Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin
POLITIKE

Ambasada Ruse 'përplaset' me Gonxhen dhe Ballën: Pretendimet për përfshirjen e Kremlinit në protesta, të pabaza

P
Piranjat 3 July 2026, 17:54 · 2 min lexim
Ambasada Ruse 'përplaset' me Gonxhen dhe Ballën: Pretendimet

Ambasada e Federatës Ruse në Tiranë ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, si edhe kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, të cilët kanë përmendur Rusinë si një nga aktorët që, sipas tyre, mund të ketë ndikim në protestat e zhvilluara në Shqipëri.

Në një deklaratë zyrtare, Ambasada Ruse i cilëson këto pretendime si "krejtësisht të pabaza", ndërsa shprehet se deklaratat e zyrtarëve shqiptarë dhe publikimet e disa mediave kanë ngjallur habi.

"Deklaratat e Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë, B. Gonxhja, dhe deputetit të Parlamentit të Shqipërisë, Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, T. Balla, në lidhje me 'përfshirjen e Kremlinit' në protestat që po zhvillohen në vend, ngjallin habi. Pretendime të ngjashme po shohim edhe në një numër mediash nga gazetarë të caktuar. Këto deklarata janë krejtësisht të pabaza", thuhet në reagim.

Ambasada thekson se Rusia ndjek parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve të tjera dhe respekton zgjedhjet e popujve.

"Rusia zbaton me rreptësi njërin prej parimeve themelore të politikës së saj të jashtme: parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve të huaja. Moska gjithmonë respekton zgjedhjen e popullit dhe punon me qeverinë e zgjedhur në mënyrë legjitime. Ne i urojmë sukses dhe begati popullit shqiptar, pavarësisht koniunkturës së krijuar politike dhe nivelit aktual të marrëdhënieve," vijon deklarata.

Në reagimin e saj, Ambasada Ruse shprehet gjithashtu se nuk është hera e parë që, sipas saj, politikanë shqiptarë akuzojnë pa baza Rusinë për ndikim në zhvillimet e brendshme politike.

"Me keqardhje vërejmë se kjo nuk është hera e parë që politikanët shqiptarë janë përpjekur t'i imponojnë publikut vendas në mënyrë të pabazë idenë e të ashtuquajturit 'ndikim dashakeq' të Rusisë. Ne bëjmë thirrje për një qasje më të përgjegjshme ndaj deklaratave të tilla dhe një përmbajtje nga kërkimi i armiqve aty ku nuk ekzistojnë," përfundon reagimi i Ambasadës Ruse.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.