POLITIKE

Audiopërgjimi i Ahmetajt/ Deputeti Gjoni: Prova si Rama trajton shtetin si pronë private! Së shpejti do dalin të tjera

Piranjat Përditësimi i fundit 12 September 2026, 18:48
Audiopërgjimi i Ahmetajt/ Deputeti Gjoni: Prova si Rama trajton shtetin si

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni deklaron se audiopërgjimi që Arben Ahmetaj publikoi pak ditë më parë në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, është bërë nga shërbimet e huaja dhe së shpejti do të publikohen të reja.

Në intervistën në Syri Tv, Gjoni thotë se audiopërgjimet janë dëshmi si Rama po e trajton shtetin si pronë private. 

“Pavarësisht pozitës së tij procedurale, shërbimi që ish-zëvendëskryeministri zoti Ahmetaj po i bën shtetit shqiptar duke nxjerrë nivelin dhe shkallën e përfshirjes së krimit të organizuar, të marrëdhënieve të njerëzve të cilët janë të lidhur me trafikun e armëve me qeverinë Rama, është një shërbim shumë i madh.

Duke qenë personi i cili ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të afërt dhe sot jo se materialet janë të siguruara në rastin konkret nga informacioni që kam unë nga ana e zotit Ahmetaj, por sipas aludimeve dhe shpjegimeve të cilat janë dhënë edhe në intervista të shumta të realizuara nga ana e tij, besohet që janë nga shërbimet e huaja të cilat janë vënë në shërbim dhe kanë edhe materiale të tjera të cilat mund të dalin në ditët në vijim dhe muajt në vijim në raport me gjithë dëmet e shkaktuara nga ana e qeverisë.

Por audiopërgjimi në vetvete nxori tre elementë që në pikëpamjen time janë shumë të rëndësishëm. E para, që njeriu i cili ishte i ngarkuar për bërjen e të gjitha pisllëqeve në rastin konkret të qeverisë shqiptare ishte Roni Eyffet, njeriu më i afërt i zotit Rama.

Besoj në ditët në vijim, edhe për shkak të djegies ose për shkak të makinacioneve, do vijë ai Sani i cili është për ato çështjet e tjera që kanë të bëjnë me Big Pharma-n dhe me çështjen e dhënies së buxhetit të shtetit dhe të datimeve një personi i cili është konsull nderi i Shqipërisë në Izrael. Pra, gjithë mekanizmat, të gjitha mënyrat se si është trajtuar shteti, është trajtuar si pronë private nga ana e Edi Ramës nëpërmjet mekanizmave dhe njerëzve të cilët janë përzgjedhur nga ana e tij. Përveç çështjeve të tjera të cilat janë shumë të rëndësishme, si futja e duarve në buxhetin e shtetit dhe taksat e shqiptarëve, sepse për një periudhë kohore as njëvjeçare, për shkak të krijimit të KAYO-s dhe për shkak të krijimit të kompanive TIMAK, rezulton që janë 31 milionë euro të cilat janë disbursuar. Por rezulton nga verifikimet që ke kompani të cilat kanë 14 punonjës dhe ke edhe kompani që kanë edhe 1 magazinier dhe shuma të tilla të cilat janë disbursuar nga shteti shqiptar tregon që është një llokmë e cila ndahet midis personit i cili sot është vënë në shërbim edhe të trafikut ndërkombëtar të armëve dhe kryeministrit.  Për kryerjen e punëve të pista. Aspekti i dytë që është shumë i rëndësishëm është, ka të bëjë sepse po bëhet tregti nga një vend i NATO-s me vende të cilat janë nën embargo. Dhe në rastin konkret sipas audiopërgjimit, rezulton me vende si Sudani i cili sot është në luftë.

Dhe aq më tepër që armët nga Shqipëria shkojnë në një vend konflikti siç është Ukraina. Dhe a janë bërë me miratimin apo jo të NATO-s, kjo shtron një pikëpyetje jashtëzakonisht të madhe.


 Dhe aspekti i tretë, ka të bëjë me koperturën që Roni Eyffet diskuton në lidhje me kompanitë të cilat duhet të krijohen, duke përdorur një koperturë amerikane për t'iu shmangur vëzhgimit të Ambasadës Amerikane. Pra, janë tre elementë të cilët vënë pikëpyetje të mëdha mbi mënyrën se si drejtohet ky shtet, me mënyrën se si menaxhohet si shoqëri private i gjithë shteti në tërësi, dhe me burimet financiare të cilat shkojnë në xhepat e dy personave.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?