POLITIKE

‘Balluku, AKSHI / Ahmetaj zbulon: Këto janë 4 depozitat e parave të Edi Ramës, prandaj i mbron

Piranjat Përditësimi i fundit 8 January 2026, 21:51

‘Balluku, AKSHI / Ahmetaj zbulon: Këto janë 4 depozitat e parave

Në intervistën e tij që pritet të trondisë pushtetin e Edi Ramës, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj duke folur për ‘Çim Peka LIVE’ ka treguar se, katër persona janë depozitat e Edi Ramës ndër vite, depozita parash.

Sipas Ahmetajt Balluku, Veliaj, AKSH-i, Manastirliu janë depozitat e Ramës, me të cilat ai është sjellë ndryshe, nga është sjellë me të.

Çim Peka: Problemi nuk është se ju ka dalë diçka, problemi është që ju ju hetojnë dhe të tjerët nuk i hetojnë.

Arben Ahmetaj: Po ja ta them pse. Edi Rama, kreu i organizatës, ka katër depozita, të interesave të veta kriminalo-financiare. Bashkia e Tiranës, Ministria e Infrastrukturës me plaçkitsen, AKSH-i, kopshti privat i tij, dhe 7-8 vitet e fundit, shëndetësia. Për shëndetësinë do flasim herës tjetër, siç e diskutuam. Edhe për thagmën e tokave. Ju e dini, unë jua tregova, sot në emailin tim 1000 Nest Angoni dërgojnë denoncime.

Çim Peka: Pra ju po thoni, Erion Veliaj, Belinda Balluku, AKSH-i dhe Ogerta Manastirliu janë depozita...

Arben Ahmetaj: Kjo është arsyeja pse ka, është sjellë ndryshe me ata dhe ndryshe me mua. Kjo. Pyetja jote ishte pse ata i mbron? Unë do isha i turpëruar të më mbronte kreu i organizatës. Mua po të më mbronte kreu i organizatës, po jua them shqiptarëve, i bie që isha pjesë e organizatës së tij kriminale.

Çim Peka: Po si ka mundësi që 4 depozita të Edi Ramës dy janë në burg, ose një është në burg, tre të tjerët janë rrugës për aty dhe Edi Rama nuk i ka mbrojtur kur ju thoni që ai kontrollon SPAK-un?

Arben Ahmetaj: Ta mbaroj këtë dhe do vij se është e rëndësishme. Pra, siç ju thashë, tentojnë të akuzojnë për asete private të vëna para emërimit tim në qeveri. Unë e bëra një sfidë. Një veting hetim pasuror. Dhe do t'ju lutem që të dali përballë shqiptarëve dhe të thotë që po, Ben Ahmetaj i është shtuar pasuria. Ja çfarë ka vënë, ja çfarë ka vënë, ja çfarë ka vënë. Dhe pastaj të më krahasojnë me të tjerët. Po. Sfidë! Jo një sjellje ndryshe aty, një sjellje ndryshe këtu. Këtë e fusim në burg, këtë nuk e fusim. Këtë i kërkojmë pezullim nga detyra, pezullim nga detyra, me kë talleni ju? Ç'është kjo pezullim nga detyra? Pse kaloni nga shkalla në shkallë ju? Po do vijmë aty.

Çim Peka: Ta mbarojmë me ty njëherë.

Arben Ahmetaj: Tentojnë të akuzojnë bashkëshorten dhe ish-bashkëshorten për procese profesionale pa asnjë lidhje. Po e di për çfarë akuzohet Eriola? Akuzohet Eriola se ka kontrata me kompani jashtë Shqipërie që s'kanë lidhje me Shqipërinë fare, që s'kanë lidhje me punë publike, që s'kanë lidhje me inceneratorët, të vërtetuara. Janë punë fiktive, thotë zoti Dumani. Se i do qejfi i tij. Domethënë, me këtë logjikë, çdo profesionist, çdo konsulent në Republikën e Shqipërisë mund të akuzohet për pastrim parash. Në një vit e gjysëm, a dy vjet, diku te 60 e ca, 70 mijë euro punë. Dakord? Në profesionin e saj. Pra, këto janë, që ta dinë shqiptarët se dëgjojnë ndonjëherë me të drejtë atë Bushatin që thotë, ore Saliu doli dhe argumentoi dosjen e vet. Po mo mirë e ka bërë kushdo që e ka bërë. Po kjo është. Dhe e fundit fare se nuk dua t'i lodh shqiptarët dhe i kërkoj shumë të falur.

Çim Peka: Po.

Arben Ahmetaj: A është normale? Kjo çështja e Buka, që është një nga çështjet më qesharake, por do futet në Gines për çështje qesharake. Sot është në gjykatë, në gjykim, është qesharake. Që shkon prokurori i çështjes, që ka bërë thagma. Thagma, unë nuk e di, unë s'e konceptoj dot si mund të bëjë nga ato gjëra. Një ditë të bukur, deklaron në gjykatë që, akuza që kam, në qoftë se do duan shqiptarët, t'jua dërgoj, e kam futur në Facebook.

Çim Peka: E kam nxjerrë atë.

Arben Ahmetaj: Po, dhe ka dalë. Thotë, shiko, akuza që ky ka dëmtuar interesat e shtetit, është lapsus. Po mirë mo, KLP-ja, kur i bën pyetje kandidatëve, e pyet çfarë ndodh. Ç'janë pyetjet këto? Cilat janë karakteristikat në KLP? Cilat janë karakteristikat që juve i pëlqeni paraardhësit? Aman o burrë, po tash është trup kushtetuese. Trupa kushtetuese praktikisht, unë nga trupat kushtetuese, në filozofinë e edukimit tim dhe të thelbit të shtetit, unë mbaj shënim. Ç'është shënimi të mbaj unë? Njëri, një zonjë i bëri, një pyetje për karakteristikat, një kandidat i kthehet me tallje për karakteristikat fizike e ke fjalën. Po si mo, kjo është trupa kushtetuese? Po kjo është drejtësia? Po ai është drejtësia, ajo është. Dhe prokurori thotë, ky thotë, momentin e parë, i ka bërë dëm shtetit thotë 7 milionë euro, që është idiotizëm ekstrem në aspektin profesional. Një ditë të bukur thotë është lapsus. Dhe gjyqtari e kalon për gjykim dhe kur i ka dhënë urdhër vetë gjyqtari që bashkoje çështjen. Çfarë kanë këtë stilin e, ke parasysh këtë stilin me, me fraksione? Fraksionet i kanë vetëm për të frikësuar, për të mbajtur pezull, ë dhe për të kërcënuar të gjithë ata që nuk sillen sipas dëshirës së disa prokurorëve. Jo të gjithëve. E mbylla pjesën time, unë betejën e kam sa ç'e kam personale, familjare, e kam me të gjithë.

Çim Peka: Tani të vazhdojmë.

Arben Ahmetaj: Deri në Strasburg. Dhe, edhe një gjë tjetër. Do përballem unë me drejtësinë, se e thonë, unë do përballem me drejtësinë kur kreu i organizatës të mos i ketë, të mos i ketë duart në fyt.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?