POLITIKE

‘Avokati i Popullit dha një shfaqje të turpshme’, Logu: Duan të ‘mbjellin’ frikë, policia veproi në mënyrë arbitrare

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Qershor 2026, 19:01
‘Avokati i Popullit dha një shfaqje të turpshme’, Logu:

Avokati Marash Logu i ftuar në “Task Force” u shpreh se ndërhyrja e institucioneve gjatë protestës së sotme, ka qenë e pajustifikuar dhe jashtë çdo standardi proporcionaliteti, duke ngritur shqetësime serioze për mënyrën se si është trajtuar protesta qytetare.

Marashi u shpreh se, veprimet e policisë ndaj protestuesve nuk kanë pasur asnjë bazë reale të lidhur me sigurinë publike, por kanë reflektuar një qasje të tepruar dhe arbitrare, përfshirë edhe shoqërime me forcë dhe përdorim të panevojshëm të saj.

Ai tha se roli i Avokatit të Popullit, i cili u kritikua për mungesë reagimi efektiv dhe për mënyrën e ndërhyrjes në terren, duke u cilësuar si një institucion që nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve gjatë protestës.

Pjesë nga deklarata:

Kushdo e kupton që kjo s’ka lidhje as me Kushtetutën, as me ligjin, as me konventën, as me ndonjë shqetësim për sigurinë, sepse në fund të ditës protestuesit nuk po kryenin ndonjë veprim që cenonte sigurinë e kujtdo qoftë aty.

Pra unë, Sonila, përveç kësaj, kam qenë edhe për shkak të detyrës sime si këshilltar ligjor i grupit parlamentar; kam qenë edhe disa herë, kam lëvizur aty, po themi e kam parë edhe protestën, kam biseduar madje me disa prej personave që ishin aty dhe nuk kishte asnjë lloj sjelljeje, reagimi apo veprimi që të impononte ndërhyrjen e policisë, qoftë edhe aq më pak ndërhyrjen e policisë me forcë, duke kapur njerëz, duke i tërhequr zvarrë e kështu me radhë. Kështu që, në këtë kuptim, ato lloj veprimesh që janë kryer nga policia janë tërësisht veprime arbitrare dhe të paligjshme, për të cilat, në një shtet normal, ata punonjës policie dhe eprorët e tyre që dëgjojnë dhe japin urdhrat “shoqëroji, shoqëroji”, “vendosi prangat” e kështu me radhë, do të duhej të mbanin përgjegjësi ligjore.

Ajo që mendoj unë se ka ndodhur është ndoshta dy gjëra, të cilat këta nuk i kanë parashikuar, Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij, si Taulant Balla, nuk i kanë parashikuar. Janë: një, kohëzgjatja e kësaj proteste dhe masiviteti i saj. Kanë pritur që fillimisht e morën lehtë, se ishte një reagim për shkak të asaj që ndodhi në Zvërnec, por pastaj u kuptua që problemet janë shumë më të mëdha dhe kërkesat janë shumë më të shumta se thjesht dhe vetëm ngjarja që ka ndodhur në Zvërnec. Ai ishte ngacmimi, por sigurisht pastaj ishte një shpërthim për shumëçka që nuk shkon mirë në këtë vend dhe që ne si opozitë e kemi trajtuar prej 13 vitesh tashmë.

E dyta, sigurisht ka pasur të bëjë me masivitetin, pra angazhimin e qytetarëve, jo vetëm të atyre që nuk janë të atashuar në parti politike apo nuk janë politikanë, por edhe qytetarë të thjeshtë, shtresat e mesme, profesionistët, diaspora. Kemi parë në atë protestë fëmijë, të rinj, gra, të moshuar. Pra është një protestë që ata nuk e kanë parashikuar të ishte në këto përmasa.

Dhe unë besoj që veprimet që kanë kryer sot, që i filluan që dje, dhe bie dakord me analizën e zotit Peka, kanë për qëllim të krijojnë një klimë frike dhe terrori për t’i mbajtur njerëzit larg. Pra, të mbajnë kategori të caktuara qytetarësh larg kësaj proteste, si për shembull prindër me fëmijët e tyre, gra, të moshuar, pra kategori më të ndjeshme, duke krijuar këtë klimë.

Edhe ajo që bënë dje ishte krejtësisht e paprecedent: hyrja në universitet, grisja e një banderole që u shfaq aty, ndërkohë që është krejt normale që një protestë të ketë banderola të kësaj natyre. Kështu që unë mendoj që ky ka qenë qëllimi.

Pastaj ajo që pamë me Avokatin e Popullit, ajo është një shfaqje e turpshme. Në fakt, ajo është thjesht dhe vetëm një show. Edhe ligjërisht, Avokati i Popullit nuk ka për detyrë të bëjë atë që po bënte ai zotëria aty. Nuk meriton asnjë ditë të ishte Avokat i Popullit, por fatkeqësisht po vonohet Gjykata Kushtetuese në shqyrtimin e padisë tonë, sepse normalisht duhet të shkojnë komisionerët dhe ndihmës-komisionerët; është detyra e tyre që të shkojnë atje.

Protestuesit kanë bërë shumë mirë që u kanë dhënë atyre që ishin jashtë atë përgjigje që ju e patë, por edhe ata që ishin brenda që nuk kanë pranuar as t’i takojnë, as të komunikojnë me të, sepse e konsiderojnë për atë që është, që s’është tjetër veçse një shërbëtor i Edi Ramës që u shit për pazarin më të ulët të mundshëm.

Në çdo rast, unë mendoj, Sonila, që edhe këto që dëgjuam, po themi nga Taulant Balla, që sigurisht përtej kësaj, unë shpresoja shumë që SPAK-u të vepronte tashmë ndaj tij me këtë dosje që përmendi zoti Peka. Unë di që në fakt ka një dosje për të cilën edhe ne e disponojmë, që Taulant Balla del me emër dhe mbiemër si njeriu që ndërhyn në Policinë e Shtetit dhe në Prokurorinë e Posaçme për të hequr sekuestrime të pasurive të Suel Çelës.

Tani, ky që nuk e dinte biografinë kriminale të Suel Çelës, u bën biografinë kriminale, po themi në thonjëza, të gjithë atyre që dalin atje në protestë — një tufë në fakt. Por fatkeqësisht ky që është drejtues i SPAK-ut, e ka dosjen e tij. Deri tani nuk ka bërë asnjë lloj veprimi në drejtim të Taulant Ballës dhe kjo flet shumë edhe për kredibilitetin që ka vetë si prokuror në hetimin e kësaj çështjeje.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan