Amendamenti për Shqipërinë, Bardhi: PE flet me një zë me qytetarët, Rama të shfuqizojë ndryshimet

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas votimit në Parlamentin Europian të rezolutës për Shqipërinë, ku u miratua një amendament që kërkon shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura.
Bardhi shprehet se “Parlamenti Evropian flet me një zë të unifikuar me qytetarët shqiptarë që protestojnë prej ditësh: të shfuqizohen dispozitat e papajtueshme të Ligjit të ndryshuar për Zonat e Mbrojtura, në përputhje me kërkesën e kahershme të Komisionit dhe Parlamentit Evropian, si dhe me kriteret përmbyllëse të Kapitullit 27”.
Reagimi i Bardhit:
Parlamenti Evropian flet me një zë të unifikuar me qytetarët shqiptarë që protestojnë prej ditësh: të shfuqizohen dispozitat e papajtueshme të Ligjit të ndryshuar për Zonat e Mbrojtura, në përputhje me kërkesën e kahershme të Komisionit dhe Parlamentit Evropian, si dhe me kriteret përmbyllëse të Kapitullit 27.
Por Edi Rama, që duket se ka humbur edhe sensin e të kuptuarit, bën sikur nuk di të lexojë.
Amendamenti shtesë i miratuar sot nga Parlamenti Evropian në Raportin për Shqipërinë:
* shpreh shqetësim serioz se zhvillimet e vazhdueshme brenda zonës së mbrojtur Vjosa-Nartë tregojnë pasojat praktike të këtyre ndryshimeve ligjore dhe rreziqet që ato sjellin për zonat me vlera të njohura ekologjike;
* shpreh se po ndjek nga afër protestat masive paqësore që po zhvillohen në këtë drejtim;
* u bën thirrje autoriteteve shqiptare që të vendosin menjëherë një moratorium për të gjitha procedurat e reja të pajisjes me leje, punimet ndërtimore dhe ndërhyrjet zhvillimore brenda zonave të mbrojtura, derisa të shfuqizohen dispozitat e papajtueshme të Ligjit të ndryshuar për Zonat e Mbrojtura, në përputhje me kërkesën e kahershme të Komisionit dhe Parlamentit Evropian, si dhe me kriteret përmbyllëse të Kapitullit 27, dhe derisa të sigurohet përputhshmëria e plotë me standardet e BE-së për mbrojtjen e natyrës; dhe
* thekson se çdo projekt në këtë zonë duhet t’i nënshtrohet vlerësimeve gjithëpërfshirëse të ndikimit në mjedis, plotësisht në përputhje me standardet e BE-së, duke përfshirë një proces transparent të pjesëmarrjes publike me komunitetet lokale, shkencëtarët dhe shoqërinë civile.
Tani Edi Rama ka vetëm një detyrë: të dëgjojë zërin e eurodeputetëve dhe të shfuqizojë ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura. Projektligji është depozituar prej nesh në Kuvend prej një muaji dhe pret votën e deputetëve.
Lexo edhe
POLITIKE
"Protestat e të rinjve po bëjnë nervoz Ramën"/ The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që mburret me pasurinë...

Vila e Ballukut/ Biseda në E-mail: ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

PE rrëzoi amendamentin për Sazanin dhe Zvërnecin/ Rama: Ose është çmendur dhe korruptuar Europa, ose...

Mbi 120 akademikë shqiptarë mbështesin protestat: Vendi ka nevojë për drejtësi dhe meritokraci

Berisha: Dënoj kërcënimet e Ramës ndaj deputetes Marjana Koçeku! Ministri Malaj shantazhoi deputetin Shehaj, t’i hiqet mandati





