Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet janë më të sigurta

Ambasada amerikane në Tiranë përmes një postimi në rrjete sociale ka ndarë pamje dhe detaje nga Sesioni i 42-të i Trajnimit të Vazhdueshëm i Kapitullit Europian të FBINAA-së. Ky trajnim u mbajt nga data 19 deri më 23 shtator duke mbledhur profesionistë nga Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe Europa.
Ambasada në njoftim shkruan se ku SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet janë më të sigurta. Sipas ambasadës qëllim është zbatim më i fortë i ligjit, siguri më e madhe dhe komunitete më të sigurta në Shtetet e Bashkuara dhe në Shqipëri.
“Kur Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta. Nga 19 deri më 23 shtator, Sesioni i 42-të i Trajnimit të Vazhdueshëm i Kapitullit Europian të FBINAA-së mblodhi së bashku 235 profesionistë të zbatimit të ligjit nga Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe e gjithë Europa.
FBINAA bashkon drejtues të lartë të strukturave ligjzbatuese të trajnuar në Akademinë Kombëtare të FBI-së për të ndarë ekspertizë, për të forcuar bashkëpunimin dhe për të luftuar krimin e organizuar përtej kufijve. Qëllimi ynë është i qartë: zbatim më i fortë i ligjit, siguri më e madhe dhe komunitete më të sigurta në Shtetet e Bashkuara dhe në Shqipëri”, thuhet në postim.
Lexo edhe
POLITIKE
Tabaku kërkon transparencë për projektet në Zvërnec: Ligji për Investimet Strategjike duhet anuluar

REL: Kurti e shkarkoi nga AKI, Rama e solli në krye të SHISH-it! Sot Vlora Hyseni nën arrest shtëpie

Berisha: Haram Begaj është anëtar vullnetar i kësaj organizate kriminale. Nuk ekziston Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Blushi: O Republika, o mafia! Të nisë përballja e fortë për çlirimin e shtetit, rrugë tjetër nuk ka

Berisha: Vlora Hyseni u bëri presion gjyqtarëve të Kushtetueses në çështjen e Belinda Ballukut!

Denoncimi i Berishës: Vlora me Gysin dreka dhe darka dy herë në javë te një lokal poshtë shtëpisë sime

Shembet përfundimisht në humnerë shteti i Ramës!

GJKKO ‘arrest shtëpie’ për Vlora Hysenin/ Berisha: Shefja e SHISH bashkëpunëtore në krim, sekretet e shërbimit ua ka dhënë kriminelëve...





