Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Vrau shqiptarin dhe e fshehu trupin në pus, 29-vjeçari italian: Jam penduar, nuk doja ta vrisja “Jam penduar, nuk doja ta vrisja. Gjithç...
Partia Demokratike ka kërkuar hetim urgjent për shantazhin mafioz të Edi Ramës ndaj Erion Veliajt, duke deklarua se ky i fundit ësht&eu...
Letra e publikuar sot nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu në burgun ...
Kryeministri Edi Rama është përballur me pyetje të drejtpërdrejta për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të ti...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka propozuar rritje të numrit të gjyqtarëve në vend për të ndihmuar në uljen e stoku...
Tre personat e arrestuar për shpërthimin tragjik në zonën e Plakës, në Athinë, janë lënë në burg të ...
Guardia Civil po heton origjinën e një ngarkese të madhe kokaine, e zbuluar gjatë kësaj fundjave në dy magazina në zonën...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas debatit të krijuar mbi takimin e tij me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në bu...
16-vjeçari Arjon Xhezairi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagë...
SPAK refuzoi dje kërkesën e avokatëve britanikë të Erion Veliajt për ta takuar atë në paraburgim, ndërsa sipas përfaqësuesit ligjor të kryebashkiakut të Tiranës, Plarent Ndreca, për këtë vendim SPAK nuk dha asnjë argument juridik apo shkak të ligjshëm. Në një intervistë, Ndreca sqaroi se ishte pikërisht Prokuroria e Posaçme dhe jo Drejtoria e Burgjeve institucioni që nuk lejoi zhvillimin e takimit në datën e kërkuar nga avokatët britanikë.
Sipas tij, komunikimi është bërë përmes një punonjëseje administrative të SPAK-ut, ndërsa arsyeja e vetme e përcjellë lidhej me faktin se avokatët kishin këmbëngulur për një datë të caktuar
“Argument nuk kishte”, deklaroi Ndreca, duke shtuar se prokurorët e kishin konsideruar të papërshtatshme këmbënguljen e avokatëve për datën 10 shtator.
Sipas avokatit, data ishte përcaktuar në funksion të axhendës së mbrojtësve britanikë dhe të përgatitjes së ankimit që do të depozitohet në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
“Prokurorët u futën edhe në rolin e vlerësimit të marrëdhënies klient-avokat. I vunë edhe notën kësaj marrëdhënieje, duke cilësuar të papërshtatshme datën që avokatët kanë kërkuar sipas axhendës që ata kanë dhe sipas planifikimit që ne kemi bërë për të depozituar kërkesën në Gjykatën e Strasburgut”, tha Ndreca.
Ai këmbënguli se, sipas mbrojtjes, nuk ekzistonte asnjë arsye juridike që justifikonte refuzimin e takimit.
“Praktikisht nuk kishte asnjë arsye juridike, asnjë shkak të ligjshëm”, u shpreh ai.
Pavarësisht se takimi mes Veliajt dhe avokatëve britanikë nuk u zhvillua, Ndreca thotë se procedura për dërgimin e çështjes në Strasburg nuk do të ndalet. Ai bëri të ditur se ankimi do të depozitohet brenda muajit shtator dhe se tashmë po kryhen vlerësimet e fundit.
“Axhenda jonë është depozitimi në Gjykatën e Strasburgut i ankimit. Fatkeqësisht, do të bëhet pa një komunikim të nevojshëm mes avokatëve britanikë dhe zotit Veliaj. Por ne do të ecim dhe sigurisht do të vazhdojmë me depozitimin në afat në Gjykatën e Strasburgut”, deklaroi ai.
Avokati e cilësoi pengesën të krijuar nga SPAK-u si “artificiale” dhe pretendoi se ajo cenon të drejtën për mbrojtje efektive dhe komunikimin e të paraburgosurit me avokatët e tij.
Ndreca foli gjithashtu për betejën tjetër ligjore të Veliajt dhe pritshmëritë nga Gjykata e Lartë. Sipas tij, masa e paraburgimit duhet të shfuqizohet, pasi argumentet ligjore që justifikonin vazhdimin e saj, sipas mbrojtjes, nuk ekzistojnë më.
“Kanë rënë arsyet ligjore që Veliaj duhet të jetë në masën ekstreme të paraburgimit”, deklaroi ai.
Ai iu referua edhe qëndrimit të Gjykatës Kushtetuese, duke pretenduar se kjo e fundit i ka hapur rrugë Gjykatës së Lartë për të rivlerësuar masën ndaj kryebashkiakut të Tiranës. Sipas Ndrecës, gjykatat duhet të marrin në konsideratë jo vetëm pozitën e Veliajt si individ, por edhe faktin se ai është një zyrtar i zgjedhur me votë.
“Gjykata Kushtetuese ka evidentuar faktin që tre shkallët e gjyqësorit të mëparshme, përfshirë edhe Gjykatën e Lartë, nuk kanë arsyetuar dhe nuk kanë marrë në shqyrtim faktin që Veliaj jo vetëm është qytetar i Republikës së Shqipërisë, por është edhe i zgjedhur vendor”, tha ai.
Ndreca argumentoi se pasojat, sipas tij, nuk prekin vetëm Veliajn, por edhe funksionimin e Bashkisë së Tiranës dhe qytetarët.
Avokati kundërshtoi gjithashtu idenë se drejtimi i Bashkisë përmes një zyrtari të komanduar mund të konsiderohet zëvendësim i plotë i kryetarit të zgjedhur.
“Nëse i komanduari do të zëvendësonte të zgjedhurit, thjesht ndryshojmë Kushtetutën”, tha Ndreca.
Sipas tij, një zyrtar i komanduar mund të sigurojë vijimësinë minimale të institucionit, por nuk mund të marrë të njëjtin rol politik dhe vendimmarrës si një kryetar i zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët.
Ndreca paralajmëroi se beteja ligjore do të vazhdojë edhe nëse Gjykata e Lartë nuk vendos shfuqizimin e masës së paraburgimit. Ai shtoi se në një skenar të tillë çështja do të dërgohet përsëri në Gjykatën Kushtetuese.
“Ne do të ndjekim të gjitha hapat ligjorë. Do ta çojmë sërish çështjen në Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi ai.
SPAK pritet t’i drejtohet për herë të dytë Kuvendit për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, duke e vendosur sërish...
Struktura e pronësisë në industrinë ushtarake dhe dyshimet për lëvizjen e armatimeve kanë qenë në qendër t&eum...
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ka zbardhur detaje nga hetimi i SPAK për vilën në Palasë, të cilën Prokuroria e Posaç...
Gjatë punimeve të Konventës Republikane në Dallas të Texas-it, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një s...
Ministrja e Shëndetësisë Klodiana Spahiu ka reaguar pas emërimit të saj në postin e ri. Përmes një postimi në rrjet...
Deklarata e kryetares së Këshillit Kombëtar të PD, Julinda Emiri: Me një tender prej 22 milionë eurosh, Edi Rama po synon q&eum...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka deklaruar se SPAK duhet t’i drejtohet për herë të dytë Kuvendit p&e...
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar sot pas mbledhjes së qeverisë se në kuadër të programit do të je...
Besfort Lamallari, ka reaguar publikisht pas largimit nga detyra dhe zëvendësimit të tij nga Ervin Demo. Përmes një mesazhi në r...
‘Këto janë sisteme të veçanta të shpikura për të mbajtur jashtë kontrollit të gjithë financimet publ...