Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ...
POLITIKE

Ambasadori i BE: Siguria ushqimore nuk është thjesht një procedurë teknike

P
Piranjat 8 June 2026, 10:57 · 2 min lexim
Ambasadori i BE: Siguria ushqimore nuk është thjesht një

Ushqimi që qytetarët konsumojnë çdo ditë është gati t'i nënshtrohet një transformimi rrënjësor falë një investimi masiv ndërkombëtar.

Ambasadori i BE-së në vendin ton, Silvio Gonzato prezantoi projektin e ri prej 12.5 milionë eurosh, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe me një kontribut shtesë prej 1 milion eurosh nga qeveria gjermane, i cili synon të revolucionarizojë sigurinë ushqimore në Shqipëri.

I prezantuar pikërisht në Ditën Botërore të Sigurisë Ushqimore, me praninë e Ministres së Bujqësisë dhe Ambasadorit Gjerman, Goinzato tha se ky plan premton të garantojë standarde evropiane "nga bujku te tryeza".

Gjatë prezantimit, ambasadori theksoi se siguria ushqimore nuk është thjesht një procedurë teknike, por një e drejtë themelore publike. Cilësia e produkteve bujqësore vendase do të fuqizohet përmes një mbikëqyrjeje të rreptë e të pandërprerë.

Për këtë qëllim, laboratorët, inspektorët dhe veterinerët do të pajisen me fjalën e fundit të ekspertizës, ofruar nga organizata gjermane GIZ, për të ngritur një sistem efikas kundër çdo rreziku të mundshëm ushqimor.

Për konsumatorët, kjo lëvizje përkthehet në një garanci absolute për çdo produkt që vendoset në tryezë, ndërsa për fermerët dhe bizneset, në një mundësi të artë për t'u bërë më konkurrues në tregjet ndërkombëtare.

Ndërkohë që vendi hedh hapa vendimtarë drejt anëtarësimit në BE, zbatimi i inspektimeve dhe analizave laboratorike me rregullat e unionit mbetet prioritet. Një nismë e tillë tregon qartë se potenciali bujqësor, nga vaji i ullirit e deri te prodhimet e përditshme, do të mbrohet dhe zhvillohet si asnjëherë më parë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.