POLITIKE

‘Ata kanë polici, por nuk kanë popull!’/ Goxhaj: Qëndresa jonë do ta rrëzojë pushtetin

Piranjat Përditësimi i fundit 7 September 2026, 21:01
‘Ata kanë polici, por nuk kanë popull!’/ Goxhaj:

Dritan Goxhaj, në protestën e 100-të kundër qeverisë Rama, deklaroi se qëndresa paqësore do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit.

Goxhaj akuzoi qeverinë se ka pushtetin, policinë dhe institucionet në kontroll, por ka humbur legjitimitetin dhe moralin.

Ai u bëri thirrje protestuesve të mos bien në provokime dhe të mos përdorin dhunë, duke e cilësuar disiplinën dhe qëndrueshmërinë si mënyrën për të goditur politikisht qeverinë.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në shesh edhe për vetëm 30 minuta, për të treguar se nuk kanë frikë dhe nuk janë pajtuar me pushtetin. “100 ditë dhe nuk do ndalemi. Deri në dorëheqje! Deri në drejtësi! Deri në fitore!”, deklaroi Goxhaj.

Fjala e tij:

Të dashur bashkëprotestues, të dashur bashkëqytetarë dhe bashkëkombas. Sot jemi në ditën e 100-të të kësaj proteste. 100 ditë pa u lodhur, 100 ditë pa u trembur, 100 ditë pa dhunë. Asnjë popull në Europë nuk ka bërë 100 ditë protestë paqësore pa hedhur një gur. Vetëm ne, vetëm shqiptarët! Dhe kjo nuk është rastësi. Kjo është trashëgimi! Sepse ne po zbatojmë artin e luftës së Skënderbeut. Artin e rezistencës konstante, jo të numrave. Artin që thotë: nuk fiton ai që ka më shumë ushtarë, por ai që nuk dorëzohet kurrë. Dhe sot, 100 ditë më vonë, ne po tregojmë se morali është arma më e fuqishme kundër një pushteti të kapur nga krimi dhe perversiteti.

Skënderbeu kuptoi diçka që pushtuesit kurrë nuk e kuptuan. Rezistenca nuk matet me numra, por me qëndrueshmërinë e saj. Një ushtri e madhe për një betejë është një valë, vjen dhe shkon. Një ushtri e vogël që nuk tërhiqet kurrë, që nuk lodhet kurrë dhe që nuk dorëzohet kurrë, është një mal. Dhe ne, 100 ditë më parë filluam ta ndërtojmë këtë mal. Jo duke bërë zhurmë për një ditë, por duke u kthyer çdo ditë. Jo duke hedhur gurë, por duke mbajtur qëndrim. Jo duke luftuar me dhunë, por duke luftuar me prezencë.

Sepse ky është mësimi i madh i Skënderbeut. Armiku lodhet po qe se ti nuk lodhesh. Armiku demoralizohet po qe se ti nuk thyhesh. Armiku dorëzohet kur kupton se ti nuk dorëzohesh kurrë. Dhe ne e kemi treguar këtë në këto 100 ditë. Çdo ditë, pa pushim, pa dhunë, pa konfuzion. Arma jonë më e fuqishme në këto 100 ditë ka qenë morali. Morali në luftë nuk është të jesh i sjellshëm. Nuk është të jesh i butë. Morali është të kesh të drejtën. Morali është të kesh të vërtetën. Morali është të dish se po lufton. Dhe ne kemi moralin. Ne nuk kërkojmë pushtet, po kërkojmë drejtësi. Ne nuk po kërkojmë para, po kërkojmë dinjitet. Ne nuk po kërkojmë hakmarrje, por po kërkojmë liri. Ndërsa pushtetarët kanë pushtetin, por nuk kanë legjitimitet. Kanë para, por nuk kanë nder. Kanë polici, por nuk kanë popull. Dhe kjo është dobësia e tyre. Sepse një pushtet pa moral është një pushtet i dënuar.

Morali ynë është arma që i shkatërron ata. Çdo ditë që ne qëndrojmë paqësisht, ata tregohen të papërgjegjshëm. Çdo ditë që ne disiplinohemi, ata tregohen të çorganizuar. Çdo ditë që ne bashkohemi, ata tregohen të përçarë. Çdo ditë që ne nuk biem në provokim, ata tregohen provokatorë. Por morali ynë është i pastër. Dhe kjo është arsyeja pse ata nuk mund të na mposhtin. Prandaj ne nuk duhet të kalojmë në përshkallëzim. Sepse përshkallëzimi është gracka e pushtetit. Ai do që ne të hedhim gurin e parë. Ai do që ne të bëhemi të dhunshëm. Sepse në atë moment, ai nuk është më qeveria kriminale, por ai bëhet viktima.

Ne nuk do jemi më në atë moment qytetarët e lirë, por ne do kthehemi në dhunuesit. Shkalla e përshkallëzimit është gjithmonë nën kontrollin e pushtetit. Ai kontrollon policinë, gjyqësorin, mediat dhe narrativën. Paqja jonë e bën atë të pafuqishëm. Disiplina jonë e bën atë të pament. Qëndresa jonë e bën atë të dështuar. Prandaj, mos të biem në këtë grackë. Përshkallëzimi nuk është forcë, është dobësi, sepse tregon se kemi humbur durimin. Dhe durimi është arma jonë kryesore. Sa më gjatë të qëndrojmë paqësisht, aq më shumë ata duhet të na menaxhojnë. Sa më gjatë të qëndrojmë paqësisht, aq më shumë policia lodhet. Sa më gjatë të qëndrojmë paqësisht, aq më shumë buxheti i tyre konsumohet.

Sa më gjatë të qëndrojmë paqësisht, aq më shumë mediat e tyre humbasin besueshmërinë. Dhe kur një pushtet humb moralin, ai ka humbur gjithçka. Për 100 ditë, nuk janë vetëm për të rrëzuar. 100 ditë janë edhe për të ndërtuar. Ne po luftojmë për një Shqipëri tjetër. Një Shqipëri ku nuk na duhet më të zgjedhim të keqen më të vogël. Nuk na duhet më të zgjedhim hajdutin që vjedh më pak. Nuk na duhet më të zgjedhim kriminelin që ka shkelur më pak ligjin. Nuk na duhet më të zgjedhim zyrtarin që është pak më pak i korruptuar.

Sepse kjo nuk është demokraci. Kjo është zgjedhje midis robërisë. Ne duam një Shqipëri ku zgjedhim shqiptarin e ndershëm. Atë që e sheh atdheun si amanet dhe jo si problem. Ne duam një Shqipëri ku zgjedhim atë që nuk e sheh shtetin si lopë për të nxjerrë qumësht, por si detyrë për ta ruajtur. Zgjedhim atë që e do të vërtetën më shumë sesa e do pasurinë e tij. Zgjedhim atë që nuk e sheh Shqipërinë si një plaçkë që duhet ta shesë blerësit më të parë, por si një shtëpi që duhet ndërtuar. Kjo është Shqipëria për të cilën po luftojmë! Një Shqipëri ku fëmijët tanë të mos ikin, por të qëndrojnë dhe të ndërtojnë. Punëtori të mos përulet, por të jetë i lirë dhe i respektuar. Intelektuali të mos heshtë, por të flasë pa frikë. Pensionisti të mos zgjedhë mes bukës dhe ilaçeve, por t'i ketë të dyja. Institucionet të jenë të pastra, jo në duart e klanëve por në duart e ligjit. Kryeministri të jetë një shqiptar që nuk e sheh vendin si pronë, por si amanet! Këto 100 ditë kanë treguar se ne mundemi. Ne mundemi të qëndrojmë, ne mundemi të rezistojmë, ne mundemi të fitojmë! Ka një fjalë të bukur në gjuhën tonë. Ajo është 'Amanet'. Amanet është diçka që të është besuar për ta ruajtur, për ta mbrojtur, për t'ua lënë brezave që vijnë më të mirë sesa e more. Shqipëria është amaneti ynë!

Shqipëria është amaneti i gjyshërve tanë që luftuan për të. Amaneti i atyre që dhanë jetën. Amaneti i fëmijëve tanë që presin të kenë një vend ku të jetojnë. Por këta që janë në pushtet, ata nuk e shohin Shqipërinë si amanet. Ata e shohin atë si një burim për t'u përvetësuar. Ne e duam këtë vend sepse është i yni! Sepse është amaneti ynë! Sepse nuk ka tjetër! Unë po ju bëj një thirrje. Një thirrje të thjeshtë, një thirrje që nuk kërkon asgjë të pamundur. Nuk ju kërkoj të lini punën. Nuk ju kërkoj të rrezikoni jetën, as nuk ju kërkoj të sakrifikoni familjen. Ju kërkoj vetëm 30 minuta. Vetëm sa një kafe me miqtë. Vetëm sa një episod i një seriali që shihni në televizionet tuaja përditë. Vetëm sa të shikoni lajmet në televizor. Për këto 30 minuta ju kërkoj, të vini. Të vini në këtë shesh për 30 minuta! Sepse kjo do të ndryshojë gjithçka! 30 minuta në këtë shesh për të treguar se nuk keni frikë. 30 minuta në këtë shesh për të treguar se ju nuk heshtni. 30 minuta në këtë shesh për të treguar se doni një Shqipëri ndryshe. 30 minuta në këtë shesh për të treguar se doni ndryshimin. 30 minuta për të thënë: edhe unë isha kur atdheu kishte nevojë

Atdheu sot nuk kërkon të sakrifikoni jetën. Nuk kërkon të sakrifikoni familjen, nuk kërkon të sakrifikoni punën. Atdheu kërkon vetëm 30 minuta nga rutina juaj ditore. Sepse 30 minuta nuk janë kohë, 30 minuta janë një dëshmi. Dëshmi se nuk jeni vetëm. Dëshmi se nuk jemi pajtuar me të keqen. Dëshmi se nuk jemi dorëzuar. 100 ditë pa u lodhur. 100 ditë pa dhunë. 100 ditë me moral. 100 ditë duke ndërtuar vizionin për një Shqipëri të lirë. Sepse 100 ditë nuk janë fitore, janë dëshmi, janë detyrë. Detyrë për të vazhduar derisa ky pushtet i kapur nga krimi të bjerë. Ky sistem që na detyron të zgjedhim të keqen më të vogël, të shkatërrohet. Dhe Shqipëria të kthehet aty ku i takon, tek shqiptarët e ndershëm! Ashtu si Skënderbeu, edhe ne duhet të qëndrojmë dhe do të qëndrojmë. Ashtu si paraardhësit tanë, ne do të rezistojmë. 100 ditë dhe nuk do ndalemi. Deri në dorëheqje! Deri në drejtësi! Deri në fitore! Rroftë Shqipëria! Rroftë liria! Rroftë populli shqiptar

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?