Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja
POLITIKE

Artan Hoxha në Kuvendin e PD: Kemi liderin, është Sali Berisha; tani duhet të ripërtërihemi për fitoret e ardhshme

P
Piranjat30 May 2026, 15:50 · 6 min lexim
Artan Hoxha në Kuvendin e PD: Kemi liderin, është Sali Berisha;

Eksperti i ekonomisë dhe analisti Artan Hoxha mbajti një fjalim në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ku bëri një analizë të zhvillimeve politike të viteve të fundit dhe sfidave me të cilat është përballur opozita.

Hoxha vlerësoi qëndresën e demokratëve gjatë periudhës që e cilësoi si më të vështirën në historinë e pluralizmit shqiptar, ndërsa akuzoi qeverinë dhe aleatët e saj për përpjekje të vazhdueshme për të dobësuar opozitën.

Ai kërkoi reflektim për gabimet e së shkuarës, theksoi se Partia Demokratike ka tashmë liderin e saj te Sali Berisha dhe u bëri thirrje demokratëve të angazhohen në çdo nivel për ripërtëritjen e partisë dhe përgatitjen e betejave të ardhshme politike.

Fjala e tij:

Përshëndetje demokratë dhe demokrate. Kam kënaqësi që rikthehem në këtë Kuvend pas 4 vitesh, por kujtoj që 5 vite më parë ju iu përgjigjët thirrjes së Sali Berishës. Shumë nga ju e dinin që do të fillonte një fazë shumë e vështirë, të tjerët e mësuan shumë shpejt. Dhe këto vite kanë qenë vitet më të vështira në historinë e Partisë Demokratike dhe pluralizmit shqiptar, të paktën në 20 vitet e fundit.

E them këtë sepse sot duket e qartë që ka 20 vite që ka një konspiracion mes një pjese të elitës shqiptare dhe një pjese të elitës neoliberale amerikane dhe europiane, për ta sjellë në pushtet Edi Ramën dhe për ta mbajtur atë me çdo kusht në pushtet. Dhe ky konspiracion përbëhet nga tre shtylla kryesore. E para, inkurajim dhe tolerim i bashkëpunimit me krimin e drogës. E dyta, përdorimi i shtetit për të rimarrë pushtetin me çdo mjet. Dhe e treta, ajo që hoqëm më së shumti këto vitet e fundit, është ose vasalizimi, ose asgjësimi i Partisë Demokratike dhe opozitës reale të vendit. Ju nuk i latë ta realizonin këtë objektiv dhe ja ku jemi sot. Plani i tyre ishte asgjësimi, plani ynë ishte mbijetesa. Çfarë nuk të vret të forcon.

Tashmë duhet të ripërtërihemi për betejat e ardhshme, por për të ardhmen do të duhet të reflektojmë për të shkuarën edhe mbi gabimet tona. Dhe unë dalloj tre gabime të qenësishme, të forta. Më së pari, regjimi i Ramës dhe “Rilindja” e tij janë e keqja më e madhe, po a e kemi pasur kaq fort këtë mendim në historinë tonë të viteve të fundit? 2017-a nuk e tregon këtë dhe na ka kushtëzuar marrëdhëniet me kundërshtarin dhe marrëdhëniet me aleatët. Por edhe 2013-a ishte një lloj shkrepje dhe 2021-shi ishte një marrëzi. Ndaj është një gabim që nuk duhet bërë.

E dyta, ne kemi tentuar të bëjmë lider dikë që s’e kishte atë stof. Kemi dashur me zor ta bëjmë. Aq sa largimi nga parlamenti dhe mosmarrja në zgjedhjet lokale, ndonëse unë jam përpjekur të mos ndodhin, i kam parë jo si në padije, por si një nevojë për të krijuar beteja radikale që lideri që humbi moralin të fitonte atë në beteja radikale. Fatmirësisht e kemi liderin, ai është Sali Berisha, është bio me certifikatë të plotë.

E treta, kam vënë re një lloj sëmundjeje në Partinë Demokratike. Është një lloj pritshmërie: çfarë mendon doktori, çfarë do bëjë doktori, lëre atë punë se e ka gjetur një zgjidhje doktori. Jo, ripërtëritja duhet të jetë një angazhim në çdo qelizë të Partisë Demokratike; çdo demokrat ka vend për vetëangazhim, për ide, për objektiv personal, për objektiv në grupe të vogla, drejt arritjes pjesë-pjesë të fitores së madhe.

Unë, nga ajo pjesë e vogël e frontit, aq i gjerë sa shpatullat e mia, do të vazhdoj ta bëj siç e kam bërë. Unë besoj që secili nga ju, demokratë dhe demokrate në gjithë Shqipërinë, në këtë sallë dhe ata që po na ndiqni, opozitarët e vërtetë që nuk i bën kush opozitarë — janë të tillë pa shfaqje, llozhë sa të duash nuk bëhen po qe se nuk janë — do të bëjnë secili detyrën e tyre dhe të gjithë tok do të shkojmë drejt fitoreve të ardhshme për t’i rrëzuar edhe dy shtyllat e mbetura të këtij konspiracioni që mban në këmbë këtë regjim.

Ju faleminderit, ju dua shumë, suksese.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.