha të këtij vendi. Në këtë libër plot 750 faqe, nuk shfaqet asnjë arkitekt shqiptar, por të huaj. Problemi nuk është se kryeministri flet me arkitektët, por projektet lindin nga marrëdhëniet personale të tij dhe jo nga ligji. Të ngremë një Komision Hetimor për të hetuar se si kanë përfituar arkitektet e huaj projekte në vendin tonë.” u shpreh Këlliçi.

Në përfundim, Këlliçi bëri thirrje për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar që të shqyrtojë procedurat dhe përfitimet e projekteve të realizuara nga arkitektë të huaj në Shqipëri.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.