“Ballist, sorrë vjedhacake”/ Rama reagon pas marrjes nga Shehaj të dokumentit të marrëveshjes me SHBA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vidoes virale ku u pa kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj të vraponte pasi mori nga zyrat e Kuvendit dokumentin me marrëveshjen e huasë me SHBA.
Rama shkruan se Shehaj është një ballist dhe vrapon sikur ka vjedhur një pulë.
Kryeministri tregohet shumë i ashpër dhe e quan Shehajn sorrë vjedhacake. Në këtë reagim Rama shpreh keqardhjen për sekretaren e Kuvendit e cila u rrëzua nga shkallët teksa u përpoq të ndalonte Shehajn.
“Ky tipi që vjedh një dokument të klasifikuar dhe ia fut vrapit, është një ballist që ngre dhe ul hajdut kë i del përpara, por siç e shihni sot tentoi të ikte me vrap njësoj si ballistët pasi hynin në kotec për të grabitur pula, duke na dëshmuar botërisht se vesi del me shpirtin.
Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin e përcaktuar nga ligji për grabitësit e dokumentave të klasifikuar kësaj sorre vjedhacake të mbushur me urrejtje, ndërkohë që i shpreh keqardhje vajzës së pafajshme duke falenderuar Zotin që shpëtoi pa dëme serioze nga rendja në panik pas hajduti”, shkruan kryeministri.
Lexo edhe
POLITIKE
Qytetari bën denoncimin e fortë për kryebashkiakun e Dibrës: Më tha s’më dhe votën mos eja më në zyrë

“Balluku mund të ketë bërë pastrim parash”/ Gazetarja Anduena Llabani: SPAK ka hapur edhe çështje për “Albcontrol”

“Prostuesit ishin me fëmijë, i kapën në mënyrë brutale”/ BIRN: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm nga policia

Avionët zjarrfikës, premtimi që Rama e përsërit çdo vit

VIDEO/ Protestuesit “pritë” Ballës te Kuvendi, hedhin vezë në drejtim të makinës

Marëveshja e huas me SHBA-në/ Reagon Shehaj: Këta janë një tufë të korruptuar që duan të vazhdojnë të vjedhin

“Bllokuan banesat për të varfërit”/ Bashkia Memaliaj ngre akuza të rënda ndaj Qeverisë

Marrëveshja me SHBA, PD bojkoton seancën/ “Rama kërkon ta miratojë brenda ditës”, Bardhi: Jemi pro huasë 302 mln euro, por jo shkeljes së...





