'Arsimi në emergjencë kombëtare'/ Xhixho: Propaganda e 'Shqipërisë europiane' rrëzohet nga shifrat e Eurostat

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka kritikuar qeverinë për nivelin e shpenzimeve për arsimin, duke iu referuar të dhënave të Eurostat.
Sipas Xhixhos, Shqipëria shpenzon vetëm 2.9% të PBB-së për arsimin, kundrejt 4.7% që është mesatarja e BE-së, duke mbetur edhe pas vendeve të rajonit.
Ajo akuzon qeverinë se investon më shumë në “beton, fasada dhe propagandë” sesa në arsim, mësues dhe të rinj.
“Arsimi në emergjencë kombëtare”, shprehet Xhixho, duke e cilësuar këtë situatë si një tjetër dështim të qeverisë Rama.
Postimi:
ARSIMI NË EMERGJENCË KOMBËTARE!
SHQIPËRIA E FUNDIT PËR SHPENZIMET NË ARSIM!
Të dhënat e Eurostat rrëzojnë propagandën e qeverisë.
Shqipëria shpenzon vetëm 2.9% të PBB-së për arsimin, ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian është 4.7%. Pra, Shqipëria jo vetëm që është shumë larg Europës, por mbetet edhe pas vendeve të rajonit.
Shqipëria – 2.9%
Bosnjë-Hercegovina – 4.1%
Kosova – 3.9%
Serbia – rreth 3.7%
Mali i Zi – rreth 3.7%
Maqedonia e Veriut – rreth 3.9%
BE – 4.7%
Kjo është fytyra reale e propagandës së “Shqipërisë europiane”: flasin për Europën, por nuk investojnë te ajo që ndërton një shoqëri europiane – arsimi, mësuesi, universiteti dhe fëmijët tanë.
Më pak para për arsimin do të thotë më pak mundësi për të rinjtë, më shumë pasiguri dhe më shumë arsye për të kërkuar të ardhmen jashtë vendit.
Ndërkohë, paratë publike vazhdojnë të derdhen në beton, fasada dhe projekte që i shërbejnë më shumë propagandës së qeverisë sesa zhvillimit të kapitalit njerëzor.
Europa ndërtohet duke investuar te dija dhe modelet e mira për shoqërinë.
Por, Rilindja ka dëmtuar rëndë arsimin dhe ka promovuar modele të krimit të organizuar, të të bërit para të shpejta duke shkelur ligjin dhe duke shkatërruar themelet e shoqërisë.
Lexo edhe
POLITIKE
Boçi: Projekti PD për reformën territoriale i thotë “jo” 46 bashkive, pushteti duhet t’i shërbejë qytetarit

Vrasja e turistit portugez, kreu i PD: Akt që ndodhi në duart e shtetit!

Patosi në protestë kundër hartës së re territoriale, banorët: Mos e shkrini bashkinë me Fierin

Tabaku nxjerr shifat: Rritje vetëm në letër, si po gënjen qeveria për eksportet nga Shqipëria

Kapidani: Propaganda e Ramës ‘10 milionë turistë’ nuk fsheh dot dështimin e shtetit përballë krimit





