Tensione para Parlamentit. Protestuesit rrethojnë deputetin e PS: O hajdut
Tensione janë regjistruar para ambienteve të Parlamentit. Protestues të shumtë shihen teksa kanë rrethuar deputetin e PS-së në...
Tensione janë regjistruar para ambienteve të Parlamentit. Protestues të shumtë shihen teksa kanë rrethuar deputetin e PS-së në...
Një realitet i hidhur vjen në protestën që po mbahet për ditën e 19. Një protestues tha se fshati i tij nuk kishte ujë. ...
Protesta e ditës së sotme ka marrë një drejtim të ri. Gjatë ditëve të kaluara marshimi ka qenë nga sheshi “Sk...
Ndërkohë që ka nisur mbledhja e qytetarëve për protestën e 19 ku kërkohet largimi i qeverisë dhe dorëheqje e kryemi...
Opozita bojkoton seancën e Kuvendit, në sallë vetëm Shehaj. Mazhoranca bëhet gati për miratimin e amnistisë. Peleshi dy mas...
Ditët e para të protestës në Tiranë u bojkotuan nga mediat vendase, por tërhoqën menjëherë vëmendjen e mediave...
Ngjarja tragjike që i mori jetën 21-vjeçarit shqiptar Samir Fermaca në Itali, po merr një tjetër kthesë, teksa një d&e...
Këto ditë, vëmendja globale është përqendruar te një nga ngjarjet më të mëdha sportive në botë, Kupa...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur këtë të enjte vendimin për dy nga emra...
Trafiku në Ngushticën e Hormuzit duket se është rritur sot, me disa anije që kalojnë nëpër ngushticë në rrug...
Kuvendi i Shqipërisë po përballet me një bllokim të paprecedentë, ku mungesa e numrave po detyron drejtuesit e seancës të ndjekin skenarë të pazakontë për të fituar kohë.
I ftuar në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv për të folur mbi zhvillimet në Parlament dhe kalimin e ligjit ‘Për Aminsitinë’, deputeti i PD, Belind Këlliçi tha se një ligj i tillë kërkon shumicë të cilësuar, ndërsa shtoi se referua ngjarjeve të fundit, llogaritë tregojnë një rënie të ndjeshme të numrave për Partinë Socialiste.
Sipas Këlliçit, me largimin e disa mandateve dhe mungesat thelbësore në sallë, situata paraqitet kritike, ku shtoi se deputetja dhe ish ministrja Belinda Balluku nuk është paraqitur në Kuvend prej më shumë se katër muajsh, ndërkohë që ka refuzuar negociatat e fundit për të qenë e pranishme në votim.
Nga ana tjetër u shpreh ligjvënësi demokrat, mungesa e vetë Kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhet në një vizitë jashtë vendit, ka thelluar krizën e votave në parlament.
Teksa tha se të hënën e ardhshme pritet gjithashtu një seancë e posaçme ku institucionet e drejtësisë, përfshirë SPAK, do të raportojnë në Kuvend, Këlliçi shtoi se një kërkesë e dytë për heqjen e imunitetit të Ballukut ka mbërritur në Kuvend.
"Pra shumicë të cilësuar të votave. Me një llogari të thjeshtë për ata që na ndjekin ta kuptojnë, Edi Rama zotëron 83 mandate sot që flasim. Së bashku me 3 votat e Tom Doshit ka 86. Duke llogaritur faktin që Koçeku i ka ikur, pra është një deputet e pavarur dhe nuk vjen në parlament. Jo nuk ka ardhur as ditën e sotme, mbeten në 85. Duke llogaritur Belinda Ballukun që nuk shkel në parlament tashmë prej më shumë se 4 muajsh dhe nuk vjen, dhe sigurisht nuk mund të vijë Belinda Balluku për të votuar pro amnistisë. Nuk vjen fare, nuk shkel në parlament. Jemi në 84 vota. Dhe duke llogaritur faktin që Edi Rama është në një vizitë jashtë Shqipërisë, sepse zotëria mbi gjysmën e vitit qëndron jashtë Republikës së Shqipërisë. Në Shqipëri nuk vjen në Kuvend, pra nuk e konsideron fare parlamentin.
Ky është problemi që sot ka Partia Socialiste në Kuvend dhe ky është problemi që ka sot Niko Peleshi, i cili është kthyer në një marionetë të Taulant Ballës dhe e drejton, jo nga sot por në fakt ka rreth 2-3 muaj që e drejton Kuvendin bazuar në gjendjen emocionale të Taulant Ballës dhe e drejton me SMS-të e Taulant Ballës. Është thyer si asnjëherë më parë, ka ndodhur që 4 herë sot është vendosur, një herë pushim 5 minuta, një herë pushim 15 minuta, një herë pushim 1 orë dhe një herë pushim tjetër 2 orë, nga Niko Peleshi për shkak se këta nuk kanë numrat. Si asnjëherë më parë nuk është lejuar opozita, deputetët e opozitës për të folur, qoftë edhe për procedurë. Për të marrë fjalën janë anulluar listat. Pra që ta kuptoni, çdo deputet ka një buton në të cilin mund të kërkojë fjalën për procedurë, në çdo moment që ia lejon rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë. Deputetët e opozitës të gjithë kanë kërkuar fjalën sot për të folur pjesa dërrmuese për procedurë, dhe ka një listë që ne e kemi parë të gjithë elektronike që e ka dhe kryetari i Kuvendit, që tregon radhën e folësve se kush ka kërkuar fjalën për procedurë, qoftë nga opozita apo nga mazhoranca.
Tre herë është anuluar lista edhe pse ne e kishim online, edhe pse e dinim kush fliste. Unë personalisht kam qenë në ëaiting list i pari, dy herë, edhe kur u vendos për 15 minuta dhe 1 orë pushim, dhe anullohej, rrëzohej lista nga Niko Peleshi. Tentohej të kalohej në një skenar që të fliste, të bënte një raport ministri i jashtëm për konferencën e tetë ndërqeveritare me BE-në për të marrë kohë. Dhe ndërkohë të gjithë deputetët e opozitës, Partisë Demokratike më saktë, kërkonin të flisnin bazuar në rregullore për procedurë. Nga ana tjetër ne kërkonim fjalën dhe çuditërisht çdo herë, i pari në listë për të folur ishte deputeti Redi Muçi, i cili nuk gjen rast pa sulmuar më shumë Partinë Demokratike dhe opozitën sesa vetë Partinë Socialiste, në çdo fjalë që ai ka në parlament. Kështu që kjo është ajo që po ndodh në orën 18:30 për 20 minuta është njoftuar le të themi mbledhja sërish e Kuvendit. Nga informacionet informale që kemi, pritej që Edi Rama të mbërrinte në Shqipëri dhe të drejtohet drejt sallës së Kuvendit për të votuar.
Ka patur negociata me Belinda Ballukun deri rreth orës 2 apo 3 në drekë që të vinte në Kuvend për të votuar amnistinë. Sipas informacioneve informale po e them dhe njëherë që kemi marrë, nuk ka pranuar të vijë dhe të votojë për amnistinë apo të marrë pjesë në asnjë procedurë votimi në parlament. Tashti, unë i kam bërë një pyetje sot një javë më parë Niko Peleshit, për të cilën ende nuk kam marrë përgjigje zyrtare nga Niko Peleshi. A ju ka ardhur kërkesa e dytë nga prokuroria e posaçme për masën e sigurisë për ishzëvendëskryeministren Belinda Balluku? Ende sot që flasim ka kaluar një javë, e kam pyetur dhe sot Niko Peleshin por jo me mikrofon, e pyeta si nga vendi dhe kur kam shkuar për të debatuar, dhe nuk jepet përgjigje nga kryetari i Kuvendit. Duhet që kryetari i Kuvendit t'ia përcjellë Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, dhe ata të njoftojnë mbledhjen e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve dhe të njoftojnë deputetët përkatës të PD-së dhe të PS-së.
SPAK nuk njofton. Po ju them këtë sekret, që është për raste të ngjashme që përdoret dhe që menaxhohet, dhe ka informacion vetëm kreu i Kuvendit. Dhe edhe sot që ne flasim është data 18 qershor, nuk kemi një përgjigje zyrtare nga Kuvendi. Unë kam një dijeni dhe kam informacione bazuar në burimet e mia informale, që thonë se bazuar në të gjitha të dhënat e reja, në skandalin jo vetëm të vilës së re që i është gjetur Belinda Ballukut, por në një hetim të thelluar pasuror që i është bërë zonjës në fjalë dhe rrethit të saj të ngushtë familjar dhe shoqëror, rezulton që prokuroria ka krijuar bindjen e arsyeshme që kemi të bëjmë me prova të reja dhe me akuza të reja penale ndaj deputetes në këtë rast Belinda Balluku, dhe kanë kërkuar një masë të dytë.
Nëse unë e kam gabim, apo opozita apo Partia Demokratike e ka gabim, mjafton që të dalë kreu i Kuvendit të thotë, 'kjo nuk është e vërtetë, nuk kemi një kërkesë për heqjen e imunitetit apo për një masë sigurie ndaj Belinda Ballukut' dhe jeta vazhdon normalisht. Dhe kjo mund të jetë arsyeja që me të drejtë zoti Koka pyet dhe thotë a mos kemi këtu një konflikt mes Belinda Ballukut dhe qeverisë dhe Edi Ramës për shkak se ai kishte garantuar që historia do të mbyllej me kërkesën e parë. Dhe që pritet t'ju jap dhe një detaj tjetër. Ditën e hënë pritet që të ketë një seancë jashtë radhe të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, për shkak të raportimit të institucioneve kushtetuese të pavarura... që është SPAK dhe institucionet e drejtësisë për të raportuar në Kuvend. Dhe për këtë arsye mesa duket këto janë arsyet që Edi Rama është duke bërë këtë cirk dhe këto lëvizje, këto pirueta në momentet e fundit. Por tani që ne flasim, Partia Socialiste nuk i ka votat për të kaluar amnistinë", tha ai.
Kryeministri Edi Rama i ka lidhur protestat masive në Shqipëri me një fushatë të gjerë dezinformimi dhe ndërhyrje kibernetike...
Ditët e para të protestës në Tiranë u bojkotuan nga mediat vendase, por tërhoqën menjëherë vëmendjen e mediave...
Parlamenti Europian ka miratuar një amendament, që kërkon zgjidhjen e çështjes së përdorimit të gjuhës shqipe n&e...
Deputetja e PD, Ina Zhupa paralajmëron për një masakër të vërtetë mjedisore, që sipas saj po ndodh me zonat e mbrojtura ...
Kryeministri Edi Rama është përfshirë në një debat me prezantuesen dhe korrespondenten e CNN, Eleni Giokos, gjatë një in...
Një seancë e tensionuar dhe me dyer të mbyllura ka shoqëruar procesin gjyqësor të zhvilluar së fundmi ndaj ish Presidentit, I...
Ish-deputetja, Monika Kryemadhi, ka dalë këtë të enjte nga ambientet e SPAK, ku ka folur para gazetarëve për materialet hetimore q...
Dy letërporosi janë dërguar nga Shqipëria në Kosovë, me qëllimin e vetëm gjurmimin e një shume prej 42 milionë...
Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të seancës gjyqësore ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta...
Një incident i raportuar në ambientet e Bashkisë së Orikumit ka rikthyer në vëmendje standardin që Kryeministri Edi Rama ka d...