FOTO-LAJM/ Bregdeti i Dhërmiut i ndotur, turistët përballen me substancën ngjitëse
Megjithëse plazhi i Dhërmiut konsiderohet një nga plazhet më të mira në vend dhe qeveria premton në vijimësi një ...
Megjithëse plazhi i Dhërmiut konsiderohet një nga plazhet më të mira në vend dhe qeveria premton në vijimësi një ...
Kryetari i PD, Sali Berisha njoftoi se PPE mbështet plotësisht protestën rinore qytetare, për shkak të kauzës të saj të ...
Kompjuterët e sekuestruar në zyrat e Armand Shakajt kanë zbuluar të dhëna që lidhen me llogari të kriptomonedhave, duke forcu...
Fillimisht protestuan për flamingot, por tani turma në rrugët poshtë zyrës së kryeministrit shqiptar Edi Rama ka nisur të th&...
Fillimisht protestuan për flamingot, tani turma në rrugët poshtë zyrës së kryeministrit shqiptar Edi Rama ka filluar të broho...
Tirana, kryeqyteti shqiptar do të presë këtë të shtunë, 4 korrik protestën e 35-të masive, ku qytetarët kërkoj...
Në aksident janë përfshirë gjashtë automjete, ndërsa si pasojë disa persona kanë mbetur të lënduar. Sipas inf...
Në vitin 1942, ekonomisti austriak Joseph Schumpeter formuloi një nga konceptet më të rëndësishme të kapitalizmit modern: &ld...
Festimet për 250-vjetorin e lindjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë nisur në hijen e Mount Rushmore, nën v&eum...
Nga Lutfi Dervishi Një protestë nuk është thjesht një listë akuzash ndaj pushtetit. Kur zgjat më shumë se një muaj...
NGA AURON TARE
“Ruset dhe Ariu”
Profesor Sergej Hrushov më priste përpara hyrjes së Universitetit të Rhode Island. Kisha bërë një udhëtim të gjatë për ta takuar. Më shtynte një kureshtje e vjetër, të dëgjoja jo vetëm kujtimet për të atin, Nikita Hrushovin, ish-udhëheqësin e Bashkimit Sovjetik, por edhe ç’mund të dinte ai për Shqipërinë, atë vend të vogël që, sipas zakonit tonë të hershëm, e kemi përfytyruar gjithnjë si boshtin rreth të cilit rrotullohet historia e botës.
Pasi u përshëndetëm më tregoi udhën. E ndoqa pas. Profesori Hapat i kishte të ngadalshëm, por mendjen të kthjellët. Sapo u ulëm, e pyeta për vizitën që i ati kishte bërë në Shqipëri. E mbaj mend, -tha. “Isha djalosh, por më kujtohet mirë. Babai qëndroi afërsisht tri javë”.
Tri javë! M’u duk një kohë e pazakontë. Ç’mund të bënte për tri javë në Shqipëri udhëheqësi i një superfuqie? – e pyeta.
Profesori buzëqeshi.
“Ishte thjesht kureshtar. Donte ta njihte vendin. Për më tepër, e pritën me nderime të mëdha”.
Nuk i shpëtova tundimit. Megjithatë, më vonë Enver Hoxha e akuzoi se donte ta shkatërronte Shqipërinë. Thoshte se Hrushovi kërkonte t’i linte shqiptarët pa bukë, duke i këshilluar të mbillnin portokalle në vend të grurit.
Profesori qeshi lehtë, me atë qeshjen e njerëzve që e kanë dëgjuar shumë herë marrezi politike. “Kur e ndihmoja babanë të përgatiste kujtimet, më ka permendur Shqipërinë. Nuk e çmonte Hoxhën. E quante mosmirënjohës dhe të dhënë pas madhështisë së vet. Por më thuaj, për ç’arsye Bashkimi Sovjetik do të donte të dëmtonte Shqipërinë? Ç’interes kishte? Shqipëria ishte një vend i vogël, për të cilin në Moskë dinin fare pak” – pushoi pak dhe pasi piu nje gllenjke kafe vazhdoi – “Babai mendonte se klima juaj ishte e përshtatshme për agrume. Portokallet e mandarinat kishin treg të sigurt. Grurin mund ta merrnit me shkëmbim. Për Bashkimin Sovjetik, furnizimi i Shqipërisë me grurë nuk përbënte asnjë barrë. Prandaj, akuza se donte ta linte Shqipërinë të vdiste urie ishte, në rastin më të mirë, një fantazi politike”
Koha, siç ndodh rëndom, e ka dhënë gjykimin e vet. Sot Jugu i Shqipërisë nuk njihet për arat me grurë, por për plantacionet e agrumeve që mbulojnë kodrat e fushat.
Pastaj e pyeta: Po përse sovjetiket nuk e rrëzuan Hoxhën?
Profesori më vështroi me syte e tij blu. “Biri im , Bashkimi Sovjetik kishte halle shumë më të mëdha sesa të merrej me Shqipërinë. Mos vallë mendoni se nuk mund ta rrëzonte një diktator provincial, po ta kishte vërtet atë qëllim?”
Kjo bisedë më është kujtuar këto ditë, kur në Tiranë dëgjojmë i se pas protestave, fshihet dora e rusëve. Duket sikur historia ka vetëm një zakon, ndryshon dekorin, por lë të njëjtët aktorë. Dikur thuhej se rusët donin të na shkatërronin me portokalle, sot thuhet se duan të na shkatërrojnë turizmin.
E megjithatë pyetja e profesorit mbetet po aq e thjeshtë, sa edhe e pakëndshme: Përse Rusia do të kishte një interes kaq të madh për Shqipërinë? Mos vallë Kremlini nuk fle natën nga vizitat e kryeministrit shqiptar në Ukrainë? Apo nga premtimet e Bashkisë së Tiranës për të ndërtuar nja dy shkolla atje?
Mos valle Putinin nuk e ze gjumi se Zelenski ( lideri i korruptuar sipas agjencive te inteligjences amerikane) nderoi Mamicen tone me Medaljen e Princeshes Olga?
Nuk jam njohës i gjeopolitikës dhe nuk marr përsipër të jap mësime për punët e mëdha të botës. Por një gjë më duket e qartë, fuqitë e mëdha nuk harxhojnë energjitë e tyre për mite provinciale. Kur kanë interesa të mëdha, veprojnë, kur nuk kanë, na lënë të merremi me hijet që krijon vetë imagjinata jonë.
Shqipëria ka vuajtur gjatë nga një sëmundje e vjetër, bindja se bota zgjohet çdo mëngjes duke menduar për ne. Është një mendjemadhësi që e kemi trashëguar prej propagandës, jo prej historisë.
Cuna, Ndoshta nuk është ariu rus ai që na trazon pyllin. Mbase pyllin tonë e trazojnë më fort Cakenjte tane qe sa herë u mungon një përgjigje për hallet e vendit, nxitojnë të shpikin një armik të largët. E kur pylli zbrazet, kur qytetarët varfërohen dhe besimi shuhet, fajin e kërkojnë gjithmonë diku larg tek Ariu!
Kryetari i PD, Sali Berisha njoftoi se PPE mbështet plotësisht protestën rinore qytetare, për shkak të kauzës të saj të ...
Happy Birthday Edi Rama! Të uroj edhe 100 vite pa pushtet, pa pasuri, pa prona, me 700 mijë lek qira, 170 mijë lek pension dhe 50 mijë lek&e...
Fillimisht protestuan për flamingot, por tani turma në rrugët poshtë zyrës së kryeministrit shqiptar Edi Rama ka nisur të th&...
Me qindra emigrantë kanë vërshuar përgjatë Pikës Kufitare të Muriqanit në Shkodër, për t’iu bashkuar p...
Fillimisht protestuan për flamingot, tani turma në rrugët poshtë zyrës së kryeministrit shqiptar Edi Rama ka filluar të broho...
Pas zgjedhjes së Kryesisë, pritet që PD të zgjedhë ekipin drejtues: nënkryetarët, sekretarin e përgjithshëm me sekr...
Sot është dita e 35-të e protestës, ku sot përballë Kryeministrisë do të jenë edhe shqiptarët e ardhur nga Dia...
Tirana, kryeqyteti shqiptar do të presë këtë të shtunë, 4 korrik protestën e 35-të masive, ku qytetarët kërkoj...
Nga Lutfi Dervishi Një protestë nuk është thjesht një listë akuzash ndaj pushtetit. Kur zgjat më shumë se një muaj...
Një ngjarje e paprecedentë është shënuar në Vlorë ku protagoniste kryesore është deputetja socialiste Zamira Sina...