Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj Studentët rrëzuan Vuçiçin pas 12 vitesh në pushtet/ Gazetarja i kujton editorialin me ish-presidentin serb,... Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH refuzon të marrë pjesë në seancë Kërcënimet ndaj Veliajt/ Berisha: Rama ka frikë se humbet Tiranën, opozita duhet të bashkohet me kandidatë ...
POLITIKE

Arrestimi i Agasit, Këlliçi: Kërkesa e dytë e SPAK për imunitetin e Ballukut, është tashmë drejt zyrtarizimit

P
Piranjat26 August 2026, 21:03 · 3 min lexim
Arrestimi i Agasit, Këlliçi: Kërkesa e dytë e SPAK

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas arrestimit të Ergys Agasit, duke ngritur pikëpyetje mbi zhvillimet brenda mazhorancës dhe duke hedhur një sërë skenarësh mbi arsyet që mund të kenë çuar në prangosjen e tij.

Në reagimin e tij, deputeti demokrat ngre pyetjen se çfarë ka ndryshuar në raportet brenda kupolës së pushtetit, që Agasi, i shpallur në kërkim prej muajsh, u arrestua pikërisht tani.

Më tej, ai ka ngritur tezën se arrestimi mund të jetë i lidhur me përplasjet e brendshme në pushtet, konkretisht mes ish-zv.kryeminites Belinda Balluku dhe kryeministrit Edi Rama.

Në vijim, deputeti i PD-së ngre edhe një pretendim tjetër lidhur me SPAK-un, i cili sipas tij, është duke zyrtarizuar kërkesën e dytë për imunitetin e Ballukut

Reagimi i deputetit të PD-së Belind Këlliçi: Cilat raporte në kupolën e Organizatës janë prishur, që u arrestua sot Gysi i Ramës?!

Ergys Agasi edhe pse në kërkim policor prej muajsh, ishte në rutinën e tij duke udhëtuar me makinë nga Elbasani në Durrës, nën shoqërinë e një ish drejtuesi të lartë të policisë së shtetit, kur u arrestua pak më parë.

Sërish u konfirmua denoncimi i Partisë Demokratike se koordinatori i Edi Ramës për krimin dhe një prej njerëzve më të afërt të Kryeministrit, kishte mbrojtje shtetërore dhe nuk ndalohej nga policia, edhe pse dihej shumë mirë se ku shkonte, ku fshihej e ku qëndronte.

Po çfarë ka ndryshuar në raportet dhe përplasjet e pushtetit, brenda kupolës së Organizatës Kriminale ‘Rilindja’, që sot u vendos të ndërpritej rehatia e Agasit, dhe t’i vendoseshin prangat?!

Është e thjeshtë dhe e logjikshme teza që kjo të jetë një lëvizje emergjente e Ballukut, nën urdhërat e të cilës është kryepolici Skënder Hita, i njohur gjerësisht dhe si Skënder Balluku, si shenjë presioni ndaj Edi Ramës!!!

Në shtator priten ndryshime në qeveri, nën trysninë që ka krijuar protesta e 88 ditëve, dhe të besuarit e Ballukut që janë gjysma e qeverisë, janë më të rrezikuarit!

Informacione ka se edhe kërkesa e dytë e SPAK për imunitetin e Ballukut, është tashmë drejt zyrtarizimit!

Me lëvizjen sot dhe goditjen e Agasit, ish zëvendëskryeministrja i dërgon mesazh të qartë shefit të Organizatës se çfarë është në gjendje të bëjë.

Duke i thënë t’i mbajë larg duart nga qeveria, që praktikisht ajo e ka nën kontroll të plotë!

Sot i’a arrestoi Gysin, në makinë me Shpatarakun! Nesër, mbase i arreston Olsin, në ndonjë zyrë kadastre, apo ambjent kazinoje!

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Nga kategoritë e tjera

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.