Enton Abilekaj: Nëse marrëveshja me SHBA-në votohet pa u lexuar, vetëm protesta mund ta ndalë

Analisti Enton Abilekaj ka reaguar për marrëveshjen që pritet të shqyrtohet në Kuvend, duke paralajmëruar se miratimi i saj pa u lexuar në seancë plenare do të ishte një precedent i rrezikshëm.
Sipas tij, opozita nuk duhet ta votojë dokumentin në këto kushte, ndërsa argumenton se, nëse kjo ndodh, protesta do të mbetet e vetmja mënyrë për të kundërshtuar dhe shpëtuar vendin.
Postimi
Nese opozita u nenshtrohet edhe kete here komplekseve ndaj SHBA dhe voton marreveshjen pa u lexuar ne seancen plenare, atehere vetem Protesta mund ta shpetoje vendin nga mashtruesi qe perdor nje dokument strategjik per tu krijuar shqiptareve idene e rreme se ka nje raport special me Washingtonin.
Sado prej letre te jete Shteti, sado i zhytur ne korrupsion dhe si rrjedhim ne servilizem dhe vulnerabilitet ndaj aleateve te medhenj, votimi pa u lexuar ne seance do ishte fundi pa dinjitet i sovranitetit qe ka rene ne duar sharlatanesh.
Pastaj Protesta duhet te marre urgjentisht ne dore insitucionet, me te gjitha mjetet, me nje pergjigje proporcionale ndaj policise politike qe edhe sot po keqperdoret nga kryemashtruesi.
Lexo edhe
POLITIKE
Me qeset plot vezë e domate, protestuesit marshojnë drejt komisariatit nr.1

VIDEO/ Kuvendi kërkoi që deputetët ta lexonin në sallë, momenti kur Agron Shehaj “rrëmben” marrëveshjen dhe largohet me vrap

SPAK zgjat me 3 muaj afatet e hetimit per Belinda Ballukun, nën hetim per korrupsion, pastrim parash e shkelje e barazisë në tendera

“Mos na provokoni!”/ Tensione në protestë, qytetarët hedhin vezë në drejtim të policisë, efektivët përgjigjen me gaz lotsjellës...

“Arresto Belindën”/ Protestuesit vijojnë marshimin drejt rrugës së Elbasanit, tensione me policinë: Mos ecni krah nesh!

Seanca plenare nën masa të forta sigurie/ Deputetët socialistë hyjnë në Kuvend, protestuesit thirrje: Poshtë qeveria

Ministra e deputetë frikë nga vezët, skenari për të shmangur protestuesit. Do të kalojnë nga…

Sot seancë plenare, në rend dite ndryshime në përbërjen e komisioneve





