Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rezerva ushqimore dhe uji për të paktën 72 orë! Kanadaja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për emergje... Kremlini zbulon temat e bisedimeve me Kievin në Abu Dhabi, Peskov: Garancitë e sigurisë për Rusinë dhe Ukra... EMRAT/ Dhunuan punonjësin dhe grabitën xhiron e karburantit në Klos, arrestohen dy të rinjtë Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten nga sot Virozat mbushin Pediatrinë e Elbasanit, mbi 100 fëmijë paraqiten në 24 orë Vrasja e të riut nga Barleta zbardh skemën, Kepi: Miliona euro të trafikut të drogës pastrohen ne Shqipëri... Berisha njofton sërish protestë të shtunën: Në 12:00 te Kryeministria! Media franceze: Rinia ka vënë nën presion pushtetin e Ramës! Sulm kibernetik në Francë, hakerët ndërhyjnë në sistemin e ftohjes së rezervave të gjakut, temperatura arri... Deputeti iranian kërcënon Evropën: Raketat tona mund të godasin “zemrën” e saj nëse SHBA përdor bazat atje... Tinder si karrem për grabitje, zbulohet skema e pazakontë e grupit kriminal në Turqi Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën dhe tregjet globale
POLITIKE

“Asnjë kompromis, nuk i jepet besa besëprerit”, i riu në protestën kundër Ramës: Keni marrë karton të kuq nga shqiptarët

P
Piranjat17 August 2026, 21:31 · 2 min lexim
“Asnjë kompromis, nuk i jepet besa besëprerit”, i riu

Një mesazh të fortë ka dhënë një i ri në protestën e sotme kundër kryeministrit Edi Rama.Nga sheshi, ai deklaroi se protestuesit nuk kërkojnë kompromis, por dorëheqjen e qeverisë, duke akuzuar politikën shqiptare për mashtrime dhe mosrespektim të qytetarëve.

“Nuk duam kompromis, janë bërë katër mandate. Nuk duam besë, sepse ju e keni prerë besën”, u shpreh i riu.

I riu u shpreh se shqiptarët janë të lodhur nga politika dhe se protesta, sipas tij, nuk është motivuar nga urrejtja, por nga pakënaqësia dhe solidariteti.

“Nuk duam kompromis, janë bërë 4 mandate. Nuk duam besë sepse ju e keni prerë besën. Jemi shqiptarë të lodhur nga këta politkanë hajdutë e mashtrues. Jemi mbledhur në këtë shesh jo urrejtës, por të lodhur. Jemi mbledhur në shenjë solidaritet sepse e kemi kuptuar që majtas djathtas kanë punuar bashkë, por shqiptarët kanë qenë në krahun e kundër. Sot besojmë për një Shqipëri përtej flamujve rozë dhe blu të PD…Ne kemi kohë që jetojmë në këtë moçalishte që qelbet erë, ju nuk na përfaqësoni dhe ju kërkojmë dorëheqjen. Ju shkoni në Parlament dhe nuk flitet, por kartonin e mbani gati. Edhe ne kartonin e kuq e kemi gati. Nuk kemi për të pranuar më gënjeshtra, shantazhe e mashtrime”, tha ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.