Baçi ironizon Bashkinë Fier: U kujtuan për qytetarët çdo të martë, por kjo ‘mrekulli’ do zgjasë vetëm deri në zgjedhje

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, ka ironizuar nismën e Bashkisë Fier për pritjen e qytetarëve çdo të martë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Baçi e cilëson nismën si të vonuar dhe ngre akuza se qytetarët e thjeshtë janë neglizhuar prej vitesh.
Ai e lidh vendimin me zgjedhjet e ardhshme lokale, duke ironizuar se “mrekullia” e pritjes së qytetarëve do të zgjasë deri në zgjedhje.
Reagimi i plotë:
Njoftim shumë i ‘rëndësishëm’ i Bashkisë Fier!
Bashkia e Fierit, më në fund u kujtua se në Fier, banojnë edhe qytetarë të tjerë, përveç të afërmve dhe familjarëve të administratës së bashkisë dhe patronazhistëve, të kudogjendur, që kanë realizuar detyrën e tyre, të patronazhimit, spiunimit, evidentimit dhe presioneve ndaj bashkëqytetarëve!
Tashmë, çdo të martë, dera e bashkisë do të hapet për qytetarët dhe ata do të bëjnë prezente shqetësimet e tyre dhe patjetër do t’u jepet “zgjidhje” e menjëhershme.
Duke i evidentuar se ku banojnë, sa votues kanë në shtëpi, dhe ta shprehin mirënjohjen te kutia e votimit, për hallet që do t’u zgjidhë bashkia, (që vetë bashkia jua ka shkaktuar).
E marta tashmë është një ditë e shënuar për qytetarët fierakë dhe kjo “mrekulli” do të zgjasë deri në zgjedhjet e ardhshme lokale, se pastaj e dini vetë këta se çfarë do të ndodhë…
Ka vite që qytetarët e Fierit nuk i ka pritur askush dhe jo më t’u zgjidhen hallet dhe problemet, (e kam fjalën këtu), për qytetarët e thjeshtë, ata që nuk kanë njerëz dhe të njohur me pushtet, ata të ndershmit dhe pa mbështetje, që kurrë nuk kanë pasur asnjë mundësi, ankesë apo zgjidhje halli për problemet e tyre.
Madje, pritjet e para po i bën vetë kryetari i bashkisë, zoti Subashi, prandaj po u bëhet thirrje gjithë qytetarëve të nxitojnë, për të mos humbur rastin, që nuk do t’u përsëritet më në jetën e tyre.
Gjatë kësaj periudhe do të mbyllet dera nga mbrapa e bashkisë, që ka qenë dera nga futeshin drejtuesit e bashkisë, për të shmangur edhe ata pak qytetarë që kishin guximin dhe prisnin para bashkisë për ankesat dhe shqetësimet që kishin.
Gjatë këtyre muajve, deri në zgjedhjet e ardhshme lokale, e MARTA, si ditë e “shënuar” tashmë, u jepet e drejta edhe qytetarëve nga bashkitë e tjera të vijnë në takim, pavarësisht se ligjërisht bashkia e Fierit nuk mund t’u zgjidhë problemet e tyre. E njëjta gjë është se edhe qytetarët e Fierit të njëjtin fat do të kenë që kanë pasur deri tani.
Lexo edhe
POLITIKE
“Populli i ka thënë boll kësaj politike”/ Meçan Zotaj: Qeveria e Ramës i ka mashtruar sistematikisht qytetarët!

87 ditë revoltë! Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen!

“Shqipëtarët vuajnë dyerve të institucioneve!”/ Emigranti thirrje për pjesëmarrje masive në protestë: Situatë e pa shpresë

87 ditë në shesh për largimin e Ramës! Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin "Skënderbej": Ju erdhi fundi!

Fatmir Sheholli akuzohet për spiuanzh për Shërbimet sekrete serbe, Tedi Blushi: Fijet e komplotit ndaj Ilir Metës po dalin në dritë





