POLITIKE

“Amerika të ndërhyjë menjëherë, rrezikohet siguria”, ish-ambasadori: Gjykata e Hagës po na trajton si plaçkë tregu

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Shtator 2026, 22:13
“Amerika të ndërhyjë menjëherë, rrezikohet

“Gjëja shqiptare në rajon është kthyer në plaçkë tregu për fuqitë e mëdha siç ka qenë në ‘13, siç ka qenë gjatë gjithë historisë së popullit shqiptar”. Kështu u shpreh në Off the Record ish-ambasadori Roland Bimo, një ditë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Duke e cilësuar precedent të rrezikshëm për sigurinë e Ballkanit, ai apeloi që Kosova të ndërmarrë hapa urgjentë për të dalë nga kjo situatë.

“Qeveria e Kosovës të ndërmarrë urgjentisht hapa për zhbërjen e gjykatës dhe brenda mundësive në qoftë se e shikojnë nga ana kushtetuese, nëse presidenti, presidentja kushdo që të jetë i Kosovës ka të drejtën e faljes, për të dalë nga ngërçi politik që është krijuar, sepse është krijuar një situatë jashtëzakonisht e rëndë për çështjet e sigurisë dhe të stabilitetit të Ballkanit”, u shpreh ish-ambasadori në A2 CNN.

Sipas ambasadorit, me vendimin e Hagës, Europa për të shlyer njollën e zezë të turpit që është krijuar në territorin e saj nga gjenocidi serb, mundohet të krijojë një ekuivalent moral duke fajësuar shqiptarët që t'i drejtohet opinionit të vet të brendshëm dhe të thotë që çfarë mund të bëja unë me serbët, kur fajin e kishin shqiptarët.

“Është krijuar një situatë jashtëzakonisht e rëndë për çështjet e sigurisë dhe të stabilitetit të Ballkanit, për të cilët Europa për të shlyer njollën e zezë të turpit që është krijuar në territorin e saj nga gjenocidi serb, mundohet të krijojë një ekuivalent moral duke fajësuar shqiptarët në mënyrë që t'i drejtohet opinionit të vet të brendshëm dhe të thotë që çfarë mund të bëja unë me serbët kur fajin e kishin shqiptarët. Pra, në narrativën europiane kjo që ka ndodhur është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe për këtë gjë ka paralajmëruar dhe Andrewu Josef në 5 korrik të këtij viti, kur thotë që gradualisht po fryhet një situatë ku me dashje apo pa dashje, me vullnet apo pa vullnet, gjykata do t'i dënojë këta njerëz, sepse janë harxhuar 500-600 milionë euro për të justifikuar një investim.

Jo vetëm paratë por dhe një investim moral dhe politik të Europës, e cila parathotë një destabilizim të mëtejshëm të Ballkanit duke duke inkurajuar serbët e Serbisë me në krye zotërinë që është sot president, por edhe ata që janë në Republika Serbska për të thënë që ne mund të bëjmë çfarë të duam dhe në fund të ditës europianët do ngrenë një gjykatë, e cila do dënojë viktimat tona, nuk do na dënojë neve. Precedenti është jashtëzakonisht i rëndësishëm, i rrezikshëm jo vetëm nga ana juridike, por në radhë të parë nga ana politike”, theksoi Bimo.

Në këto kushte ish-ambasadori Bimo, ka kërkuar një angazhim më të madh politik nga Shtetet e Bashkuara lidhur me zhvillimet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, siç ka bërë edhe në raste të tjera kur kanë ngritur shqetësime për Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Po kështu duhet të evprojë edhe faktori shqiptar në rajon e botë.

“Ajo që sugjerohet është që duhen ndërmarrë hapa të shpejtë, të jashtëzakonshëm politik. Kush ka mundësi të ndikojë në administratën amerikane përmes lobimeve apo përmes ë influencave të caktuara? Sepse për sa kohë kjo gjykatë ka treguar që nuk është një gjykatë ë juridike, por është një gjykatë tërësisht e ndikuar politikisht, atëherë do duhet që në këtë këndvështrim Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu sikurse kanë treguar që nuk kanë hezituar asnjëherë të shprehin dyshimet e tyre për paanshmërinë e Gjykatës Ndërkombëtare, të cilën në të gjitha rastet e shprehin ndryshimin e tyre për aftësinë e kësaj gjykate për të gjykuar krimet.

Në rastin konkret do duhet që të bëjnë të njëjtën gjë edhe me këtë lloj gjykate, por në këndvështrimin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë angazhime kudo në botë, do të duhet që faktori shqiptar, ata që janë atje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo dhe shtetet shqiptare dhe atë kush ka mundësi dhe besoj që ne kemi jashtëzakonisht shumë në dorë për të qenë faktor stabiliteti siç kemi qenë deri tani, por jo që të jemi plaçke tregu siç po na trajton vendimi i kësaj gjykate”.

Artikuj te sugjeruar

video

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim