Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt
POLITIKE

Alizoti: Ky parlament s’ka më dinjitet! Futini brenda protestuesit, kush e ka hak t'ia mbështjellin me vezë

P
Piranjat23 July 2026, 14:50 · 2 min lexim
Alizoti: Ky parlament s’ka më dinjitet! Futini brenda protestuesit,

Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoi dënoi dhunën e policisë ndaj protestuesve.  

“Ky parlament nuk ka më dinjitet” tha Alizoti në fjalën e tij në Kuvend duke u solidarizuar me protestuesit.

“Nuk është ndonjë nder që i bëni dikujt që të flasë në parlament, sepse është i votuar nga njerëzit. Dhe që njerëzit janë të mërzitur me parlamentin, kanë të drejtë absolute, se këtu ka vetëm teatër.

Nuk ka as koncepte, as diskutime politike, asgjë. Keni arrestuar dje një nënë me fëmijë. Kur banda e Elbasanit, banda e Durrësit shëtit në gjithë Shqipërinë, kontrollon të gjithë sistemin elektoral, kontrollon të gjithë Shqipërinë, dhe një protestues, siç lexova, shpresoj mos jetë e vërtetë, është në koma.

Gjithë kjo dhunë policore për të mbrojtur identitetin,  sharmin e deputetëve.

Le t'ju gjuajnë me vezë të gjithëve, nëse janë për vezë. Parlamenti përfaqëson popullin shqiptar, dhe populli shqiptar gjysma është e rreckosur, e varfër sot, sa nuk ushqehet dot, dhe pjesa tjetër ka vjedhur gjysmën e pasurisë së shqiptarëve.

Ky parlament nuk ka më dinjitet. Dhe dilni këtu, bëni moral që ju keni fituar. Çfarë keni fituar ju? Këtu ka humbur e gjithë Shqipëria.

Çfarë keni fituar ju? Eshtë mbushur gjithë Evropa me shqiptarë që shkojnë të punojnë, nuk lajnë dot pleqtë e vet, po lajnë pleqtë e botës. Unë nuk e di ku është kjo krenari. Që kanë krenari të mbajnë një samit. Po s'është krenari samiti, atëherë s'e kuptoni politikën. Do bëka një samit i NATO-s dhe Shqipëria qenka zhvilluar. Shqipëria është pa bukë. Kaloni Dajtin, do ju kujtohet Luli i Vocërr. Për çfarë Shqipërie flisni ju? Dhe po na bëni nder se po flasim këtu. Nëse e kam për hak për vezë, futini brenda t'ia mbështjellin të gjithëve vezë" tha Alizoti.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.