POLITIKE

‘Audiopërgjimi i Ahmetajt, mesazh për kryeministrin’. Koka: Edhe për SPAK-un që të vihet në lëvizje

Piranjat Përditësimi i fundit 10 September 2026, 18:52
‘Audiopërgjimi i Ahmetajt, mesazh për kryeministrin’.

Për gazetarin Bledian Koka, denoncimet e ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, në ‘Çim Peka Live’ për skandalin ndërkombëtar të trafikut të armëve janë një mesazh i drejtpërdrejtë për kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama.

I ftuar në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv, Koka tha se publikimi i audiopërgjimeve të fundit nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka zbuluar një rrjet të dyshuar të trafikut ndërkombëtar të armëve dhe pastrimit të parave, duke vendosur në qendër të akuzave figurat më të larta të pushtetit.

Sipas gazetarit, në përgjime dalin detaje të rënda për përfshirjen e strukturave të lidhura me qeverinë në trafik armësh, duke operuar madje nën tutelën e një vendi anëtar të NATO-s.

Për gazetarin Koka, audipopërgjimet janë edhe një sfidë e hapur ndaj SPAK-ut, synohet që të mos ketë më hapësirë për të "zhbërë" apo copëtuar dosjet, siç ka ndodhur me çështjen e inceneratorëve.

"Ka shumë gjëra, edhe fakte konkrete të cilat si me thënë janë më të thjeshta për t'u thënë, por sigurisht që duan kohën e vet për t'u hetuar. Pra që mos bëhemi cinik ndërkohë. Por unë do të doja të ndalesha pak te SPAK-u, sepse ne kemi një emision i cili është i ndarë sot në dy pjesë. Do flasim për pak për atë që ka ndodhur me audiopërgjimin që besoj është ngjarja më e rëndësishme e vitit, denoncimi më i rëndësishëm i vitit që vjen si gjithmonë në sytë e vet, dhe më pas mënyrën se si SPAK-u, i njëjti SPAK nga i cili ne presim që të bëjë diçka, po trajton një çështje po aq të rëndësishme, që është Balluku. Dhe mënyra se si po e trajton na bën neve të dyshojmë pastaj me të drejtën se si do trajtojë këtë gjënë.

Tani flasim për këtë të parën. E keni vënë re juve që si me thënë SPAK-u na shitet neve si institucioni i besueshmërisë së madhe. Pyetja e madhe është, si ka mundësi që këto përgjime, këto fakte nuk i shkojnë SPAK-ut, po i shkojnë një njeriu që në fakt është në konflikt me SPAK-un. Pra e kuptoni që ata që e kanë bërë këtë, sepse kush e ka bërë këtë përgjimin është gjë shumë e rëndësishme. Zoti Ahmetaj ndoshta nuk na thotë dhe nuk ka për të na thënë kurrë, po ne mund të deduksionojmë që gjëra të kësaj natyre, ku në mes janë trafiku i armëve, ku në mes janë pastrimi ndërkombëtar i parave, janë gjëra që nuk bëhen, zakonisht i bëjnë disa që kanë këllqe, zakonisht i bëjnë shërbime.

Dhe në qoftë se këto gjëra, këto audiopërgjime vijnë, ose janë prodhuar, ose zotëria është nën hetim ndërkombëtar, dhe vëzhgim ndërkombëtar, neve kemi një problem shumë të madh. Këtu institucioni më i besueshëm shtetëror është ish-zëvendëskryeministri në arrati dhe jo institucioni ligjzbatues në Shqipëri. Dhe kjo është një denoncim shumë i madh. Vetë denoncimi, mënyra si është bërë ka disa mesazhe brenda. Një mesazh është pa diskutim për kryeministrin, që ti je i lidhur me një njeri i cili ndërkombëtarisht po trafikon armë, dhe këtë po e bën nën tutelën e një vendi anëtar të NATO-s.

Dhe i dyti mesazhi shkon për SPAK-un, e vetmja mënyrë që SPAK-u të vihet në veprim, ose të mos i zhbëjë dosjet siç ka bërë në raste të tjera, është kur vihet para faktit të kryer. Dhe prandaj, si me thënë, njeriu, institucioni apo agjencia që e ka bërë përgjimin, ka zgjedhur më mirë një njeri të cilit çdo deklaratë dhe çdo denoncim që ka bërë i është konfirmuar fatkeqësisht për pasojat për Shqipërinë. Por ama në raport me interesin publik, sot askush nuk mund të thotë që ato që thotë zoti Ahmetaj janë haluçinacione, apo janë inate personale. Sepse sa herë flet Arben Ahmetaj, Shqipëria zakonisht i rezulton mbas një a dy vjetësh, po të doni, që ka humbur o nja 130 milionë euro nga AKSHI, o nja 300 milionë euro sa është kjo gjëja që është parashikuar për KAN-in dhe për TIMS-in e Roni Yeffetit, apo po të doni edhe për rastin e inceneratorit që njësoj edhe zotëria, mos harrojmë miliardat e Belinda Ballukut se kemi pak më vonë.

Pra ky njeri ka denoncuar gjithmonë dhe si me thënë vërtetësia e denoncimeve të Arben Ahmetajt dhe amnistia them edhe njëherë, e përsëris, që SPAK-u po bën dorë për dorë për atë që po ndodh me denoncimet e Ahmetajt, është denoncimi më i madh. SPAK-u e ka amnistuar inceneratorin, si e ka denoncuar Arben Ahmetaj. Sot për inceneratorin nuk flitet më. Nuk ka më asnjë të arrestuar përveçse është në kërkim, meqë ra fjala Lefter Koka ia dhashë dhe një dikujt tjetër, se kanë harruar t'i llogarisin ca muaj të tjerë burg.

Pra, drejtësia shqiptare ka problem edhe me matematikën. Imagjinoni këta t'i futen për llogaritje me laps e me letër, se sa vjedh Edi Rama përmes Roni Yeffetit! Po sepse u bë pikërisht për t'i bërë copa-copa dhe për të mos hetuar asnjë copë. Dhe çfarë ndodh? E njëjta gjë ndodhi dhe me AKSHI-n. E denoncoi Arben Ahmetaj AKSHI-n. E denoncoi edhe Ergys Agasin. Tre vjet Ergys Agasi ishte zëvendëskryeministri i Shqipërisë, njeriu i dytë më i rëndësishëm i Edi Ramës. 3 vjet vodhi miliona, miliarda bashkë me Ermal Beqirin. Ai tjetri bëri flotë avionësh ndërkohë që ne digjemi se s'kemi këllqe të blejmë një avion, Shqipëria! 

Pse? Sepse ky SPAK-u nga i cili ne presim dhe ja kemi durimin, se dje, pardje Erion Veliaj doli te Ndroqi që deri dje na thanë jep çik përgjimet. Me paturpësi. E kupton? I njëjti SPAK me audiopërgjimet, i njëjti SPAK edhe me denoncimet që pati bërë zoti Ahmetaj meqë ra fjala s'ka bërë asgjë me një nga denoncimet që është po aq i rëndësishëm, që është Ekoparku në Durrës. Po aty nuk ka këllqe të futi sepse aty del, del thjeshtra e Edi Ramës. Ke ke AKSHI-n, nuk e hetoi siç duhej. Të shkuptonte është apo s'është ai dhëndri, ai baxhanaku i Edi Ramës, që edhe ai na del që ka, ka marrë milionat. Dhe unë mendoj që i njëjti, edhe akoma më shumë kur kjo gjë është akoma më e majisur sepse është çështje ndërkombëtare realisht, kjo mendoj unë që në qoftë se deri këto gjëra deri tani, këto gjëra që kanë qenë të brendshme, hajnitë e brendshme po themi, SPAK-u është munduar t'i mbylli dhe po i mbyll me çfarë shoh unë.

Kam përshtypjen që këtë e muhabetin e Roni Yeffetit, skandalet që ai dhe mënyrën sesi ai vepron, sepse e qartësoi Ahmetaj, sqaroi jo, jo më kot kur tha, ai është Gysi ndërkombëtar. Pra në qoftë se Ergys Agasi merrej me zbutjen e raporteve mes Edi Ramës, apo rregullimin e raporteve mes Edi Ramës dhe krimit shqiptar, ky ka detyrën ta bëjë këtë në arenën ndërkombëtare. Pra me pasoja akoma më të mëdhaja për Shqipërinë, për shqiptarët dhe sigurisht në shërbim të Edi Ramës. Unë mendoj që ata që e kanë publikuar përgjimin përmes zotit Ahmetaj, më shumë se mesazh për Edi Ramën, përveçse mesazhit për Edi Ramën më fal, kanë një mesazh të drejtpërdrejtë për SPAK-un.

Kjo është një dosje që nuk mund, nuk mund të bëjnë sikur nuk po e shohin, nuk mund të shkojnë të arrestojnë vilën në vend të Belinda Ballukut, nuk mund të amnistojnë... nuk mund të arrestojnë Gysin, se Gysi ka frikë të rrijë jashtë, apo nuk mund të amnistojnë thjeshtrën, se ajo është thjeshtra e Edi Ramës. Kjo gjëja është një sfidë e madhe, është një gur i madh, dhe kur Ben Ahmetaj me të drejtë thotë që shiko se ka gjëra të tjera, ai është një mesazh që shkon për SPAK-un, për të parë sa seriozisht e ka për këtë që janë publikuar deri tani", tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?