Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
36 vite pas diktaturës komuniste, Hungaria hap “dosjet e agjentëve”, DW: Lustracion i vonuar Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, gjendet nën rrënoja viktima e dytë Shpërthimi në Elbasan, vijon operacioni i kërkimit të 69-vjeçarit në rrënojat e pallatit Kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja si do të jetë moti sot në vend KLSH “ngel në klasë” Bashkinë Vlorë, realizoi vetëm 29% të planit të investimeve në vitin 2025 Horoskopi/ Kujdes! Jo çdo gjë do shkojë sipas parashikimeve për këto dy shenja Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq...
POLITIKE

Ambasadorët amerikanë takim në jahtin luksoz/ Misteri i pranisë së vëllait të kryeministrit në Korfuz

P
Piranjat 9 August 2026, 22:41 · 2 min lexim
Ambasadorët amerikanë takim në jahtin luksoz/ Misteri i


Një video e dërguar në redaksinë e Piranjat News, tregon momentin ku shfaqet organizatori grek i eventeve dhe menaxheri i marrëdhënieve me publikun, George Davlas, i cili përmes një videoje selfie tregon se ndodhet në Korfuz, në bordin e një jahti luksoz në pronësi të ambasadorit amerikan në Itali, Tilman J. Fertitta, në kuadër të një pritjeje me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, më 4 korrik.

Ambasadorët amerikanë takim në jahtin luksoz/ Misteri i
Në këtë pritje mësohet se kanë marrë pjesë ambasadorja Amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle dhe ambasadori amerikan i Italisë dhe miq e të ftuar të tyre.

Në video, Davlas shprehet: “Jemi këtu në Korfuz, në jahtin e mrekullueshëm të ambasadorit amerikan të Italisë, së bashku me ambasadoren amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle.”

Ai tregon më tej se në këtë pritje janë ftuar edhe disa miq nga Korfuzi, duke e cilësuar jahtin si “më të bukurin” që ka parë.

“Falënderoj Kimberly-n për nderin që më dha, duke më mundësuar të ftoj disa miq këtu nga Korfuzi”, shprehet Davlas në video.

Mes të pranishmëve në jahtin luksoz shfaqet edhe vëllai i kryeministrit shqiptar, Olsi Rama. Nuk dihet se në çfarë statusi ka qenë i pranishëm dhe përmes kujt është bërë pjesë e kësaj pritjeje tejet luksoze.

Ambasadorët amerikanë takim në jahtin luksoz/ Misteri i

Deri më tani nuk ka ndonjë detaj konkret mbi natyrën e marrëdhënies së tij me të pranishmit.

 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by George Davlas (@george_davlas)

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.