Turistja gjermane 33-vjeçare vdiq në Palasë, Policia e Vlorës reagon pas 6 ditësh
Policia e Vlorës reagoi mbrëmjen e sotme pas publikimit të lajmit në rrjetet sociale kur një turiste gjermane 33-vjeçare, nd&eum...
Policia e Vlorës reagoi mbrëmjen e sotme pas publikimit të lajmit në rrjetet sociale kur një turiste gjermane 33-vjeçare, nd&eum...
Një shpërthim i fortë raportohet në zonën e Laprakës në kryeqytet. Në rrjetet sociale qytetarët shkruajnë se ...
Pas publikimit të një videoje ditën e sotme nga Piranjat News, ku një Jet Ski lëviz me shpejtësi të lartë mes pushuesve ...
Porti i Malagas është identifikuar si një nga pikat kryesore të hyrjes së karteleve ndërkombëtare të drogës në...
Një qytetar denoncon gjuetinë me elektricitet në Lumin Drin pranë Bërdicës duke bërë që ata banorë që dua...
Ka nisur marshimi i përnatshëm drejt Kryeministrisë në ditën e 67-të të protestës qytetare, ku pjesëmarrësit k...
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar sërish pasi mori shkresën zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë pë...
Në vitin 2024 qeveria greke shpalli një tender për të blerë 25 avionë për shuarjen e zjarrit me fond limit rreth 155 milion&e...
Një 69-vjeçar në Wisconsin, SHBA, vendosi të shmangte makinën dhe të shkonte për të bërë pazar me mjetin e...
Valëvitja e një flamuri shqiptar me simbole kombëtare në qytetin shqiptar të Gucisë, në Mal të Zi, është sho...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar Edi Ramën, Belinda Ballukun dhe Taulant Ballën se qëndrojnë pas anulimit të kontratës së aeroportit të Vlorës, të cilën e cilësoi si një “histori mafioze korrupsioni”.
Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se prishja e kontratës do t’u kushtojë shtrenjtë qytetarëve shqiptarë, duke pretenduar se shteti rrezikon të përballet me një gjobë prej të paktën 500 milionë eurosh.
Sipas Berishës, kontrata u anulua pasi, biznesmeni Behgjet Pacolli nuk pranoi t’u njihte aksione zyrtarëve të lartë të qeverisë, të cilat Berisha pretendon se lidhen me investitorin turk të projektit.
“Këtu kemi një treshe faqezezë, Edi Rama, Belinda Balluku dhe Taulant Balla. Kjo është një histori mafioze korrupsioni e paimagjinueshme”, deklaroi Berisha.
Lideri i opozitës riktheu edhe akuzat për projektin e aeroportit të Vlorës, duke thënë se ai ishte konceptuar për të realizuar, sipas tij, “vjedhjen më të madhe në Ballkan”.
Berisha kritikoi më tej deklaratat e mëparshme të Belinda Ballukut se Vlora do të kishte aeroportin më të madh në Ballkan, duke i cilësuar ato si të pabazuara.
Shqiptarët, për pasurimin e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, për plaçkitjen nga ana e tyre të paktën 130 milionë eurove biletat e munguara, po prishin një kontratë, për të cilën garantoj qytetarët e këtij vendi se do gjobiten me së paku 500 milionë euro.
Po prishin një kontratë dhe po prishin kontratën vetëm e vetëm se e panë që Behgjet Pacolli nuk ka ndërmend t’u njohë atyre aksionet që këta pretendojnë se kompania turke ia ka dorëzuar Behgjet Pacollit për në pronësi të tyre.
E kuptoni? Pra, këtu janë, është një treshe faqezezë Edi Rama, Lubi Balluku, Taulant Balla, të cilët kanë përdorur atë ortakun tjetër të ndërtimit për t’ia marrë Pacollit aksionet.
Pacolli aksionet nuk i jep. Është biznesmen me eksperiencë dhe duket se nuk plotëson pazarin e tyre, kërkesat për pazar. Janë më qesharakët në botë proceset ndaj kësaj, ndaj kësaj dosje.
Dhe dëshmia që Pacolli ka bërë, si u thirr nga Belinda dhe si u Belinda u veçua me biznesmenin turk e të tjerë e të tjerë, dëshmojnë qartësisht se Rama, Balluku dhe Taulanti janë pretendentët më kryesorë për aksionet që turku ka dorëzuar.
Një histori mafioze korrupsioni të paimagjinueshme.
Ju kujtohet ju, nuk e harroj ndonjëherë, kur Belinda Balluku, e cila për hir të së vërtetës duhet ta them këtu që në çdo rrafsh përfaqëson një nulitet njerëzor, një turp njerëzor, absolutisht në çdo rrafsh, vraponte nga Shëngjini dhe deklaronte se Vlora do ketë aeroportin më të madh në Ballkan.
Me gjithë qesëndinë duke treguar veten se Ballkani nuk ka një injorante të dytë si ajo. E cila nuk dinte as të maskojë vjedhjet e saj. Se të pretendoje të ndërtosh në Vlorë aeroportin më të madh të Ballkanit, do të thotë të gjobisësh shqiptarët me një gjobë të tmerrshme.
Vlora është një destinacion turistik nga më të mrekullueshmit, por Dubrovniku është gjithashtu një destinacion turistik dhe historik nga më të mrekullueshmit. Dubrovniku ka një aeroport shumë të mirë, por nuk ka as aeroportin më të madh të Kroacisë, as të Ballkanit.
Po pse e donin këta Rama dhe Balluku më të madhin aeroport në Ballkan në Vlorë? Për të bërë vjedhjen më të madhe në Ballkan me një aeroport. Kjo ishte një histori dhe që ta dini ju, tani ta merrni vesh, kur ndërtohej aeroporti që i zhduku flamingot.
Dhe unë kam të dhëna të padiskutueshme, të vetëdijshëm se e vërteta është që flamingot, pasi fillojnë fluturimet në atë, në atë lagunë nuk kanë vend më. Imagjinojeni ju duke ju fluturuar avionët mbi, mbi lagunë.
Dhe për të mbrojtur, sepse nuk është se s’e ngritëm ne, ne e ngritëm shumë çështjen e aeroportit. E ngritën dhe disa mjedisorë, ç’është e vërteta. E ngritën.
Po për të mbrojtur nga protestat, aty ditë e natë ishin të stacionuara 30 mikrobusë dhe autobusë të policisë. Të të gjitha llojeve të policisë. Sepse Rama dhe Lubia mbronin pronën e tyre. Kjo është e vërteta.
Aeroporti i Vlorës në arbitrazh? Ja fatura e ‘majme’ që rrezikon të paguajë Shqipëria
Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Kosovës, Liburn Aliu është marrë në pyetje nga ...
Kreu demokrat ka reaguar gjatë konferencës së shtypit edhe për shpalljen ‘non grata’ nga MB të gazetarit nga Maqedonia e ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat, ku ka denoncuar ashpër skandal...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar se kryeministri Edi Rama ka urdhëruar ministrin e Financave, që t’i disbursoj&e...
Po, e bëj mbi tekstin që më çove, pa shtuar slogane apo fakte të tjera. Ja një version më natyral, me ritëm lajmi dh...
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Turizmin, Kulturën dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka akuzuar qeverinë për standarde të dyfisht...
Ndërsa Shqipëria përballet çdo verë me zjarre masive dhe mungesë të kapaciteteve për t’i përballuar ato, ...
Protesta e 66-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama është shoqëruar edhe këtë herë me mesazhe simbo...
Në ditën e 66-të të protestës ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, një prej qytetarëve pjesëmarr&eu...
Nga Basir Çollaku Gusht dhe vapë trullosëse. Protestë e pandalshme, tashme në muajin e tretë mbarëkombëtare kund...