POLITIKE

Ambasadori gjerman shuplakë Ramës: Lufta ndaj korrupsionit në nivele të larta parakusht i panegociueshëm për në BE

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Shtator 2026, 18:21
Ambasadori gjerman shuplakë Ramës: Lufta ndaj korrupsionit në

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner i kujton kryeministrit Rama se në rrugën për integrimin në BE Shqipëria ka ende detyra të rëndësishme për të bërë. 

Në një intervistë për DW, ambasadori gjerman, Karl Bergner thekson se pavarësia gjyqësorit dhe përpjekjet e papenguara kundër korrupsionit, përfshirë rastet e korrupsionit në nivele të larta parakushte të panegociueshme për në BE.

"Ndryshimi i ligjeve nuk mjafton: si BE-ja, ashtu edhe qytetarët shqiptarë presin të shohin ndryshime reale dhe të prekshme në praktikë, si dhe krijimin e kapaciteteve të nevojshme në administratën publike dhe institucionet e pavarura"  thekson ai. 

DW: Zoti Ambasador, si do t'i përshkruanit marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Gjermanisë?

Karl Bergner: Shqipëria dhe Gjermania bashkëpunojnë ngushtë në fusha të ndryshme politike, përfshirë politikën e jashtme dhe sigurinë. Si vende evropiane dhe partnere në NATO, përballemi me të njëjtat sfida që burojnë nga ndryshimet në rendin botëror dhe nga kërcënimi që paraqet lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. 

Një peshë të konsiderueshme ka edhe bashkëpunimi ekonomik. Gjermania është donatori më i madh dypalësh i Shqipërisë dhe synon të përmirësojë jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë përmes forcimit të infrastrukturës (furnizimit me ujë dhe energji, trajtimit të ujërave të ndotura dhe menaxhimit të mbetjeve) si dhe përmes mbështetjes së zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në qytete dhe, në një masë edhe më të madhe, në zonat rurale. Gjithashtu, në kuadër të bashkëpunimit tonë dypalësh, punojmë për të luftuar ndryshimet klimatike përmes gjelbërimit të ekonomisë, si dhe për të mbështetur vendin në përshtatjen ndaj kushteve gjithnjë e më ekstreme të motit të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.

Në Gjermani po rritet interesi për Shqipërinë, veçanërisht si destinacion turistik. Në të njëjtën kohë, diaspora shqiptare në Gjermani po merr një rëndësi gjithnjë e më të madhe. Mes saj ka një numër sipërmarrësish krijues dhe të suksesshëm, të cilët po ndërtojnë ura të reja mes Gjermanisë dhe Shqipërisë. Të dyja këto prirje forcojnë lidhjet mes qytetarëve të dy vendeve tona dhe i japin një shtysë marrëdhënieve tona ekonomike dhe kulturore.

DW: A i mbështet Gjermania ambiciet e Shqipërisë dhe vendeve fqinje për t'u anëtarësuar në BE? Sa realist e konsideroni synimin e Shqipërisë për të përfunduar negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027?

Karl Bergner: Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë pjesë e familjes evropiane. Për këtë arsye, ne e mbështesim fuqimisht anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian.

Qëndrimi i kahershëm i Gjermanisë është se anëtarësimi në BE i të gjitha vendeve kandidate duhet të bazohet në meritë. Për rrjedhojë, afatet varen nga shpejtësia dhe tërësia e reformave të tyre. Në këtë kontekst, ne e njohim ambicien e Shqipërisë për të përfunduar negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027. Në rrugën drejt anëtarësimit të plotë, vendi ka bërë përparim të prekshëm, ndërkohë që mbeten ende detyra të rëndësishme.

Përveç përmirësimit të jetës së përditshme të shumë shqiptarëve, asistenca e gjerë teknike dhe financiare e përmendur më sipër synon gjithmonë të mbështesë edhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kjo shtrihet nga financimi i ndërtimit të impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura në një sërë qytetesh shqiptare (si parakusht për kapitujt që lidhen me mjedisin) deri te mbështetja e ministrive të ndryshme për përafrimin e legjislacionit me standardet e BE-së. Por, në fund, vendimtare është vendosmëria e Shqipërisë për t'i ndërmarrë dhe zbatuar këto reforma, edhe kur ato janë të vështira apo prekin interesa të rëndësishme ekonomike.

Një shembull është miratimi i një ligji të unifikuar për investimet, në vend të ligjit aktual për investimet strategjike. Shqipëria është zotuar në Agjendën e saj të Reformave që ta bëjë këtë deri në fund të këtij viti, ndërsa Parlamenti Evropian, në rezolutën e tij të fundit, ka përsëritur kërkesat e mëparshme të BE-së. Sipas meje, ky do të ishte një hap shumë i rëndësishëm për të garantuar transparencën dhe kushte të barabarta konkurrence për të gjitha bizneset.

Arritja e objektivit të anëtarësimit në BE varet gjithashtu nga aftësia e administratës publike, por edhe e komunitetit të biznesit, për të përvetësuar standardet e BE-së. Fakti që Gjermania është donatori më i madh dypalësh i Shqipërisë tregon edhe njëherë për angazhimin tonë të fuqishëm për të ndihmuar Shqipërinë në çdo hap të rrugëtimit.

DW: Reforma në drejtësi ka hyrë në një fazë vendimtare. Cilat janë pritshmëritë konkrete të Gjermanisë nga institucionet e drejtësisë në Shqipëri për dy vitet e ardhshme?

Karl Bergner: Një shtet i fortë i së drejtës, mbrojtja e të drejtave themelore dhe një demokraci pluraliste janë në themel të vlerave evropiane. Respektimi i pavarësisë së gjyqësorit dhe përpjekjet e papenguara kundër korrupsionit, përfshirë rastet e korrupsionit në nivele të larta, janë parakushte të panegociueshme për përparimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE.

Në këtë drejtim, reforma në drejtësi ka qenë një faktor kyç që ka mundësuar avancimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Për të ardhmen, Shqipëria është zotuar për reforma të mëtejshme që lidhen me shtetin e së drejtës. Ky ka qenë fokusi kryesor i Gjermanisë në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE prej shumë vitesh dhe i tillë do të mbetet. Ne besojmë se Shqipëria do të vazhdojë dhe do të shtojë përpjekjet për të forcuar shtetin e së drejtës dhe pavarësinë e gjyqësorit, si dhe për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, për të përmendur disa nga fushat më të rëndësishme. Ndryshimi i ligjeve nuk mjafton: si BE-ja, ashtu edhe qytetarët shqiptarë presin të shohin ndryshime reale dhe të prekshme në praktikë, si dhe krijimin e kapaciteteve të nevojshme në administratën publike dhe institucionet e pavarura. /DW/

Artikuj te sugjeruar

video

Reagon Cllevio!

Reagon Cllevio!

Matilda,Piranja jonë vegjetariane: gjatë javës kap të korruptuarit, të dielën thyen rekorde në male!

Deklarata e Gjestit!

7 September 2026

Pamje apokaliptike nga Puka!

7 September 2026

Aida, piranja jonë e parë, rikthehet në skuadër më e motivuar se kurrë për të kapur maniakët.

Qytetarët na frymëzojnë çdo ditë. Bisedat e mikpritja e tyre na japin motiv për punën me pasion.

Luela Gaxhja, “stari” i Piranjave, që kërkon çdo ditë rritje rroge.

5 September 2026

5 September 2026

Florjan Binaj rikonfirmon: Do kandidoj sërish si kandidat i pavarur

Edon Kuqi/Piranja jonë politike që ngatërroi ëndrrën e gazetarit me atletin 100m.

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Humbi jetën në aksidentin tragjik, një muaj më parë i propozoi për martesë.

Qytetarja denoncon me video ngacmimin ne autobus. #news

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve