Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia
POLITIKE

“Ballkani Perëndimor i përket BE-së!”, Von der Leyen: Shqipëria të ndjekë shpejt Malin e Zi

P
Piranjat 5 June 2026, 18:20 · 2 min lexim
“Ballkani Perëndimor i përket BE-së!”, Von der Leyen:

Nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivar, Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen përcolli një mesazh për Shqipërinë, duke theksuar se vendet që përmbushin reformat duhet të shpërblehen me përparim real në procesin e anëtarësimit.
“Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Europian. Kjo nuk është thjesht një deklaratë politike, por një zgjedhje strategjike që po mbështetet përmes investimeve, bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë”, deklaroi ajo.

Presidentja e Komisionit Europian nënvizoi se procesi i zgjerimit duhet të mbetet i bazuar në merita, por njëkohësisht të jetë më dinamik dhe më i parashikueshëm për vendet që përmbushin detyrimet e tyre. Sipas saj, kur reformat realizohen, ato duhet të pasohen nga përparim konkret në negociata, akses më i madh në programet europiane, financime dhe integrim gradual në tregun e përbashkët.

Duke folur për afatet e zgjerimit, Von der Leyen u shpreh optimiste se Mali i Zi mund të bëhet anëtari i 28-të i Bashkimit Europian deri në vitin 2028.

“Shpresojmë që Shqipëria të ndjekë shpejt pas dhe që i gjithë rajoni të afrohet edhe më shumë me Bashkimin Europian. Ne jemi gati të ndërtojmë një komunitet me fat të përbashkët”, tha ajo.

Von der Leyen e përshkroi samitin me dy fjalë: vendosmëri dhe besim, duke theksuar se e ardhmja europiane e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhet sa më shpejt realitet.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.