Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi...
POLITIKE

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, mbyll misionin në Shqipëri: Ky vend do të mbetet në zemrën time për gjithë jetën

P
Piranjat21 July 2026, 17:26 · 1 min lexim
Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, mbyll misionin në Shqipëri:

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, do ta përfundojë zyrtarisht misionin e tij diplomatik në Shqipëri në fund të muajit gusht. Me këtë rast, ai u nderua nga Presidenti i Republikës, me propozim të kryeministrit Edi Rama, me dekoratën “Ylli i Madh i Medaljes ‘Benemerenti’”, në vlerësim të kontributit të tij gjatë tre viteve të shërbimit në vend.

Ceremonia u zhvillua më herët gjatë muajit korrik, për shkak se pjesa më e madhe e stafit të Delegacionit të Bashkimit Evropian nuk ndodhet në Shqipëri gjatë muajit gusht.

Në mesazhin e tij të lamtumirës, Gonzato u shpreh se Shqipëria do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij. Ai theksoi se Bashkimi Evropian përfaqëson më shumë se një bashkim ekonomik, duke e cilësuar atë një komunitet të ndërtuar mbi vlera si liria, barazia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit.

Gonzato falënderoi qytetarët shqiptarë për mikpritjen dhe vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai theksoi se BE-ja ka mbështetur vazhdimisht reformat dhe ndërtimin e institucioneve të forta, ndërsa e mbylli mesazhin me fjalët: Ky vend do të mbetet në zemrën time për gjithë jetën. Shihemi në BE!

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.