“Atdheu nuk është në shitje”/ Mijëra marshojnë rrugëve të Tiranës, ushton thirrja: Rama jepe dorëheqjen!

News24 ka siguruar pamjet me dron nga protesta e 20-të në Tiranë. Mijëra qytetarët, pas mbledhjes para Kryeministrisë, kanë vijuar me marshimin në rrugët e kryeqytetit.
Gjatë protestës janë dëgjuar thirrje të forta, mes tyre “Rama jepe dorëheqjen” dhe slogani “Atdheu nuk është në shitje”, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar mobilizimin e tyre edhe në ditën e 20-të të protestave.
Edhe pse kanë kaluar disa javë nga nisja e tubimeve, pjesëmarrja mbetet e lartë dhe se qytetarët vazhdojnë të dalin rregullisht në shesh për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë.
Protestat nuk kanë humbur intensitetin dhe përkundrazi po shndërrohen në një lëvizje të qëndrueshme qytetare, e cila synon ndryshime politike në vend.
Protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë mobilizimin deri në realizimin e kërkesës së tyre kryesore: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij.
Lexo edhe
POLITIKE
Pas "shuplakës" nga NATO për shpenzimet, Rama merr 302 mln dollarë borxh nga SHBA për ushtrinë

VIDEO- Sot dita e 20-të e revoltës/ Rama largohet nga zyra pak para nisjes së tubimit, ironizojnë protestuesit

“Akt autoritar”, Bardhi: Procedimet ndaj protestuesve, përpjekje për të frikësuar qytetarët

Opozita kërkon interpelancë urgjente me Ramën/ Bardhi: Të japë llogari për pesë kërkesat e protestuesve

Tragjedia në plazhin e Tales, Gjin Gjoni: Katër viktima në pak javë, siguria në bregdet ka dështuar

Protestat dhe kritikat e Brukselit, PD thërret Ramën në interpelancë

Arta Dade mesazh të koduar Ramës: Përvishju gjermanishtes, do të të duhet më shumë se shqipja e protestës!

Zhvlerësimi mafioz i euros nuk ndalet sepse gjoja bllokohen disa miliona, ndërkohë pastrohen disa miliarda!





