Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin  VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit Klod Cara hedh në erë bizneset
POLITIKE

Ambasada e SHBA në Tiranë reagon për huanë 302 milionë dollarë: Modernizon mbrojtjen!

P
Piranjat 4 August 2026, 14:16 · 2 min lexim
Ambasada e SHBA në Tiranë reagon për huanë 302 milionë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes së huasë në kuadër të programit amerikan Foreign Military Financing (FMF), duke theksuar se financimi i ri do të ndihmojë Shqipërinë në forcimin e kapaciteteve të saj mbrojtëse.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, ambasada njoftoi se bëhet fjalë për një kredi prej 302 milionë dollarësh, e cila do të mbështesë vendin në përmbushjen e Angazhimit të Hagës për Mbrojtjen, që synon rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2035.

“Sot, Shtetet e Bashkuara kanë kënaqësinë të njoftojnë ratifikimin dhe nënshkrimin nga Shqipëria të një kredie të re prej 302 milionë dollarësh në kuadër të programit Foreign Military Fund (FMF), e cila do të mbështesë përparimin e Shqipërisë drejt përmbushjes së Angazhimit të Hagës për Mbrojtjen”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së.

Marrëveshja u miratua në Kuvend vetëm me votat e shumicës, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim dhe kundërshtoi mënyrën se si u ndoq procedura parlamentare.

Sipas opozitës, marrëveshja u kalua me procedurë të përshpejtuar, në kundërshtim me rregullat kushtetuese. Për këtë arsye, ajo i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar shfuqizimin e saj me argumentin se procesi i miratimit ka qenë antikushtetues.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.