Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit
POLITIKE

Auron Tare: Protesta kundër Ramës do të sjellë një Shqipëri tjetër!

P
Piranjat 7 July 2026, 11:22 · 2 min lexim
Auron Tare: Protesta kundër Ramës do të sjellë një

Historiani dhe studiuesi Auron Tare shpreson se protesta e nisur prej gati dy muajsh për largimin e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama do të sjellë një Shqipëri tjetër, ku siç shprehet ai, “shqiptari të mësojë më në fund të luftojë për veten”.

Me anë të një postimi në Facebook, Tare sjell në vëmendje një episod historik të vitit 1822, të cilin e lidh me zhvillimet politike dhe protestat në Tiranë.

Tare shkruan për atë që e quan “Beteja e Athinës”, duke kujtuar përplasjen mes dy forcave në fushat e Athinës, ku në të dyja anët e konfliktit ndodheshin shqiptarë.

“Në njërën anë ishte Kapedan Jani Gura, bir i një familjeje shqiptare të vendosur në Thesali, prijësi i forcave që historia do t’i quante greke.

Më anën tjetër qëndronte Omer Pashë Vrioni, pinjoll i derës së madhe të Vrionasve, gjeneral shqiptar në shërbim të  Ali Pasha tepelenes, Khediveve te Egjyptit  dhe Perandorisë Osmane, i dërguar për të shuar kryengritjen greke.

Në fushat e Athines se lashtë nuk u ndeshën vetëm dy ushtri. U ndeshën dy shqiptarë, secili nën një flamur që nuk ishte i tiji. Njëri luftonte për Stambollin, tjetri për Athinën. Shqipëria nuk gjendej në asnjërin kamp”,shkruan ndër të tjera Auron Tare.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.